Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRMENDJA E ALLAHUT ME FJALË DASHURIE

Pyetja: Hoxhë i nderuar, çfarë mendoni për një njeri, i cili kur e përmend Allahun, pra bën dhikr, përdor sentenca dashurie. Pastaj, nëse bën, si të veproj një njeri që është penduar nga dëgjimi i muzikës dhe në shtëpi ka qindra kaseta?

Myftiu: Aid el-Karni

Burimi: www.islamweb. net

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

Data: 6-2-2008, e mërkurë, Vushtrri, Kosovë

Përgjigja: Ky njeri është prej atyre që veprën e mirë e kanë përzier me të keqe. Ky duhet të pendohet nga ky gjest, e sidomos nëse këtë e përdor për t’ua lejuar njerëzve. Ky është gabim i madh: “Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" ...”. ([13])

Unë kam dëgjuar disa injorantë që as kaptinën e Fatihasë nuk e dinë përmendësh se mpika nuk është e ndaluar. Kush e ka bërë haram atë? Mendimet e tyre nuk peshohen ngase ata nuk kanë as dituri dhe as mendime. Njerëzit po të liheshin të lirë për mendime sikurse të tyre, atëherë ato do te binin ndesh me fenë dhe dispozitat e Allahut: “A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?”. ([14])

Disa të tjerë thonë: Kënga nuk është e ndaluar ngase në Kur’an nuk është përmendur tekstualisht. Çështja e saj është sikurse e konsumimit të duhanit.

Kur’ani, të nderuar vëllezër besimtarë, nuk është fjalor i emrave. Kur’ani ka ligje dhe rregulla të përgjithshme prej të cilave përfitohen miliona dispozita: “...u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet.. .”. ([15])

Të mirat janë me miliona sikurse që të këqijat janë po kështu. Ndërsa nëse duam që për çdo gjë që është zbuluar tani të themi: Na e sillni këtë nga Kur’ani, kjo as fetarisht dhe as mendërisht nuk pranohet. “Coca cola”, “Pepsi”, “Seven Up”, duam të na sillni fakte nga Kur’ani për këto...Kur’ani nuk bie në një shkallë dhe nivel të tillë.

Kur’ani nuk është i tillë. Kur’ani përmban rregulla që vlejnë për jetën, njeriun dhe kohën. Kur’ani i lihet dijetarëve e jo injorantëve. “...e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm”. ([16])

Nëse dijetarët nga ajetet e Kur’anit e përfitojnë ndonjë ndalesë për diç, atëherë ne e pranojmë atë, sikurse që e pranojmë edhe lejimin për ndonjë gjë.

Ndërsa përkitazi me kasetat, disa studio i pranojnë këto dhe mbi to incizojnë kaseta të vlefshme, qofte me ligjërata, këndim kur’ani, etj. Nëse nuk gjen studio të tilla, atëherë le t’i shkatërrojë ato.

[13] en-Nahl, 116

[14] el-Maide, 50

[15] el-A’rafe, 157

 

[16] el-Enbija, 7


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013