Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LEXIMI I GJATË NË NAMAZ

Pyetja: Hoxhë i nderuar, një imam në xhami e zgjat namazin shumë. Është këshilluar ta shkurtoj atë por nuk e bën dot. Çfarë dispozite ka nëse ne shkojmë në xhami tjetër?

Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mërkurë, Vushtrri, Kosovë

Përgjigja: Zgjatja dhe shkurtimi në këndim gjatë namazit nuk i lihet mendimit të njerëzve. Ka njerëz që edhe shkurtimin e këndimit e cilësojnë të gjatë. Është e vërtetë se disa i mundojnë njerëzit me lexim të gjatë duke mos shikuar se pas vetes ka të sëmurë, ka plak, ka fëmijë. Ai e zgjat namazin aq sa i detyron njerëzit të mos falen pas tij dhe të mos hyjnë fare në xhami. Pejgamberi, alejhi’s selam i kishte thënë Muadhit: “O Muadh, a sprovues i njerëzve je ti”.
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Kush bëhet imam i njerëzve la ta fal namazin shkurt ngase në xhemat ka të sëmurë, ka të dobët, ka të shtyrë në moshë dhe ka nevojtarë”.
“Unë ngritëm për ta falë namazin dhe dua ta zgjas atë por kur e dëgjoj të qarit e fëmijës, e shkurtoj namazin në mënyrë që të mos i vie rëndë nënës së tij”. (Buhariu)
Disa të tjerë, bazuar në këto hadithe, shkojnë dhe shkurtojnë aq shume namazin saqë thua se janë duke bërë gjimnastikë.. .Zgjatja dhe shkurtimi i namazit janë përshkrim i vet namazit të Muhammedit, alejhi’s selam. Le t’i mjaftojë imamit veprimi i Pejgamberit, alejhi’s selam. Në Aksham këndonte suret e shkurtra, në Jaci këndonte me sure të mesme, si: ed-Duha, vesh-Shemsi ve duhaha, vel-Lejli,, në Sabah e zgjaste ngase njerëzit vinin pas pushimit të gjumit, në Drekë e zgjaste derisa në Ikindi këndonte sa gjysma e këndimit të drekës. Rukunë dhe sexhden i bënte gjithnjë komplet saqë, sipas hadithit të Hudhejfes, këndonte tesbihun përkatës nga dhjetë herë në ruku dhe në sexhde.
Me këtë këshillohen dhe porositen imamët ngase kjo është mesatarja që kënaq njerëzit.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013