Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLË PËR PREDIKUESIT

Pyetja: Hoxhë i nderuar, predikuesit tanë janë kufizuar vetëm në objekte fetare. Derisa rinia kryen mëkate, madje edhe të mëdha, ata nuk shfaqin interesim të shkojnë në vendet e tyre, andaj çfarë mendoni ju për këtë?

Myftiu: Aid el-Karni

Burimi: www.islamweb. net

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

Data: 6-2-2008, e mërkurë, Vushtrri, Kosovë

Përgjigja: Pyetja është e qëlluar dhe e vërtetë, dhe, pa marrë parasysh se prej kujt na vjen e vërteta, ne e pranojmë atë duke mos na interesuar çfarë është qëllimi i pyetësit, se a synon te vërtetën apo dëshiron t’i përqesh predikuesit. Për predikuesit nuk mund të thuash një fjalë të përgjithshme se punojnë apo jo, ngase ata janë njerëz dhe në mesin e tyre ka që nxitojnë në të mira, ka mesatarë por ka edhe që vetes i bëjnë padrejtësi me anashkalim të detyrës së tyre. Një gjë nuk duhet harruar se njerëzit më të mirë janë predikuesit. Allahu ka thënë: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej muslimanëve”. ([17])

Pyetja që bëri vëllai ynë, është e vërtetë. Ka disa predikues që territorin e predikimit të tyre nuk e kanë më të madh se sa xhaminë. Pas namazit ngritët predikuesi dhe atyre që falen iu thotë: Faluni, ngase namazi iu largon nga të këqijat! Këto fjalë më mirë do të ishte sikur t’iu dedikoheshin atyre që mbushin kafenetë, klubet dhe pengojnë nga rruga e Allahut. Pejgamberi, alejhi’s selam shkonte në tregje dhe ftonte njerëzit në fe. Shkonte në shoqëritë çifute, shkonte tek hipokritët dhe idhujtarët dhe i ftonte në Islam. Ky është obligim dhe duhet kushtuar vëmendje më të madhe kësaj.

Disa njerëz janë skeptikë ndaj mediave. Nuk ka gjë të keqe nëse përdoren ato dhe dobia e tyre është më e madhe se dëmi. “Unë nuk shkruaj në to ngase nuk ia vlen të shkruash në to”- kam dëgjuar të thonë disa vëllezër. Nëse nuk shkruajmë ne, atëherë do të shkruajnë moralprishurit, të shthururit, do të aprovojnë idetë e prishura të tyre, ata do ta shkaktojnë trazira në tokë: “...Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka...”. ([18])

Predikuesit duhet ta dinë se njeriu nuk mund të dal jashtë asaj për çka Allahu e ka krijuar. Dikujt i shkon ligjërimi në Xhuma, këtij i takon minberi. Dikush e kupton gjuhën e fshatrave dhe mentalitetin e tyre, këtij i takojnë fshatrat. Tjetri me durim, dituri e urtësi mund të hyje në klube e kafene, i katërti kupton gazetarinë, dhe kështu secili mbyll një vrimë. Allahu ua dha mundësitë e ndryshme për urtësinë që Ai e deshi!

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

[17] Fussilet, 33

 

[18] el-Bekare, 251


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013