Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KONSULTIMI, PËRFAQËSIMI, MODESTIA DHE MIRËNJOHJA E PROFETËVE

Në jetën dhe veprimtarinë e profetëve [alejhimusselam] mund të gjesh shembujt më të lartë dhe modelet më të përsosura. Ata pasqyrojnë vlerat më të larta dhe etikën më të përsosur. Duke qenë se janë të udhëhequr nga All-llahu, atëherë fjalët dhe veprat e tyre janë mësimet më madhështore që mund t’i marrim në jetë. Për këtë na ka urdhëruar edhe t’i pasojmë dhe të përfitojmë nga jeta dhe veprimtaria e tyre e bujshme.

لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِّأُولِي الْأَلْبَابِ

“Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend....” [Jusuf: 111]

Nisur nga fakti se kanë qenë prijës fetarë, atëherë nga të gjithë më së shumti hoxhallarët mund të marrin mësim prej tyre për përgatitjen shpirtërore dhe profesionale. Duke qenë se tema është mjaft e gjerë, për shkak se vet fusha që aluduam është shumë e gjerë, ne nuk do të bëjmë ndonjë zgjerim në këtë aspekt, sepse në vend të një artikulli do të duhej shkruar libër prej disa vëllimesh.

Ajo që duam të bëjmë është shpjegimi i shkurtër i një hadithi, i cili është shkaku kryesor pse po e shkruajmë këtë artikull. Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ibni Maxheh në Sunen transmetojnë nga sahabiu i nderuar Abdullah bin Mes’udi se Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:  
Natën e Israsë takova Ibrahimin, Musanë dhe Isën [alejhimusselam], të cilët flisnin e diskutonin rreth Kiametit. Iu drejtuan Ibrahimit [alejhisselam] por ai iu tha: Unë nuk kam dituri për të (Kiametin). Pastaj çështjen ia kaluan Musait [alejhisselam], i cili (po kështu) tha: Nuk kam dituri për të. Pastaj çështjen ia deleguan Isait [alejhisselam], i cili tha: Sa i përket ndodhjes së tij (Kiametit), nuk e di kush pos All-llahut. Ndryshe, nga ajo që më ka mësuar All-llahu, Dexh-xhalli do të del....

[Busajri në Zevaid konsideron se ky hadith është autentik. Po kështu edhe Ahmedi Shakiri. Ndërsa Albani e vlerëson për të dobët.]   

Nga ky hadith profetik përfitojmë disa mësime që janë me rëndësi të veçantë për thirrësit:

  1. Konsultimin ndërmjet vete. Nëse Profetët janë konsultuar me njëri tjetrin dhe kanë diskutuar, atëherë ku jemi ne?! Konsultimi duhet të jetë veçmas për çështje të mëdha dhe të rëndësishme.
  2. Përfaqësimin. Në hadith vërejmë se ai të tre profetët u dakorduan që fillimisht fjala t’i kalohej Ibrahimit [alejhisselam], babait të Profetëve. Në veprimtarinë tonë fetare kemi nevojë për referenca të këtilla. Pra, na duhet që dikush të flet në emrin tonë, të jap mendimin, të na përfaqësojë. Vështruar nga hadithi, ai duhet të jetë më i vjetër, më me përvojë dhe me më shumë autoritet. Por kjo nuk nënkupton se përfaqësimi nuk mund t’i kalon të tjerëve. Me rëndësi është që kushdo që na përfaqëson, duhet të jetë i denjë.
  3. Modestia. Profetët [alejhimusselam] nuk pranuan të flasin për gjërat që nuk kishin dije. Ibrahimit dhe Musait [alejhimasselam] nuk iu erdhi turp të thonë jo për gjërat që nuk i dinë. Është ky moral që na duhet shumë. Më mirë është të thuash jo për atë që nuk e di sesa të japësh përgjigje, e cila mund të jetë e gabuar, dhe kështu të bësh mëkat. Fatbardhësisht, dijetarët tanë i kanë kushtuar rëndësi kësaj dhe me kohë kanë miratuar maksimën  ‘nuk e di është gjysma e dijes.’
  4. Mirënjohja dhe falënderimi. Nëse ke dituri apo çfarëdo begatie tjetër, atëherë atio janë në saje të mirësisë së All-llahut ndaj teje, të Cilit duhet t’i jesh mirënjohës dhe falënderues. Kështu veproi Isai [alejhisselam], i cili për dijen që kishte tha se ishte nga ajo që All-llahu ia ka mësuar. Kështu ka qenë edhe Jusufi [alejhisselam], i cili diturinë për shpjegimin e ëndrrave tha ta kishte dhuratë nga All-llahu (Kur’ani: Jusuf: 37).
  5. Kumtimi i diturisë dhe mosfshehja e saj. Atë që ta ka mësuar All-llahu e ke për detyrë t’ia mësosh të tjerëve.

Këto ishin disa prej mësimeve që sipërfaqësisht mund të nxjerrën dhe përfitohen nga ky hadith, ndryshe, një përsiatje më e thellë dhe meditim më i madh do të nxjerr dhe shumë urtësi e mësime tjera.

All-llahu na udhëzoftë me udhëzimin e profetëve dhe na bëftë prej atyre që sinqerisht dhe me përkushtimin pasojnë vulën e tyre, Muhammedin [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]!

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013