Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR LËNDËN E FESË NË SHKOLLA DHE LIGJËRUESIT E SAJ

Nisma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të futur në arsimin publik edhe lëndën fetare ka ndezur një debat të gjerë dhe të nxehtë, dhe këtë jo vetëm në Shqipëri. Tek ne shkas i këtij debati ishte deklarata e ush.d. të Ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, i cili jo vetëm që e mbështeti kryeministrin shqiptar por tha se një lëndë e tillë i duhet edhe arsimit kosovar. Kjo mjaftoi që reagimet të vërshojnë. Sigurisht, kishte të atillë që kishin fjalë miradije për këtë nismë qeveritare, të tjerë që shprehnin rezervat dhe të tretë që nuk kurseheshin nga akuzat, fyerjet, sharjet, etj.

Edhe pse ka më pak se një muaj që është ngjallur si debat, megjithëkëtë, në vija të trasha, mund të thuhet se debatuesit, duke mos përfshirë teologët myslimanë, ndajnë këto dy tabore:

  1. Një grup që, për shkak të bindjeve individuale, e mohojnë apriori. 
  2. Grupi tjetër që e mbështet por me kërkesën për rimodelim të idesë dhe që vë kushte për mënyrën e aplikimit.     

Natyrisht nuk do të merrem me grupin e parë, sikur që nuk do të merrem as me një pjesë të grupit të dytë, ose më konkretisht me Kishën Katolike, kushtet e “vjetra” të së cilës, të publikuara në deklaratën zyrtare, i shoh si benzinë që i hedhet zjarrit të këtij debati dhe absolutisht jo si përpjekje për të ofruar një zgjidhje. Personalisht, ajo që më intereson dhe që më ka shtyrë të shkruaj këta pak rreshta ka të bëjë me atë se:

  1. Në shkolla a duhet të ketë edukim fetar apo mësim mbi fenë, dhe
  2. Kush duhet të jenë mësimdhënës të kësaj lënde

Ata që kanë pranuar fillimisht idenë e lëndës fetare kanë kërkuar rishikim në konceptim e idesë, respektivisht kanë kërkuar mësim mbi fenë e jo edukim fetar si dhe kanë kërkuar që ligjërues të jenë sociologë e filozofë dhe jo teologë. Këtë e kanë bërë me pretekste të ndryshme e frikë të pajustifikuar. Kur lexoja këto ide më dukej që ato janë më shumë për të kundërshtuar sesa për t’i kontribuar kësaj çështje.

Edhe pse lënda për fenë ka kohë që ekziston si temë, megjithëkëtë, si propozim tani ka ardhur për shkak të -gjithnjë sipas idesë qeveritare- radikalizmit dhe ekstremizmit fetar. Pra, objektiva kryesore e kësaj lënde është luftimi i degradimit dhe lajthitjes në të kuptuarit e drejtë të fesë, ose EDUKIMIT FETAR. Së këndejmi, nëse e vërteta është kjo, atëherë çfarë roli do të kishte në këtë drejtim mësimi mbi fenë?! A nuk do të ishte një përsëritje e dështimit dhe joprofesionalizmit të dëshmuar me lëndën e edukatës qytetare?!

Pra, ideja për mësimin mbi fetë është e gabuar, sepse nuk reflekton asgjë pozitive dhe nuk i shërben aspak qëllimit për çka është menduar si nismë.

Rrjedhimisht, as ideja tjetër se këtë lëndë duhet ta ligjërojnë sociologët dhe filozofët nuk është e qëlluar. Kështu puna do të bëhej lëmsh. Ndajë të njëjtën bindje me të gjithë ata që thonë se duhet bërë përzgjedhje të stafit mësimdhënës, duhen trajnuar, duhet mbikëqyrur punën e tyre, por këtë duhet ta bëjnë bashkësitë fetare në koordinim me shtetin dhe institucionet arsimore. Pra, ligjërues të jenë teologë të certifikuar nga institucionet fetare dhe shtetërore.

Si përfundim:

  1. Në shkolla duhet të ketë lëndë të edukimit fetar dhe jo lëndë mbi fetë, ndryshe, ajo nuk do të kishte ndonjë rezultat.
  2. Lënda fetare duhet të jetë obligative dhe fëmijëve të secilit konfesion fetar duhet t’i mësohet feja përkatëse.
  3. Ligjërues të jenë teologët
  4. Bashkësitë fetare në koordinim me Ministrinë e Arsimit duhet të formojnë një komision të përhershëm, i cili do të merrej me:
  • Përpilimin e materialit shkollor dhe plotësimin apo përmirësimin e tij kohë pas kohe, dhe
  • Përgatitjen dhe trajnimin e vazhdueshëm të ligjëruesve të lëndës fetare.

 Me lëndën e edukimit fetar jo vetëm keqkuptimet rreth fesë por edhe shumë dukuri negative shoqërore, që alarmojnë të ardhmen tonë, do të luftoheshin. 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013