Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËRKOJE MIRËSINË NË FATKEQËSI

Ndonjëherë ngutemi që gjërat t’i gjykojmë nga jashtë. Diç na duket e mirë ose e bukur ashtu siç e shohim nga jashtë e shpeshherë ashtu siç e shohim që në shikim të parë. Por kështu nuk na mëson feja. All-llahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na kanë mësuar që të mos nxitojmë në gjykime, veçmas në gjykimin e fatkeqësive tona, sepse no të mbase mund të fshihen edhe të mira të shumta. Thotë All-llahu i Madhëruar:

وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ

“...Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju...” [El-Bekare: 216]

فَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللَّـهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا

“...sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” [En-Nisa: 19]    

Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

عَجَبًا لِأَمْرِ الْمُؤْمِنِ، إِنَّ أَمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ، وَلَيْسَ ذَاكَ لِأَحَدٍ إِلَّا لِلْمُؤْمِنِ، إِنْ أَصَابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ، فَكَانَ خَيْرًا لَهُ، وَإِنْ أَصَابَتْهُ ضَرَّاءُ، صَبَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ

E çuditshme është puna e besimtarit, ngado që ta kthesh, është në të mirë të tij, dhe kjo nuk i takon askujt tjetër pos besimtarit. Nëse begatohet me diç, falënderon, e kjo është mirë për të, e nëse sprovohet diç, bën durim, e (edhe) kjo është mirë për të!” (Muslimi)

Historia është përplot rrëfime që dëshmojnë për vërtetësinë e kësaj të vërtete. Sigurisht, edhe tek ne ka rrëfime të tilla, dhe, rrëfimi që do tua përcjell në vazhdim, ka ndodhur në Kosovë. Është një rrëfim që na bënë të qajmë e të qeshim në të njëjtën kohë. Rrëfim që shkakton një përzierje emocionesh. Transmetues i rrëfimit është një njeri besnik. Një fëmijë deri në moshën katërmbëdhjetë vjeçare nuk flet. Prindërit sigurisht ndihen keq. I mundon fakti që fëmija i tyre nuk flet. E mendojnë të ardhmen dhe frikësohen për të. Si do të jetë puna e tij? Kush do të kujdeset për të? Kush do t’i qëndrojë afër? Si do t’ia bëjë për të krijuar familje? Pyetje të pafundja që vetëm prindërve iu shkojnë ndërmend. Dhe një ditë, një zë shkakton një tmerr por edhe gëzimin më të madh në shpirtin e nënës. Fëmija rrëzohet dhe shkakton një të çarë të madhe në kokë duke bërë që gjaku t’i rrjedhë rrëke. Një zë thërret: Nënë, eja se po më rrjedh gjak nga koka! Nuk i beson veshëve të saj. Dridhej nga frika për plagën e djalit por në anën tjetër ishte djali pikërisht ai që e thirri. Djali po fliste. Pas katërmbëdhjetë viteve, atëherë kur kishte humbur shpresat se djali do të mund të fliste dhe tani mendonte vetëm se si t’ia lehtësonin jetën dhe problemet, vjen zgjidhja nga i Madhi All-llah. Vjen pikërisht në fatkeqësinë që gati sa nuk e ndali zemrën e nënës nga frika. Djali po fliste. Lot frike e gëzimi. Djaloshi mori një plagë në kokë por iu kthye jetës normale. I erdhi të folurit.

Kështu është puna me caktimet e All-llahut. Ndonjëherë mund të na duken të hidhura por janë vetë mirësia dhe shpëtimi, janë vet begatia dhe gëzimi, andaj, të mos nxitojmë gjatë fatkeqësive që të japim vlerësime ose gjykime, sepse në fatkeqësi mund të ketë të mira. Në vend të vlerësimeve e gjykimeve, të hulumtojmë për mirësi në fatkeqësi.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013