Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR ÇFARË I MBETET MERAK NJERIUT NGA KJO BOTË?

Jeta është mirësi e madhe që All-llahu i dhuron njeriut. Pavarësisht sprovave e sfidave, ajo mbetet e ëmbël, e mirë, e dashur. Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar se jeta e gjatë[1] është e mirë dhe se njeriu nuk duhet ta dëshirojë vdekjen.[2] Kjo për shkak se njeriu sa të jetë gjallë ka mundësinë e shtimit të veprave të mira, nëse është vepërmirë, ose të pendimi dhe kërkimitfalje, nëse është gabimtar.

Jetës nuk duhet nxirë faqen e bardhë për shkak të një fatkeqësie, nuk duhet mbyllur derën për shkak të një problemi. Jeta është mirësi, të cilës ia dimë vlerën vetëm atëherë kur të jemi në prag të humbjes së saj, vdekjes.

Duke qenë se jeta është vet mirësia, atëherë nuk duhet nënshtruar atë asgjëje tjetër. Në fakt, çdo gjë tjetër duhet nënshtruar jetës. Nëse nuk ke para nuk është fundi i botës dhe nuk është kjo gjëja që do të pendohesh pse të ka ikur. Ka gjëra tjera që janë shumë më të rëndësishme dhe që nuk blihen me para. Janë veprat e mira, mirësjellja, etika e lartë, pavarësimi fizik e psikik nga të tjerët ose të qenit vetvetja ato që i japin kuptim jetës. Për këtë shkak, njeriu para vdekjes, siç na mëson edhe Kur’ani, do të pendohet pse nuk ka bërë punë të mira. Thotë All-llahu:

Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!”...” [El-Mu’minunë: 99-100]

Këtë që e ka thënë Kur’ani e dëshmojnë dhe studime bashkëkohore.  Bronnie Ware, infermiere australiane, gjatë punës së saj si infermiere, ka arritur të shënojë përshtypje të njerëzve që ishin buzë vdekjes të cilat më pas i ka publikuar në një libër të veçantë. Ato zbulojnë vlerën e jetës dhe vlerën e veprave. Edhe pse ato nuk janë nga momenti që përshkruan Kur’ani, sepse në ato momente keqardhja më e madhe është për besimin, megjithatë janë të rëndësishme për të marrë mësim prej tyre. Ato na tregojnë sa e rëndësishme është që të jesh vetvetja dhe të mos jesh i varur nga të tjerët. Bronnie Ware ka përmbledhur pesë gjëra si më të rëndësishmet që ka arritur të marrë nga pacientët buzë vdekjes.

1)      Shpresoja që të kisha guxim të bëja jetën ashtu siç doja unë, jo siç donin të tjerët.
2)      Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë (për fitim të parasë).
3)      Sa do të doja të kisha guxim të shprehja ndjenjat e mia.
4)      Do të doja të ruaja lidhjet me shokët e mi.
5)      Do të doja sikur ta lija veten time të ketë më shumë lumturi.[3]

Në secilën prej këtyre gjërave ka një mësim.

Ato janë thënë nga jomyslimanë dhe janë gjëra që sigurisht se do të ndihen keq për to edhe myslimanët, por më parë do të ndihen keq nëse kanë lëshuar rastin dhe mundësitë për t’iu bindur Krijuesit dhe për ta adhuruar Atë. Andaj, të dashur vëllezër dhe motra, ne të gjallë, që jemi ende të begatuar me jetën, të nxitojmë e të pendohemi tek krijuesi, ta pastrojmë besimin, të shtojmë adhurimet, të synojmë kënaqësinë e Tij, të mos jepemi shumë pas dynjasë, të mos dalim nga kjo botë ndërsa kemi lënduar e dëmtuar njerëz.



[1] Hadithi: “Njeriu më i mirë është ai që ka jetën e gjatë dhe veprat e mira.” Albani në Sahihu-l-xhamii, 3297, e vlerëson autentik.

[2] Hadithi: “Le të mos e dëshirojë askush vdekjen...” Hadithin e transmeton Nesaiu ndërsa Albani e vlerëson autentik.

[3] Këto gjëra janë përmbledhur në një shkrim në portalin Sajdu-l-fevaid http://saaid.net/Doat/alhaweel/72.htm .


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013