Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DY PYETJE QË KËRKOJNË PËRGJIGJE PARA AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Tani që jemi në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, konsideroj se përgatitjeve tona për këtë muaj duhet t’ua bëjmë një rishikim të fundit. Sigurisht, koha më nuk është për përgatitje fizike, sepse edhe ashtu fetarisht nuk pëlqehet të agjërohen këto ditë, por ajo që na duhet është rishikimi i konceptit tonë për agjërimin. Respektivisht, secili prej nesh, duhet të ndalet me veten e tij dhe t’ia bëjë këto dy pyetje:

1)      Çfarë nënkuptoj me agjërim?, dhe

2)      Çfarë synoj nga agjërimi?

Janë këto dy pyetje që duhet të marrin përgjigje prej nesh tash kur jemi në prag të Ramazanit.

1.

E para ka të bëjë me konceptin tona për agjërimin.

Si e shohim ne agjërimin?

A nënkupton agjërimi vetëm abstenim nga ushqimi dhe pijet apo prapa tij fshihen urtësi dhe mësime?

Nëse i referohemi teksteve fetare, do të shohim se agjërimi më së paku nënkupton të abstenosh nga ushqimi dhe pijet. Madje, tkurrja e agjërimit me këtë kuptim mund të na privojë fare nga shpërblimi. Agjërimi nuk është qëllim në vete dhe për këtë shkak braktisja e ushqimit dhe pijes nuk është kriteri sipas të cilit shpërblehesh në Ramazan. Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë:

من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه

Kush nuk i braktis shpifjen dhe veprimin sipas saj, ai nuk ka agjëruar në të vërtetë sepse All-llahu nuk ka nevojë që ai ta braktis ushqimin dhe pijen.” (Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e konsideron autentik.)

Në një hadith tjetër thotë:

رُبَّ صائِمٍ حَظُّهُ من صِيامِهِ الجوعُ والعَطَشُ

Ka agjërues që nga agjërimi përfiton vetëm urinë dhe etjen.” (Albani në Sahihu-t-Tergib e konsideron autentik.)

2.

Së këndejmi, agjërimi për ne nënkupton një mjet, me të cilin duam të arrijmë një qëllim. Pra, ne nuk agjërojmë për agjërimin, sepse agjërimi nuk synohet në vetvete, por synohet ajo që All-llahu e ka shpjeguar në Kur’an:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [El-Bekare: 183]

Për këtë shkak, një besimtar të devotshëm nuk e dëgjon duke u ankuar për uri a etje, sepse ai ka një synim për të cilin ia vlen. Dhe kjo është përgjigja për pyetjen e dytë:  Çfarë synoj nga agjërimi? Cilat janë objektivat që dua t’i realizoj në Ramazan?

1) Ngritja e vetëdijes fetare

Agjërimi nuk synon vetveten por as vetëm Ramazanin. Agjërimi, që zgjat një muaj, është një lloj trajnimi për periudhën pas Ramazanit, respektivisht për të qenë të mirë sikurse në Ramazan edhe pasi ky i fundit të ketë kaluar. Referuar ajetit 183 nga kaptina El-Bekare, ‘...që të mund të ruheni nga të këqijat.’, ka kuptimin që të keni mundësinë të ruheni nga të këqijat. Pra, devotshmëria është në pozitën e një mjeti preventiv ndaj mëkateve. Të jesh i devotshëm d.t.th. jo vetëm të mos mëkatosh por të posedosh mburojën që të ruan nga mëkatet. Për këtë shkak, Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] agjërimin e ka quajtur mburojë:

الصيامُ جُنَّةٌ ، وهوحِصْنٌ مِنْ حصونِ المؤمِنِ

Agjërimi është mburojë. Është kala prej kalave të besimtarit...” (Albani në Sahihu-l-xhamii, e konsideron hasen.)

2) Ngritjen e vetëdijes sakrifikuese dhe vetëmohuese

Agjërimi është lodhje dhe mundim por vështruar nga mundësitë që na ofron lodhjet dhe mundimi për të ia vlejnë. Agjërimi i Ramazanit na ofron mundësi dhe shanse që nuk na ofrohen në muaj tjerë, si:

a)      Realizimi i sinqeritetit kulmor. Forma se si manifestohet agjërimi na mundëson kultivimin e sinqeritetit, sepse, edhe nëse nuk na sheh njeri, ne, prapë, duke pasur parasysh se Zoti na sheh, nuk hamë e nuk pimë.

b)      Arritja e amnistisë nga zjarri i Xhehennemit, mundësi kjo që na jepet çdo natë gjatë Ramazanit.

c)      Nata e Kadrit, që është më e mirë se një jetë e tërë.

d)     Ndërmjetësimi në Ditën e Llogarisë. Agjërimi dhe Kur’ani, siç na ka mësuar Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ndërmjetësojnë për besimtarët.

e)      Dera e Xhennetit e quajtur Rejjan, e cila është ekskluzive për agjëruesit.

Për këtë shkak, ata që nuk i vënë vetes këto qëllime, konsiderohen të dështuar apo të falimentuar. Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]  ka thënë:

ورغمَ أنفُ رجلٍ دخل عليه رمضانَ ثم انْسَلَخ قبل أن يُغْفر لهُ

“...dhe është poshtëruar ai që e ka përjetuar Ramazanin (nga fillimi e në mbarim), e pastaj kalon pa iu falur atij mëkatet....” (Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë e konsideron hasen sahih.)

3) Ngritjen e vetëdijes shoqërore

Gjatë agjërimit të Ramazanit ne kemi mundësi të kultivojmë edhe vetëdijen shoqërore, respektivisht të bëhemi qytetarë të shembullorë. Janë tre fusha ku ne duhet të përqendrohemi:

Vetëpërmbajtja karshi provokimeve. Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] na ka mësuar që provokimeve fizike apo verbale t’i përgjigjemi me: “Unë jam agjërues!

Ruajtja e marrëdhënieve me miq dhe dashamir, duke shtruar iftare. Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] na ka kujtuar se kemi edhe shpërblimin e tyre.

Përgjegjësia karshi të varfërve. Muhammed Reshid Rida thotë se urtësia pse agjërimi manifestohet me braktisje të ushqimit dhe pijes është sepse ai na kujton varfërinë dhe vrazhdësinë e saj, kështu që ne, që heqim dorë me vullnet nga ushqimi dhe pijet, do të kemi më shumë kujdes për ata që janë të privuar nga këto të mira edhe jashtë Ramazanit.  

Batuar në përgjigjet që dhamë për dy pyetjet e parashtruara që në fillim, ne do të mund të arrijmë mirësitë e Ramazanit vetëm në rast se bashkëveprojmë me të, mësimet dhe porositë e tij. Të mos harrojmë, para vete kemi një mundësi që mbase nuk na u kthehet!

Përhajr na qoftë muaji i Ramazanit!


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013