Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RELIGJIOZITETI FORMAL

RELIGJIOZITETI FORMAL

Dr. Muhammed Ammare

 

Një proverb popullor, duke dashur të përshkruajë atë që kryen pesë faljet por megjithëkëtë shkel të drejtën pronësore të tjetrit dhe përvetëson paligjshëm pjesë të saj, thotë: “I falë farzet (namazet e obliguara) dhe rrëmih tokën.” 

Ky proverb popullor kritikon fetarizmin formal dhe të shtirur, në të cilin njeriu mjafton me kryerjen e ritualeve formale ndërsa braktisë vlerat dhe tiparet morale, të cilat janë objektivat e vërteta të adhurimeve dhe shpirti i vërtetë i ritualeve islame.

Kredoja islame nuk është thjesht vetëm të dëshmosh deklaratën (shehadetin), sepse deklarata ‘La ilahe il-laAll-llah Muhammedun Resulullah’ është titull i kësaj kredoje dhe shembulli i saj i ngjan shembullit të librit që njihet nga titulli por që jo gjithçka thuhet në të ose e tërë përmbajtja e librit tkurret në të (titull). Islami është ngritur mbi pesë detyrimet kryesore: shehadetin (deklaratën), namazin, zekatin, agjërimin dhe haxhin, por këto nuk janë tërë Islami. Ato janë bazat e godinës gjigande, të cilën e përfaqëson Islami, ngase Islami nuk mundet pa godinën, sikur që kjo e fundit nuk mund të ngrihet pa themele.

Të gjitha detyrimet (farzet) e Islamit kanë qëllime dhe objektiva të çiltra dhe etike, të cilat sillen rreth pastërtisë shpirtërore dhe ndershmërisë, mirësisë, besnikërisë, mirëqenies dhe prosperitetit familjar, shoqëror dhe shtetëror, gjëra këto që ruhen falë vlerave të larta e fisnike që solli Islami. Përkitazi me  këtë të vërtetë, të vërtetën se Islami është program komplet dhe i përsosur i jetës, në Kur’an qëndron:    

▬ قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين لا شريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين ♂

Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. 163. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.” [El-En’amë: 162]

Myslimani nuk është sikur materialisti “zotëri i gjithësisë.” Ai është mëkëmbës i Zotit të Lartëmadhëruar në tokë, i Cili është Zoti dhe Zotëria i kësaj gjithësie. Për këtë shkak, të gjitha veprimet e myslimanit, qoftë si individ, qoftë si shoqëri, janë veprime të atij që është i ngarkuar, përfaqësues, i autorizuar, i detyruar t’i përmbahet kontratës së mëkëmbjes, respektivisht ligjit (sheriatit) të All-llahut, i Cili ka dërguar Profetë me program, të cilin duhet ndjekur e përfillur në këtë jetë.  

Myslimani është i lirë dhe me mundësi të zgjedhë por liria e tij është brenda kornizave të programit hyjnor; atij nuk i lejohet ta lejon të ndaluarën (haramin) dhe as ta ndalon të lejuarën (hallallin) ndërsa robëria e tij për All-llahun është maja e lirisë së tij dhe çlirimit nga të gjithë tiranët e dynjasë. Ai, së pari, shprehur sipas Muhammed Abduhusë, është ‘vetëm rob i Zotit e pastaj zotëri i çdo gjëje tjetër (në këtë planet).

Interesi, që në shoqëritë materialiste sponsorizon (vendos për) miratimin e ligjeve, është thjesht vetëm interes, përderisa në vizionin islam është interes fetarisht i pranuar dhe aprovuar. Së këndejmi, për të përcaktuar përmbajtjen e interesit dhe kriteret e tij, patjetër duhet që norma të asociojë (bashkëveprojë, lidhet) me mendjen (arsyen), ndryshe, shoqëritë që përjashtojnë normën nga arsyeja vetëm interesin material e shohin si kriter të interesit. Si shembull konkret mund të marrësh tre llojet më fitimprurëse të tregtisë në shoqëritë kapitaliste: tregtia e armëve, prostitucionit dhe lëndëve narkotike. Dobia apo përfitimi i kënaqësisë (apo dëfrimit dhe zbavitjes) mund të realizohet me shumë gjëra të ndaluara, në mesin  të cilave edhe dehja dhe homoseksualizmi, por të cilat janë kënaqësi e dobi të ndaluara për ata që i përmbahen programit islam.     

Për hatër të kësaj të vërtete, që e bënë të veçantë kredon islame, besimi nuk është reduktuar vetëm me shqiptimin formal të deklaratës ‘la ilahe il-laAll-llah Muhammedun Resulullah’. Jo, besimi është godinë e përsosur, e lartë dhe universale, të cilën e shpreh kuptimisht hadithi profetik: “Besimi është shtatëdhjetë e ca degë, nga të cilat më e larta është la ilahe il-laAll-llah ndërsa më e ulëta është heqja e pengesës nga rruga.” 

Adhurimet islame nuk janë thjesht rituale, ato janë mjete për qëllime të cilat me sistem vlerash dhe morali pastrojnë shpirtin. Ndërsa ata që mjaftojnë në fe me rituale formale, nuk do të përfitojnë gjë prej tyre. ka agjërues që nga agjërimi i tij nuk përfiton asgjë, me përjashtim të urisë dhe etjes. Kurse atë që namazi nuk e largon nga të këqijat, ai nuk do të ndalë së larguari prej All-llahut.  

 

Burimi: http://www.msf-online.com/?p=7016

Përshtati në shqip: Dr. Sedat ISLAMI

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013