Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hutbeja e Fitër Bajramit 2016: QË TË NA SHOQËROJË RAMAZANI EDHE NË MUAJT TJERË

Hutbeja e Fitër Bajramit 2016:

[Titulli] QË TË NA SHOQËROJË RAMAZANI EDHE NË MUAJT TJERË

[Hytbeja e parë]

الحمد لله؛ خلقنا ورزقنا، وكفانا وآوانا، ومن كل خير أعطانا..﴿ هَدَانَا لِهَذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِيَ لَوْلَا أَنْ هَدَانَا اللَّهُ ﴾ [الأعراف: 43[.

ولنكبره تكبيرا!

الله أكبر، خَلقَ الخَلْقَ وأحْصاهم عدداً، وكُلهم آتِيهِ يومَ القيامة فَرْداً. الله أكبر، عَزَّ ربُّنا سلطاناً ومجداً، وتعالى عظمة وحِلماً. عَنَتِ الوجوه لِعظمته، وخَضعتِ الخلائق لِقُدْرته. الله أكبر ما ذكره الذاكرون، والله أكبر ما هَلَّلَ المهَلِّلُون، وكبَّر المُكبِّرون.

ولنكبره تكبيرا!

الحمد لله حمدا طيبا كثيرا مباركا فيه كما يحب ويرضى، والحمد لله حمدا يليق بجلال وجهه وعظيم سلطانه، والحمد لله لا نحصي ثناء عليه كما أثنى هو على نفسه.

ولنكبره تكبيرا!

اللَّهُ أَكْبَرُ كبيرًا والحمدُ للهِ كثيراً وسبحانَ اللهِ وبحمدِهِ بُكْرةً وأصيلاً

وأشهدُ أنْ لاَ إلهَ إلاَّ اللهُ وحدَهُ لاَ شريكَ لهُ القائلُ : ﴿وَلِتُكْمِلُوا العِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ﴾ [البقرة : ١٨٥[

وأشهدُ أنَّ سيِّدَنَا محمَّداً عبدُهُ ورسولُهُ، وصفيُّهُ منْ خلقهِ وحبيبُهُ القائلُ: «إِنَّ لِكُلِّ قَوْمٍ عِيداً وَهَذَا عِيدُنَا» [مسلم[

اللهمَّ صلِّ وسلِّمْ وبارِكْ علَى سيِّدِنَا محمَّدٍ وعلَى آلِهِ وصحبِهِ ومَنْ تبعَهُمْ بإحسانٍ إلَى يومِ الدينِ.

Të dashur vëllezër,

I. PËRMASAT FETARE DHE EDUKATIVE TË FESTËS NË ISLAM

1. DITA E GËZIMIT TË BESIMTARIT

Sot është dita e parë e muajit shevval, ditë kjo në të cilën e mbarë bota myslimane kremton përmbylljen e një muaji të tërë adhurimesh, lutjesh e veprash të mira. Sot është ditë festive, sepse besimtari që kaloi një muaj duke agjëruar, duke u falur dhe duke u lutur, përjeton njërin prej dy gëzimeve, me të cilat shpërblehet për këtë mund e sakrificë që ka bërë. Profeti Muhammed na ka mësuar se: “...Agjëruesi i ka dy gëzime: gëzim në iftarin (festën) e tij dhe gëzim (tjetër) kur ta takojë Zotin e tij...” [1]

Kështu, gëzimi, hareja, buzëqeshja më shumë se kurrë i shkojnë shtati besimtarit, sepse, për të, asgjë nuk e bën zemrën të pushojë, të ndiejë qetësi dhe rehati sikur kur adhuron All-llahun. Ilaçi që shëron shpirtin është adhurimi. All-llahu i Madhëruar në Kur’anin Famëmadh, duke folur për dhikrin (përkujtimin e Tij), që është formë prej formave të adhurimit, thotë:

﴿ أَلَا بِذِكْرِ اللَّـهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

“...Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” [Err-Rra’d: 28]

Të respektuar xhematlinj!

2. GËZIMI I BESIMTARIT ME MËSHIRËN E ALL-LLAHUT

Megjithëse ditë gëzimi, festa në Islam ka një tretman më ndryshe. Fakti që është kremte e gëzim nuk ia zbeh aspak karakterin fetar që ka. Përkundrazi. Ajo paraqet alternativën dhe madhështinë islame. Alternativën, ngase Islami ka mbuluar çdo fushë të jetës, dhe madhështinë, sepse ndryshe nga traditat e zakonet e injorancës që përçonin mesazhe shoqërore dhe fetare fyese,[2] festat islame janë festa me shkaqe madhështore, mesazhe humane dhe monoteizëm të pastër. Shkaqe madhështore, ngase ne festojmë përmbylljen e një muaji adhurim; mesazhe humane, sepse festa na mëson që të jemi më solidarë me njëri tjetrin, besim të pastër, sepse ne i falemi All-llahut dhe jo idhujve. 

Për këtë shkak, edhe forma se si celebron e manifeston besimtari dallon. Ai gëzohet e kënaqet por asnjëherë nuk tejkalon në nivel shthurje. Në fakt, ai gëzohet me mëshirën e All-llahut dhe mirësitë e Tij, dhe kjo e bënë që edhe në ditë festive të jetë i përmbajtur. Ai e di se nuk ka gjë më të këndshme për shpirtin se sa mëshira e All-llahut, sepse me të shpëton në këtë dhe botën tjetër. Zaten, kështu edhe na ka mësuar All-llahu, i Cili në Kur’an thotë:

﴿ قُلْ بِفَضْلِ اللَّـهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”.” [Junus: 58]

Të nderuar besimtarë!

3. FESTA NUK ËSHTË FUNDI

Për besimtarin festa nuk është fundi por është fillimi. Ramazani nuk ka qenë synim në vete që të mbarojë tash kur kanë mbaruar ditët e tij. Ramazani është kurs trajnimi që besimtarin ta aftësojë për periudhën që vjen pas tij. As në Kur’anin Famëmadh, as në hadithet e Profetit Muhammed , nuk mund të gjesh as dhe një citat të vetëm që na thotë se agjërimi është qëllim në vete. Agjërimi është vetëm mjet. All-llahu i Madhëruar ka thënë:

﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [El-Bekare: 183]

Pra, agjërojmë për tu bërë të devotshëm. Ose, agjërimi është mjet që na çon tek qëllimi kryesor, i cili është devotshmëria. Së këndejmi, duhet kuptuar se agjërimi, namazi, leximi i Kur’anit, lutjet dhe veprat tjera të mira të bëra gjatë Ramazanit janë vetëm mjete për synime të larta dhe se ato për tu dëshmuar si të pranuara duhet të vazhdojnë të reflektojnë tek ne edhe pas Ramazanit. Nëse në festë i kthemi avazit të vjetër, respektivisht mëkateve, atëherë ne kemi dështuar me objektivat e agjërimit. Braktisja nga ushqimi dhe pija kane qenë formë e jashtme e manifestimit të agjërimit por jo edhe e brendshme. Për ta patur Ramazanin e pranuar, fryma e tij duhet të na mbajë edhe jashtë tij. Shanset e Ramazanit nuk janë të atilla që pas realizimit të tyre të pensionesh. Ta zëmë, e kemi gjetur Natën e Kadrit, jemi amnistuar nga zjarri, na janë falur mëkatet, dhe tash jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam?! Jo, ka një filozofi të thjeshtë por shumë edukative këtu. Që Ramazani të na jetë pranuar, duhet të vazhdoj rrugëtimin e tij me ne edhe në muajt tjerë. Për ta kuptuar më mirë do ta përmendi një urtësi që Imam Shafiu na e përcjell nga Fudajli: “Davudi u lut e tha: O Zoti im, të lus që të jesh me birin tim (Sulejmanin ) ashtu siç ke qenë me mua! Tha All-llahu: O Davud, thuaji birit tënd që të jetë me Mua siç ke qenë ti, do të jam me të siç kam qenë me ty!”[3]

Kjo është ajo që synojmë: që Ramazani të jetë me ne, ne duhet të jemi edhe në muajt tjerë siç kemi qenë në Ramazan.

Për këtë shkak, sot, në formë të përmbledhur dhe koncize, do të përshkruajmë tre gjëra, të cilat janë sikur shenjat në rrugë që na dëftojnë kahen e duhur derisa të takohemi prapë me Ramazanin ose ta takojmë Zotin tonë duke qenë i kënaqur me ne dhe ne të kënaqur e të gëzuar me adhurimet tona.

Të dashur besimtarë!

II. SHENJAT NË RRUGË PAS RAMAZANIT

1. DEVOTSHMËRIA QË TË DREJTON RRUGËN

Qëllimi kryesor i Ramazanit është devotshmëria, e cila përmbledh në vete të gjitha tiparet e bukura dhe fisnike.

﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [El-Bekare: 183]

Devotshmëria është një objektivë, me të cilën Ramazani synon një start të ri, një nisje të re, një fillim ndryshe. Devotshmëria, thënë figurativisht, është ajo që Profeti e ka quajtur mburojë/parzmore në hadithin e tij: “Agjërimi është mburojë...” Pra, efekti i saj është që ta mbrojë besimtarin nga sulmet që pas Ramazanit i vijnë nga djalli, nefsi, epshi, etj. Devotshmëria është porosia që All-llahu i dha njerëzimit gjatë gjithë historisë,[4] sikur që është pajisja apo furnizimi më i mirë për rrugën e jetës. Thotë All-llahu:

﴿ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيرَ الزَّادِ التَّقوَى

“...Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria....” [El-Bekare: 197]

Devotshmëria në Ramazan na ka dhënë mësime shumë të çmuara, të cilat na ndihmojnë në jetën tonë pas Ramazanit, pavarësisht sfidave e sprovave. Prej tyre, si më të spikaturat, do të veçoja:

1)    Edukimi për sinqeritet, duke mos synuar me adhurimin tonë askënd tjetër vetëm se All-llahun. Në hadith kudsijj qëndron: “Agjërimi më përket Mua dhe Unë shpërblej për të...”, sepse besimtari, përkundër asaj që mund të hajë e pijë në vetmi, nga sinqeriteti që ka, nuk e bën një gjë të tillë. Kjo ka një efekt edukativ shumë interesant, të cilin mund ta kuptojmë nga një thënie e Imam Shafiu: “Syefaqësinë nuk e kupton askush tjetër vetëm se i sinqerti.”[5] Me fjalë të tjera, askush sikur besimtari nuk përpiqet ta realizojë sinqeritetin, dhe, në këtë rrugë betejën kryesore e ka me veten e tij, gjegjësisht djallin, nefsin dhe epshin, që mundohen t’ia zbehin sinqeritetin, andaj, duke u marrë me to, ai mëson për imtësitë e syefaqësisë, të cilën e lufton deri në palcë, duke triumfuar në fund me sinqeritetin dhe dëlirësinë shpirtërore.

2)    Përfillja e urdhrave të All-llahut dhe vazhdimi me kryerjen e adhurimeve, sepse njëri krah i devotshmërisë është të kryesh atë që feja të urdhëron.

3)    Largimi nga të ndaluarat pa asnjë kompromis, që është krahu tjetër i devotshmërisë.

4)    Maturia në gjërat e lejuara. Ne në Ramazan gjatë ditës braktisëm vullnetarisht edhe gjërat e lejuara për ta mësuar nefsin se kemi një kriter edhe për të lejuarat. Andaj, tani kur jemi të lirë pret ë ngrënë e pirë, të jemi të përmbajtur e jo vulgarë, ekonomikë e jo shpërdorues, falënderues e jo përbuzës.

Besimtarë të respektuar!

2. MORALIN QË TË ZBUKURON PORTRETIN

Shenja e dytë në rrugë pas Ramazanit është morali. Besimtarit i ka hije dhe i shkon shtati vetëm morali i përsosur. Në Ramazan ai është edukuar për tiparet dhe virtytet më të larta. Mirësjellja dhe vetëpërmbajtja janë dy pasqyra ku reflekton madhështia e tij. Nga porosia e Profetit : “Kur dikush prej jush të jetë agjërueshëm ndërsa dikush e shan apo provokon për konflikt fizik, le të thotë jam agjërueshëm!” ne kemi mësuar që të keqen të mos e kthejmë me të keqe, përkundrazi. Është morali i besimtarit që të mos kalkulojë në raport me njerëzit madje as me logjikën që t’i bëjë mirë vetëm atij që më ka bërë mirë e lëre më ta kthejë të keqen me të keqe. Profeti na ka mësuar se “Mbajtësi i lidhjeve familjare nuk është me shpagim (reciprocitet: t’i shkon atij që i vjen), jo, mbajtës i njëmendtë është ai që i lidh marrëdhëniet me ata që i shkëpusin ato.”[6]

Të dashur vëllezër!

Ajo që kërkohet prej nesh është që të vazhdojmë me moralin e Ramazanit, me edukatën  tij, me këshillat e tij. Nëse dikush na shan ose ofendon, të mos e marrim për dobësi në qoftë se nuk ia kthejmë, por për forcë, nder dhe krenari, sepse kështu na ka mësuar feja: “Nuk është i fortë ai që mund njerëzit në dyluftim, por ai që përmban veten gjatë hidhërimit.”- thoshte Muhammedi .

Vëllezër besimtarë!

3. HUMANIZMI QË TË PIKTURON KARAKTERIN

Krahas moralit të mirë, gjëja tjetër që shquan dhe dallon karakterin e besimtarit në Ramazan është humanizmi. Thirrjet për të ushqyer të varfrit, për të shkëmbyer vizita, për të falur njëri tjetrin, janë thirrje që na duhen edhe jashtë Ramazanit. Tani na duhet ta japim sadakanë e shpirtit, respektivisht ta pastrojmë atë nga smira, urrejtja, inati, e keqja. Tani e tutje duhet të kemi kujdes të shtuar në raport me njerëzit. Agjërimi është ligjësuar, siç thoshte dijetari Muhammed Reshid Rida, që i pasuri ta ketë në konsideratë të varfrin, andaj t’i kemi në konsideratë të varfrit edhe jashtë Ramazanit. Duhet të interesohemi për jetimët, për gratë e veja, për skamnorët, sepse këta vazhdojnë të jenë derë e hapur e Xhennetit.

Të dashur vëllezër,

Vetëm kështu, duke përfillur këto porosi mund t’i japim kuptim edhe festës.

Zoti na gëzoftë në këtë dhe botën tjetër.

[Hytbeja e dytë]

الحمدُ للهِ المبدئِ المعيدِ، الفعَّالِ لِمَا يُريدُ، منَّ علينَا بصيامِ رمضانَ وإدراكِ العيدِ، ووعدَنَا بالجنَّةِ والمزيدِ، وأشهدُ أنْ لاَ إلهَ إلاَّ اللهُ وحدَهُ لاَ شريكَ لَهُ، وأشهدُ أنَّ سيدَنَا محمَّدًا عبدُهُ ورسولُهُ، اللهمَّ صلِّ وسلِّمْ وبارِكْ علَى سيِّدِنَا محمَّدٍ وعلَى آلِهِ وصحبِهِ أجمعينَ .

اللَّهُ أَكْبَرُ اللَّهُ أَكْبَرُ لا إله إلا الله والله أكبر الله أكبر ولله الحمد!

قَالَ تَعَالَى:"إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا" [الأحزاب:56]

اللَّهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ وَبَارِكْ عَلَى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِهِ وَصَحْبِهِ أَجْمَعِينَ،

وَارْضَ اللَّهُمَّ عَنِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ أَبِي بَكْرٍ وَعُمَرَ وَعُثْمَانَ وَعَلِيٍّ،

اللَّهُمَّ إِنِّا نسْأَلُكَ الْهُدَى وَالتُّقَى وَالْعَفَافَ وَالْغِنَى ،

اللَّهُمَّ إِنِّا نسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ؛

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ،

اللَّهُمَّ إِنِّا نسْأَلُكَ حُبَّكَ وَحُبَّ مَنْ يُحِبُّكَ وَالْعَمَلَ الَّذِي يُبَلِّغُنَا حُبَّكَ ،

اللَّهُمَّ إِنِّا نسْأَلُكَ الثَّبَاتَ فِي الأَمْرِ ، وَالْعَزِيمَةَ عَلَى الرُّشْدِ، وَنسْأَلُكَ مُوجِبَاتِ رَحْمَتِكَ، وَعَزَائِمَ مَغْفِرَتِكَ، اللَّهُمَّ إنَّا نسْأَلُكَ شُكْرَ نِعْمَتِكَ، وَحُسْنَ عِبَادَتِكَ،

اللَّهُمَّ أَخلِفْ علَى مَنْ زكَّى مالَهُ عطاءً ونماءً وزدْهُ مِنْ فضلِكَ سعةً ورخاءً،

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُسْلِمِينَ وَالْمُسْلِمَاتِ الأَحْيَاءِ مِنْهُمْ وَالأَمْوَاتِ،

اللَّهُمَّ اجْعَلْ بَلَدَنَا هَذَا آمِنًا مُطْمَئِنًّا وَسَائِرَ بِلاَدِ الْمُسْلِمِينَ، وَوَفِّقْنَا جَمِيعًا لِلسَّيْرِ عَلَى مَا يُحَقِّقُ الْخَيْرَ وَالرِّفْعَةَ لِهَذِهِ الْبِلاَدِ وَأَهْلِهَا أَجْمَعِينَ،

اللَّهُمَّ تَقَبَّلْ صَلاَتَنَا وَقِيَامَنَا، وَاجْعَلْ جَمِيعَ أَعْمَالِنَا خَالِصَةً لِوَجْهِكَ الْكَرِيمِ.

 

 



[1]Hadithin e transmetojnë Buhariu (1904) dhe Muslimi (1151).

[2] Festat organizoheshin për ngjarje që në esencë paraqisnin fyerje, ofendim dhe provokim (p.sh. triumfi i fisit evs ndaj fisit hazrexh) dhe organizoheshin rreth idhujve.

 

[3]En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1988) Bustanu-l-arifine. Kajro: Mektebetu-l-turathi-l-islamijj. F. 82.

[4] Shih: Kur’ani: En-Nisa: 131.

[5]En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1988) Bustanu-l-arifine. Kajro: Mektebetu-l-turathi-l-islamijj. F. 99.

[6] Transmeton Buhariu.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013