Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDRYSHOJE JETËN TËNDE

NDRYSHOJE JETËN TËNDE

20 këshilla nga libri ‘Ndryshoje jetën’

Abdul Aziz Es-Saig

 

1.       

Shohim atë që nuk duam dhe duam atë që nuk e shohim kështu që e humb vlerën në sytë tanë ajo që e shohim ndërsa ne humbasim të zhytur në mirazhin (iluzionin) e asaj që nuk e shohim. Bëhu kureshtar të mos e humbasësh vlerën e asaj që e sheh!

2.       

Po të mos ekzistonte dështimi, suksesi nuk do të kishte kuptim. Pra, nëse nuk do të ekzistonte e kundërta e domethënies, domethënia nuk do të kishte kuptim.

3.       

Sot është ditë e re dhe momenti mund të jetë i fundit për ty, kështu, ajo që e vepron ka çmim të shtrenjtë për ty andaj mos i humb këto momente me përjetime të këqija, keqardhje apo humbje për shkak të ndonjë gjeje apo ndonjë njeriu.

4.       

Ka kohë që i mendojmë se do të jenë fundi ndërsa më pas zbulojmë se ato në fakt janë fillimi. Ka dyer që i mendojmë se janë të mbyllura por pastaj zbulojmë se ato janë madje hyrja kryesore. Atëherë, derën e mbyllur mos e shiko ndryshe vetëm se si hyrje kryesore për një jetë më të mirë. Po kështu kohët që mendon se janë të fundit në fakt do të gjesh se janë fillimi i të vërtetës dhe lumturisë.

5.       

Bindu se patjetër do të kalosh nëpër kohë të vështira që nuk do të dish se çfarë do të bësh, si do të mendosh, ç’rrugë do të trasosh, por, mos u frikëso, mos u zmbraps dhe mos u dëshpëro, sepse:

-          që të fillosh punën tënde të vërtetë,

-          që të zbulosh aftësitë dhe talentin,

-          që të vësh në shërbim kapacitetet dhe burimet,

-          që të zgjosh “përbindëshin” e fjetur brenda teje dhe të realizosh qëllimet që nuk ke pritur se do të mund t’i realizosh,

duhet të kalosh nëpër këtë gjendje. Kështu e ka kjo punë!  

6.       

Përkujto se çdo gjë që na ndodhë neve është reflektim i asaj që kemi bërë në të kaluarën ndërsa e tanishmja është reflektim i asaj që do ta bëjmë në të ardhmen. Kështu, që të ndërtosh një të ardhme pozitive dhe të shndritur, mëso nga e kaluara dhe shndërroje atë në përvojë e shkathtësi dhe radhiti e sistemoji idetë dhe vlerat e së tashmes.

7.       

Jeta jonë është e ngarkuar dhunshëm me mospajtime të panevojshme dhe kjo, jo për tjetër, por për shkak se mendjet tona janë të mbushura me diç të panevojshme. Për pasojë jeta bëhet e pakuptimtë dhe, në fakt, e panevojshme.  

8.       

Frikën shndërroje në mik që të të nxit të avancosh përpara dh të përparosh. Mëso prej frikës sepse ajo është mësim i mirë nga jeta që të ndihmon në realizimin e qëllimeve dhe ëndrrave tua.

9.       

Ti je krijesa më e dalluar tek All-llahu i Madhëruar, andaj mos e kalo kohën duke qortuar veten sepse kështu po shpenzon atë që mbase mund të jetë edhe fundi yt.

10.   

Ik nga rruga që nuk të shërben dhe që nuk të çon tek qëllimet tua.

11.   

Traso rrugë tjetër, shiko përpara dhe mos e kthe kokën pas, insisto në realizimin e qëllimeve dhe bëhu elastik me metodën tënde, sepse kështu –me lejen e All-llahut!-do ta gjesh para vetes derën të hapur. Pyetja që në fakt është për të të shqetësuar këtu: A je njëmend i gatshëm për të ndryshuar që tani?

12.   

Guximi për t’iu qasur vështirësive dhe problemeve është gjëja që fshin lotët që shkakton dhimbja. Guximi është drita e cila duket në fund të tunelit të errët.

13.   

Göte, poet dhe filozof gjerman, ka thënë:

Kush i ngrit shpresat e tij mbi iluzione

Do t’i gjejë të realizuara (vetëm) në ëndrra

14.   

Fortifikoje veten me dije, forcoje besimin me shpresë dhe vepro. Mos u ndiko nga mendimet e të tjerëve dhe as nga shikimet e të humburve.

15.   

Puna pa shpresë çon në humbjen e punës, sikur që shpresa pa punë (veprim) çon në humbjen e shpresës. Lumturinë e veprës do ta gjesh me shpresë sikur që madhështinë e shpresës do ta gjesh në vepër.

16.   

Jeta pa qëllim nuk ia vlen për ta jetuar.

17.   

Qëllimi është gjëja që synon njeriu ta arrijë dhe që mbaron me të realizuar të tij.

18.   

Qëllimet kanë tre lloje bazike:

-          Qëllime afatshkurtra, koha e të cilave zgjat ndërmjet një ore e deri në gjashtë muaj.

-          Qëllime afatmesme, që zgjasin nga gjashtë muaj deri në pesë vite.

-          Qëllime afatgjata, që zgjasin nga pesë deri në njëzetepesë vite.

19.   

Atë që e shtyn përpara (përhap, lëshon), do të të kthehet siç e ke shtyrë, sepse ti je burimi. Ajo që e gjuan/hedh lart do të të kthehet me të njëjtën shpejtësi sepse ti je gjuajtësi/hedhësi.

20.   

Të motivosh e stimulosh njerëzit për të përparuar në ndonjë gjë është më e dobishme se ta ndihmosh materialisht, andaj motivo të tjerët dhe bëjë këtë me gjithë zemër!

 

Për fund, vëlla i dashur:

TI JE MË I FORTË SE QË MENDON!

 

Burimi:

http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=11883&pgtyp=66

 

Përshtati në shqip:

Dr. Sedat ISLAMI

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013