Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR UNESCO-N DHE RAPORTET E SAJ ME ISLAMIN

Për herë të parë lajmin për vlerësimin pozitiv dhe shfajësues që thuhej të kishte dhënë UNESCO për Islamin e lexova në rrjetin social facebook. Ishte shpërndarë nga një portal në gjuhën angleze.[1] Nuk i besoja syve atë që pashë. Për një moment mu kujtua libri Shpifjet e UNESCO-s ndaj Islamit[2] të cilin sa e sa herë e kam marrë në dorë për ta përkthyer por që për shkak të angazhimeve nuk gjeja dot kohën e duhur. Thashë më vete, mbase e kanë bërë për shkaqe politike që të zbuten paksa raportet e shtendosura në relacion me Islamin dhe akuzat e rrejshme që po i atribuohen atij për terrorizëm. Megjithëkëtë, duke patur parasysh burimin e informacionit në fjalë, jo shumë të njohur për mua, mjaftova që lajmin ta mbajë për vete dhe të mos e shpërndaj.

Sot lexova përgënjeshtrimin që ishte bërë nga UNESCO[3] për lajmin në fjalë dhe përnjëherë ndjeva një keqardhje, jo pse UNESCO nuk mendon mirë për Islamin, sepse këtë mendim e ka tash e kur është themeluar, por për shkak të euforisë sonë. Ende vazhdojmë të jemi të përshtatshëm për manipulime. Ende të tjerët tallen me ne. Lexoja këtë lajm ndërsa në kokë, si me ironi, më dyndeshin pyetje varg e varg që më ngulfatnin.

  • Përse jemi kaq euforikë?
  • Përse nuk verifikojmë lajmet kur feja na urdhëron ta bëjmë një gjë të tillë?
  • Përse vlerësimet e të tjerëve ndaj nesh të kenë këtë ndikim kaq të madh?
  • Përse nuk bindemi në vërtetësinë e fesë sonë dhe misionin human e paqësor të mësimeve të saj pavarësisht se çfarë thonë të tjerët për ne?

Të dashurit e mi,

Tash që UNESCO ka mohuar ta ketë vlerësuar Islamin për paqësor, a nënkupton kjo se Islami nuk është paqësor?!

Ne duhet ta ndiejmë veten komod, të qetë, të bindur dhe të kënaqur me Islamin, pavarësisht se cilat do të jenë qëndrimet e të tjerëve për ne. Sigurisht, vlerësimet pozitive do të na gëzonin por insistimi i tyre në vlerësime të gabuara, sikur ky i UNESCO-s, nuk duhen të na thyejnë, dëshpërojnë, dekurajojnë e aq më pak të na bëjnë të dyshojmë në mësimet paqësore të Islamit. Na duhet të tregohemi të vetëpërmbajtur, të matur dhe të verifikojmë lajmet, që bota të mos qeshet me ne.

Në vazhdim, referuar librit të përmendur sipër, do t’iu paraqes shkurtimisht disa nga të pavërtetat që UNESCO i ka përhapur për Islamin në enciklopedinë e saj dhe që ende nuk i ka “përgënjeshtruar”:

  • Islami është kombinim i sajuar nga fetë çifute dhe e krishterë si dhe traditat politeiste arabe (f. 19-37).
  • Nënvlerësimi i femrës dhe shkelja e të drejtave të saj nga Islami (f. 38-43).
  • Pozita denigruese e jomyslimanëve në shtetin islam (f. 44-52).
  •  Ligji islam është plagjiaturë (f. 53-72.)

Këto janë shpifjet që UNESCO i ka si qëndrime zyrtare karshi Islamit. Ato shfaqin njëanshmërinë, anën e egër dhe disponimin për të prishur klimën kulturore. Për shkak të qëndrimeve të saja, sidomos pas reagimit të vendeve nga bota e tretë dhe kërkesës për përfaqësim të barabartë, Amerika kishte dhënë dorëheqje nga kjo organizatë duke konsideruar se ajo dëmtonte interesat e saj.[4]

Çfarë të bëjmë?

Shpifjet që UNESCO i ka bërë Islamit janë ende versioni zyrtar dh qëndrimi i tyre në fuqi karshi Islamit. Pas zhvleftësimit të tyre, autori në ‘fjalët e fundit’, jep këto këshilla, që mendoj se janë ende shumë të vlefshme dhe të nevojshme njëkohësisht:

  •  Injoranca përkitazi me të vërtetat e Islamit nuk justifikohet. Injoranca në raport me historinë dhe të vërtetat e Islamit nuk të zhveshë nga përgjegjësia, sikur që nuk të zhveshë nga përgjegjësia injoranca në raport me ligjin (f. 73).
  •  Karshi westernistëve (perëndimizuesëve[5]) duhet të jemi syçelë, në mënyrë që të mos margjinalizohen kultura dhe qytetërimi ynë, përkundrazi, duhet ta mbrojmë, ta zbardhim dhe të ndriçojmë të vërtetat që ato, përveç tjerash, të jenë edhe referencë për të tjerët, në këtë rast për UNESCO-n (f. 74-75).
  •  Megjithëse jemi në pozicion mbrojtës (e jo propagandues), ne nuk disponojmë me arsenalin mbrojtës, në kohën kur perëndimi për të përhapur ideologjinë, kulturën dhe fenë ka vënë në shërbim gjithçka. Institucionet që përfaqësojnë myslimanët (ambasadat) nuk merren fare me të pavërtetat që në vendet ku na përfaqësojnë përhapen e publikohen për Islamin. As institucionet fetare me renome nuk merren me këto gjëra, dhe për pasojë gjendja është kjo që është (f. 75-77).

Nga kjo që u tha duhet të kuptojmë se kemi përgjegjësi:

  • Për ta mësuar e kuptuar thellë këtë fe për vete, dhe
  • Për tua kumtuar më pas të tjerëve me çdo mjet në dispozicion.

Andaj, të përvjelim mëngët dhe t’i hyjmë punës.

Zoti na dhëntë të mbarën!


[2] Es-Seman, Muhammed Abdullah. (1976). Mufterejat El-Junesku ale-l-Islam. Kajro: El-Muhtar el-islamij.

[5] Atyre që duan të shkrihemi në kulturën perëndimore tërësisht.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013