Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLA DHE UDHËZIME PËR HOXHALLARËT NGA IMAMI EBU HANIFE

Prof. Dr. Muhammed El-Muhtar E-Mehdi

 

  1. Kush jep fetva ndërsa mendon se All-llahu nuk do ta pyes: “Si dhe fetva në fenë Time?”, ai veç e ka nënvlerësuar fenë dhe veten e tij.
  2. Kush kërkon postin udhëheqës në kohë jo të duhur, ai do të vazhdojë të jetë i nënçmuar sa të rrojë.
  3. Trajtoji nxënësit dhe studentët sikur të jenë bijtë dhe fëmijët tu që tua shtosh kështu kurajën për dije.
  4. Dije se vepra e pason dijen ashtu sikur që gjymtyrët e trupit e pasojnë shikimin. Dija me veprën e paktë është më e dobishme se injoranca me veprën e shumtë. Shembulli i kësaj i ngjan shembullit të udhëtarit në shkretëtirë, i cili ka pak furnizim por e di rrugën saktë; kjo është më e dobishme për të se të ketë furnizim të shumtë por të mos e dijë rrugën.
  5. Nuk i lejohet atij që jep fetva nga librat e mia ta bëjë këtë ndërsa nuk e di se në çfarë jam mbështetur kur kam dhënë fetvanë përkatëse.
  6. Kush kërkon dijen ndërsa nuk e mëson atë (kupton rrënjësisht) është sikur farmacisti që mbledh barëra por nuk e di mënyrën e përdorimit të tyre derisa të vjen mjeku. Kështu është dhe nxënësi i hadithit, nuk e di aspektin argumentues të hadithit të derisa të vjen fakihu (e t’ia tregojë mënyrën e argumentimit me hadith).
  7. Qëndro në raport me pushtetarin sikur që qëndron me zjarrin: përfiton prej tij por duke qenë larg tij, ndryshe, po u afrove, digjesh.  
  8. Ju jeni gëzimi i zemrës sime dhe melhemi i pikëllimit e mërzisë sime. Ua kam shaluar dhe frenuar (bërë gati ta përdorni) fikhun, andaj, iu bëj be në All-llahun që, për aq sa iu ka dhënë nga madhështia e dijes, ta ruani atë nga nënçmimi i kërkimit të pushtetit me të.[1]

Ja kështu, Imami Ebu Hanife, i nxit studentët që:

  • të jenë të përpiktë kur të flasin për shkencën apo të kritikojnë dijetarët, duke ia rikujtuar vetes takimin me All-llahun dhe marrjen në pyetje nga Ai,
  • ua tërheq vërejtjen që të mos jepen pas posteve, për shkak se ato janë humbje dhe dëshpërim,
  • i motivon për ta mësuar fenë, në mënyrë që veprat të kryhen në përputhjen me dijen e fituar, ndryshe, vepra pa dije, sado që të jetë e madhe në vëllim, nuk është e dobishme,
  • i porosit që të mos mjaftojnë vetëm me transmetimin e teksteve por edhe t’i kuptojnë ato, të thellohen në domethëniet dhe kuptimet e tyre, të diskutojnë argumentet, të bëjnë përputhjen ndërmjet tyre nëse sipërfaqësisht duken kundërthënëse,
  • të mos mbështetën vetëm në atë që lexojnë në libra por edhe të mësojnë argumentet e ideve dhe teorive të shtruara në libra,
  • të mos afrohen tek pushtetarët dhe të mos ulin vlerën e dijes duke kërkuar atë për hir të posteve
  • mësuesit dhe profesorët i këshillon që nxënësit dhe studentët t’i trajtojnë sikur fëmijët e tyre: me dashuri, dhembshuri, durim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të formimit të tyre.

Kështu, me këto ide, Imami na del të ketë paraprirë teoritë e edukimit dhe arsimit për më shumë se një milenium.   

Burimi:

http://www.alukah.net/sharia/0/96578

Titulli
në origjinal:

Kelimatun tevxhihijjetun ve davijjetun li-l-Imami Ebi Hanifeh
(كلمات توجيهية ودعوية للإمام أبي حنيفة)

Përshtati
në shqip:

Dr. Sedat ISLAMI



[1] Ebu Hanife siç duket me këtë thënie i është drejtua gjykatësve myslimanë duke iu rikujtuar se fama dhe pozita që kanë marrë nga dija duhet t’iu mjaftojë që të mos e shfrytëzojnë atë për përfitime materiale ose zënie të pozitave, që do ta zbehnin pozitën e dijes. Përkthyesi.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013