Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Këta nuk të lënë të kërkosh të drejtën madje as ligjërisht

Debati për fenë në media duket se është duke hyrë në fazën më bajate të tij. Jo vetëm për shkak të anashkalimit të problemeve të vërteta me të cilat ballafaqohet shoqëria, por edhe të stërzmadhimit të problemeve që në rastin më të mirë nuk do të duhej të ishin as pjesë e lajmeve e lëre më vet lajmi kryesor. Nisi rreth fjalorit të ligjërimit ndërsa po vazhdon rreth radikalizmit. Është duke marrë një trajtë përgjithësuese, e cila nuk di se ku do të ndalet. Përkundër asaj se është vërtetuar në shumë raporte vendore dhe ndërkombëtare se Kosova nuk rrezikohet nga radikalizmi fetar, mediet, bashkë me një grup të madh partizanësh të tyre, me të cilët ndajnë ideologji të përbashkët, vazhdojnë të këmbëngulin në të. Por, nuk kanë faj, ngase ai është pjellë fantazmë e tyre. Shqetësuese këtu nuk është radikalizmi por çështja si ata e interpretojnë të drejtën fetare. Është radikalizmi i tyre në interpretimin arrogant të së drejtës fetare. Imazh konkret i kësaj është mënyra se si Avokati i Popullit trajtoi të drejtën fetare në emisionin COSMO. Kërkesat e besimtarëve për të mundësuar manifestimin e bindjeve të tyre fetare lirshëm i sheh si shumë të rrezikshme derisa realizimin e tyre sipas rrugëve demokratike e sheh kërcënim ndaj laicitetit shtetëror. Më konkretisht, kërkesat e besimtarëve për ndryshime kushtetuese, që në asnjë rast nuk janë bërë për të instaluar një –siç parapëlqen ta quaj ai- “shtet të sheriatit”, por vetëm për të realizuar të drejtat elementare, i sheh si rrezik për shtetin. Dhe, nuk është i vetmi Avokati i Popullit që ka këto bindje dhe që i bën të drejtës fetare këtë interpretim, por, duke patur parasysh institucionin që ai përfaqëson, atëherë ato janë shumë skandaloze. Instituicioni i Avokatit të Popullit duhet t’i del qytetarëve në ndihmë, pavarësisht përkatësisë fetare. Përgjithësimi i çështjes fetare dhe shpallja e qëndrimeve të tilla, siç bëri Avokati i Popullit, janë një imazh i kobshëm dhe portret irritues për institucionin që përfaqëson. Nëse Avokatit të Popullit i ka ra ndërmend e madje ka gjetur kohë edhe në pikë nate të del për të shprehë mbështetjen e tij për homoseksualët, komunitet ky që refuzohet nga shoqëria para se të refuzohet nga institucionet fetare, atëherë si nuk turpërohet se nuk ka bërë asgjë për t’iu siguruar edhe besimtarëve myslimanë të drejtat e tyre.
Dua të përsëris se, ndonëse emisioni dhe vet debati rrejshëm po sillet kinse rreth radikalizmit fetar, çështja nuk ka të bëjë aspak me këtë. Radikalizëm nuk është shamia. Të kërkohet e drejta për hapësirë publike për të kryer lutjet fetare nuk është radikalizëm. Të kërkohet mësimi i fesë nuk është radikalizëm. Të kërkohen të drejtat dhe të luftohet për realizim të tyre me mjete demokratike nuk është tjetërsim i shtetit.
Bazuar në këtë, për mua personalisht, Avokati i Popullit nuk ka gabuar. Nuk them se nuk ka gabuar kur padrejtësisht trajton të drejtën fetare si kërcënuese, por kur ai ekzekuton bindjet dhe ideologjinë e tij. Ai sikur po paralajmëron për një etapë të re të së drejtës fetare. Tashmë, edhe kërkimi i tyre me ligj dhe mënyra demokratike, duhet të mohohet. Avokatin e pengon shumë pse në emër të së drejtës kërkohet përmbushja e së drejtës fetare. Ai sikur me këtë dëshiron që e drejta fetare islame të izolohet dhe interpretimi për të të jetë selektiv, përjashtues.
Pavarësisht kësaj, ne duhet të insistojmë në realizimin ligjor të të gjitha të drejtave tona, i pëlqeu dikujt apo jo.
 
About these ads
Share this:
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013