Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRKUNDËR ISLAMOFOBISË

Dr. Muhammed Ammare

Sekularizmi e ka margjinalizuar fenë e krishterë në Evropë dhe, duke qenë se, shkencërisht, boshllëku është i pamundur, atëherë besimet tjera, veçmas ky islam, me gjithë protestat e partive të djathta ekstreme dhe organizatave raciste që kanë ngritur zërin duke paralajmëruar për ‘islamizimin e Evropës’, kanë mbuluar këtë boshllëk apo vakum fetar në Evropë.   

Pas 9/11-it përqindja e atyre që janë kthyer kah Islami dhe e kanë pranuar atë është rritur ndjeshëm. Në SHBA gjatë një viti pranojnë Islamin 20, 000 (njëzetmijë) njerëz ndërsa në Evropë kjo shifër shkon në 23,000 (njëzetetremijë) njerëz. Në Angli në vitin 2011 shifra e myslimanëve ka arritur në 2,700,000 (dy milionë e shtatëqind mijë), shifër kjo që në tre dekadat në vijim pritet të ketë ketë rritje:

2021

4,000,000 (katër milionë)

2031

8,000,000 (tetë milionë)

2041

15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë)

 

Të krishterët presin që pas tridhjetë viteve të mos dëgjojnë kambanat e kishave në Londër, kjo për shkak të rritjes së madhe të numrit të ateistëve. Tabela në vijim na paraqet rritjen e ateistëve brenda një dekade në Angli:

2001

7,000,000 (shtatë milionë)

2011

14,000,000 (katërmbëdhjetë milionë)

Tani për tani, ateistët paraqesin 48% të banorëve të Anglisë. Në të ardhmen, gjegjësisht në vitin 2041, kjo shifër (në nivel vendi) pritet të shkojë në 77,000,000 (shtatëdhjeteshtatë milionë).

Për shkak të shpërbërjes së familjes, natalitetit në rënie, egos materiale dhe dominimit të pushtetit të epshit dhe kënaqësisë sekulare, emri ‘Muhammed’ ka tejkaluar emrin ‘Xhorxh’ në emërtimin e foshnjave të lindura në vitin 2006, sikur që përballë emrave ‘Xhek’ dhe ‘Hari’ ka zënë vendin e parë në vitin 2009 kur në Angli dhe Uells 7,549 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet e nëntë) nga gjithsej 706,248 (shtatëqindegjashtë mijë e dyqindedyzetetetë) fëmijë morën emrin ‘Muhammed’.

Po kështu, në periudhën 2004-2008, numri i myslimanëve është rritur për gjysmë milioni, në ndërkohë që të krishterët janë pakësuar për po këtë shifër, pra gjysmë milion të krishterë më pak. Pastaj, nga radhët e myslimanëve, shtresa që përbën shumicën e tyre janë të miturit (fëmijët), në ndërkohë që tek të krishterët shtresa që përbën shumicën e tyre janë ata që kanë kaluar të shtatëdhjetat.  

Për shkak të shpërbërjes së familjes dhe përhapjes së homoseksualizmit në radhët e njerëzve të bardhë, përqindja e racës së bardhë që, nga popullsia në nivel botëror në vitin 1915 ishte 28%, në vitin 2015 ka rënë në 18%.

Në Francë, sipas statistikave zyrtare numri i myslimanëve arrin në gjashtë milionë (tetë milionë sipas statistikave të qendrave dhe organizatave myslimane). Atje ka mbi njëmijë xhami dhe mesxhide ndërsa shifra e atyre që për çdo vit e pranojnë Islamin shkon në 3,600 (tremijegjashtëqind).  

Në Rusi, në vitin 1991 kur ra komunizmi, numri i xhamive ishte vetëm 98 xhami, ndërsa në vitin 2008, ky numër është rritur në 7,200 (shtatëmijedyqind). Numri i myslimanëve tani është 23,000,000 (njëzetetre milionë), ose një në pesë, ndërsa pritet që në vitin 2050, myslimanët të jenë shumicë në Rusi.

Në Belgjikë, 25% e banorëve janë myslimanë ndërsa nga foshnjat e lindura gjatë një viti, 50% janë myslimanë. Brenda më pak se dy dekadave, myslimanët do të jenë shumicë në Bruksel, në kryeqytetin e Bashkimit Evropian. Që nga viti 2001, emri ‘Muhammed’ është emri me të cilin më së shumti emërtohen foshnjat e porsalindura në Bruksel.

Tani, në Evropë, numri i përgjithshëm i myslimanëve arrin në 52,000,000 (pesëdhjetedy milionë), shifër kjo që brenda dy dekadave pritet të rritet në 104 milionë.

Është kjo gjuhë e shifrave që flet për të bëmat që sekularizmi i shkaktoi fesë në Evropë, (sekularizmi) kjo gotë e mbushur me helm që e konsumuar evropianët dhe që tani po duan t’ia ofrojnë edhe myslimanëve, që të kanë fund të këtillë çfarë kanë ata.

Burimi: http://www.msf-online.com/?p=10330

 

Përshtati: Dr. Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013