Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
40 Hadithe të shkurtra - përkthim me komentim

 

4 0 HADITHE TË SHKURTRA
Përkthim me komentim

 

Shënim: Të gjitha hadithet e përfshira në këtë punim janë autentike të transmetuara nga Buhariu dhe Muslimi.

 

Hadithi: 1

PESË SHTYLLAT E ISLAMIT

 

Ibn Omeri [All-llahu qoftë i kënaqur me të dy] transmeton se I Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): deklarata se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, falja e namazit, dhënia e Zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit.»


Hadithi: 2

BESIMI QË TË FUT NË XHENNET

 

Ubade [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush dëshmon se nuk ka zot përveç All-llahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka shok, se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, se Isai është robi, i Dërguari i Tij, fjala e Tij e hedhur tek Merjemja dhe (është) shpirt prej Tij, se Xhenneti është i vërtetë dhe se Xhehennemi është i vërtetë, All-llahu do ta fus në Xhennet pavarësisht veprave që ka bërë.»

Një transmetues ka shtuar edhe këto fjalë: «(do ta fus në Xhennet) nga cila të do prej tetë dyerve të Xhennetit


Hadithi: 3

DEGËT E BESIMIT

 

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Besimi ndahet në gjashtëdhjetë e ca degë, e edhe turpi është degë e besimit


Hadithi: 4

MËNYRAT MË TË MIRA TË MANIFESTIMIT TË ISLAMIT

 

Abdullah bin Amri transmeton se një njeri e pyeti Profetin [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]:

Cili Islam është më i miri?

Tha: «Të ushqesh (njerëzit me) ushqim dhe të përshëndesësh atë që njeh dhe atë që nuk njeh.»


Hadithi: 5

ËMBËLSIA E BESIMIT

 

Enesi transmeton se i Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush i posedon tre gjëra, ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit:

-          që All-llahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek Ai se çdo gjë tjetër,

-          që ta duaje njeriun jo për tjetër vetëm se për All-llah, dhe

që të urrejë të kthehet në femohim (pabesim) sikur që urren të hidhet në zjarr.»


Hadithi: 6

DASHURIA PËR PROFETIN SI IMAZH I KOMPLETIMIT TË BESIMIT

 

Enesi transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nuk ka besuar ndonjëri prej jush përderisa të mos jam tek ai më i dashur s fëmija, prindi dhe njerëzit në përgjithësi


Hadithi: 7

DIMENSIONET E DASHURISË NDËRMJET BESIMTARËVE

 

Enesi transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nuk ka besuar ndonjëri prej jush përderisa për vëllanë të mos dojë atë që do për vete.»


Hadithi: 8

MIRËSJELLJA DHE ETIKA SI PJESË TË BESIMIT

 

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush beson All-llahun dhe Ditën e Fundit, le të mos i bëjë keq fqinjit të tij! Kush beson All-llahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij! Dhe, kush beson All-llahun dhe Ditën e Fundit, le të flet mirë ose le të heshtë!»


Hadithi: 9

CILËSITË E MYNAFIKUT

 

Abdullah bin Amri transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush i posedon katër cilësi, ai është hipokrit i thekur (kulluar) ndërsa kush ka një prej këtyre cilësive, ai (konsiderohet se) ka një cilësi të hipokrizisë derisa ta largojë atë: kur t’i lihet diç në amanet (mirëbesim), tradhton, kur të flet gënjen, kur bën marrëveshje, e thyen atë dhe kur të armiqësohet, shpërthen (nuk përmbahet).»


Hadithi: 10

DASHURIA PËR ENSARËT SI SHENJË E BESIMIT

 

Enesi transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Shenjë e besimit është dashuria për Ensarët ndërsa shenjë e hipokrizisë është urrejtja e Ensarëve.»


Hadithi: 11

TRE VEPRAT MË TË MIRA

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ishte pyetur:

Cila është vepra më e mirë?

Ai kishte thënë: «Besim në All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.»

Pastaj çfarë ?- u pyet prapë.

Tha: «Xhihadi në Rrugën e All-llahut.»

Pastaj çfarë?- u pyet.

Tha: «Haxh i pranuar


Hadithi: 12

TRE MËKATET TË MËDHA

 

Abdullah bin Mes’udi thotë ta ketë pyetur Profetin [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]: Cili mëkat është më i madhi tek All-llahu?

Tha: «T’i bësh All-llahut shok ndërsa Ai të ka krijuar

Thashë: Ky vërtetë mëkat i madh, po pastaj cili?- e pyeta.

Tha: «Të mbysësh fëmijën tënd nga frika që të hajë me ty

Pastaj cili- e pyeta.

Tha: «Të bësh amoralitet me gruan e fqinjit tënd

Hadithi: 13

MALLKIMI DHE SHARJA E PRINDËRVE SI MËKATE TË MËDHA

 

Abdullah bin Amri transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Prej mëkateve më të mëdha është që njeriu të mallkojë prindërit e tij.»

O i Dërguari i All-llahut,  si i mallkon njeriu prindërit e tij?- e pyetën.

Tha: «Ia shanë babanë dikujt e ai ia shanë banë këtij. Po kështu ia shanë nënën dikujt


Hadithi: 14

NUK I PËRKET MYSLIMANËVE AI QË I LUFTON MYSLIMANËT

 

Abdullah bin Umeri transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush bartë armë kundër nesh, nuk është prej nesh.»


Hadithi: 15

FEJA NDALON VAJTIMIN PËR TË VDEKURIN

 

Abdullah bin Mes’udi [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nuk është prej nesh kush godet fytyrën, shqyen rrobat dhe lutet me lutje të injorancës (vajton).»


Hadithi: 16

BARTËSI I FJALËVE NUK HYN NË XHENNET

 

Hudhejfe transmeton ta ketë dëgjuar Profetin [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] duke thënë: «Në Xhennet nuk do të hyjë bartësi i fjalëve


Hadithi: 17

VETËVRASJA MËKAT I MADH

 

Xhundub bin Abdullahu transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Në popujt para jush ishte një njeri, që kishte (marrë) një plagë, të cilën nuk e duronte dot. Kështu, mori një thikë dhe këputi dorën e tij (të plagosur) me të. Gjaku nuk iu ndal derisa vdiq. All-llahu i Madhëruar tha: ‘Robi im ma parapriu me veten e tij (e përshpejtoi vdekjen), kështu që ia ndalova Xhennetin.’


Hadithi: 18

SHUMËFISHIMI I SHPËRBLIMIT PËR VEPRËN NË ISLAM

 

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nëse ndonjëri prej jush e jetëson Islamin mirë në praktikën e tij, atëherë shpërblimi për çdo vepër të mirë do t’i shumëfishohet nga dhjetë e deri në shtatëqind sosh ndërsa për çdo mëkat do t’i shkruhet vetëm një mëkat.»


Hadithi: 19

IKJA NGA PËRGJEGJËSIA SI IKJE NGA XHENNETI

 

Ma’kil bin Jesari rrëfen se Ubejd bin Zijadi e kishte vizituar në sëmundjen, prej të cilës edhe vdiq. Ma’kili i tha: Do ta rrëfej një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut: «Nuk do ta gjejë erën e Xhennetit robi, të cilit All-llahu ia ka ngarkuar përkujdesjen për ndonjë grup qytetarësh ndërsa ai nuk i ka këshilluar ata.»


Hadithi: 20

DASHURIA E PROFETIT PËR UMMETIN E TIJ

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Çdo Profet ka në dispozicion një lutje. Unë, nëse do All-llahu, kam dëshirë që ta ruaj lutjen time që, në Ditën e Kiametit, të jetë ndërmjetësim për ummetin tim.»


Hadithi: 21

HIGJIENA PERSONALE SI NATYRSHMËRI

 

Ebu Hurejre transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Natyrshmëria është në pesë gjëra apo pesë gjëra janë pjesë e natyrshmërisë: sunetia (rrethprerja), mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme, ndukja e sqetullave, prerja e thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve.»


Hadithi: 22

PËRKUJDESJA MATERIALE PËR FAMILJEN SI MËNYRË E FITIMIT TË SEVAPEVE

 

Ebu Mis’ud El-Ensariu transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nëse njeriu bën një shpenzim për familjen e tij ndërsa llogarit në të (që të shpërblehet tek Zoti për të), i llogaritet lëmoshë.»


Hadithi: 23

MOS NËNVLERËSONI ASNJË VEPËR PËR TU RUAJTUR NGA ZJARRIT

 

Adijj bin Hatimi [All-llahu qoftë i kënaqur me të] thotë ta ketë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] duke thënë: «Frikësojuni zjarrit të Xhehennemit qoftë edhe (me dhënien për bamirësi të një) gjysmë hurme

Hadithi: 24

DORA QË JEP MË E MIRË SE DORA QË MERR

 

Ibn Umeri transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] kishte thënë duke qenë në minber ndërsa kishte përmendur lëmoshën, nderin (ruajtjen nga shtrirja e dorës) dhe lypjen: «Dora e lartë është më e mirë se dora e ulët, sepse dora e lartë jep ndërsa dora e ulët është ajo që kërkon.»


Hadithi: 25

DITURIA SI SHENJË E DASHURISË SË ALL-LLAHUT NDAJ ROBIT, ROLI I PROFETIT DHE GRUPI I SHPËTUAR

 

Muavije thotë ta ketë dëgjuar Profetin [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] të ketë thënë: «Kujt t’ia do të mirën All-llahu, do ta bëjë ta kuptojë fenë. Unë jam vetëm ndarës ndërsa All-llahu është Ai që jep. Ky ummet do të vazhdojë ta ruajë fenë e All-llahut duke mos e dëmtuar (zmbrapsur) askush që e kundërshton derisa të vijë kiameti.»


Hadithi: 26

PUNA HALLALL NUK DUHET NËNVLERËSUAR

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Që dikush ta ngarkojë në shpinë një bandë (pako) me dru është më mirë se t’ia shtrijë dorën dikujt, i jep apo jo.»


Hadithi: 27

PASURIA E VËRTETË ËSHTË PASURIA E SHPIRTIT

 

Ebu Hurejre transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nuk është pasuri të kesh mall të shumtë; pasuri është pasuria e shpirtit.»


Hadithi: 28

OBLIGIMET E MYSLIMANIT NDAJ MYSLIMANIT

 

Ebu Hurejre transmeton ta ketë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] duke thënë: «Obligimet e myslimanit ndaj myslimanit janë pesë: kthimi i përshëndetjes (selamit), vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigja në ftesë dhe dëshirimi (lutja për) mëshirë atij që teshtin.»


Hadithi: 29

SHEMBULLI NDËRMJET PROFETIT TONË DHE PROFETËVE TJERË

 

Xhabir bin Abdullah transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Shembull im dhe shembulli i Profetëve para meje është sikur (shembulli i një) njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka përfunduar dhe bërë për mrekulli, me përjashtim të një pjese të një tulle (në një qoshe të saj). Njerëzit hynin në të dhe mahniteshin (nga bukuria) e thoshin (nga keqardhja për tullën e papërfunduar ): po të mos ishte kjo pjesë e tullës (e papërfunduar, bukuria do të ishte edhe më e madhe).»


Hadithi: 30

TË VRAZHDIN NUK E DO ALL-LLAHU

 

Xherir bin Abdullahu transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.»


Hadithi: 31

MBAJTJA E LIDHJEVE FAMILJARE ZGJAT JETËN

 

Enës bin Maliku [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton ta ketë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] duke thënë: «Kë e gëzon shtimi i pasurisë apo zgjatja e jetës, le t’i mbajë lidhjet familjare!»


Hadithi: 32

INTERPRETIMI I KËRKUAR I SPROVËS

 

Aisheja [All-llahu qoftë i kënaqur me të], gruaja e Profetit [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të], ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]: «Nuk ka fatkeqësi që e godet myslimanin, e që All-llahu të mos i shlyen mëkate me të, madje edhe atëherë kur të dëmtohet nga gjembi.»


Hadithi: 33

PADREJTËSIA DO TË KETË FUND TË KEQ

 

Abdullah bin Umeri [All-llahu qoftë i kënaqur me të dy] transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Padrejtësia do të jetë errësira në Ditën e Kiametit


Hadithi: 34

PAJTIMI NDËRMJET NJERËZVE

 

Ummu Kulthum bint Ukbe transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] duke thënë: «Nuk është gënjeshtar i që pajton njerëzit; i përcjellë fjalët e mira apo flet të mirën


Hadithi: 35

DOMETHËNIA E FORCËS DHE FUQISË SË VËRTETË

 

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «I fuqishmi nuk njihet me mundjen (e njerëzve); i fuqishëm është ai që përmban veten gjatë hidhërimit.»


Hadithi: 36

NGUSHËLLIMI PËR VDEKJEN E FËMIJËVE

 

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nuk ndodhë që një myslimani t’i vdesin tre fëmijë e të hyjë në zjarre, me përjashtim të betimit të bërë (se secili njeri ka për t’iu afruar zjarrit).»


Hadithi: 37

DASHURIA PËR NJERËZIT E MIRË

 

Ebu Musai transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ishte pyetur: Njeriu i do disa njerëz por nuk është takuar me ta (si do të jetë puna në botën tjetër)?

Tha: «Njeriu do të jetë me ata që i do me atë që e do!»


Hadithi: 38
DASHURIA DHE URREJTJA PËR TU TAKUAR ME ALL-LLAHUN

 

Ubade bin Samiti transmeton se Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kush e do takimin me All-llahun, edhe All-llahu e do takimin me të. Dhe, kush e urren takimin me All-llahun, edhe All-llahu e urren takimin me të.»


Hadithi: 39

LUTJA PËR DUNJA DHE AHIRET

 

Enesi transmeton e thotë: Duaja që më së shumti e thoshte Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka qenë: «O All-llahu im! Zoti ynë, na jep të mira në dynja dhe të mira në ahiret dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.»


Hadithi: 40

LUTJEN NUK DUHET BRAKTISUR

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Do t’i plotësohet ndonjërit prej jush lutja përderisa nuk ngutet e të thotë: ‘U luta por nuk mu pranua!’


Hadithi: 41

MËSHIRA E ALL-LLAHUT

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Kur All-llahu i krijoi krijesat, në Librin e Tij, që gjendet tek Ai, mbi Arshi, shkroi: ‘Mëshira Ime ka tejkaluar hidhërimin Tim!’.»


Hadithi: 42

QË TË JEMI FALËNDERUES E MIRËNJOHËS

 

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] ka thënë: «Nëse dikush prej jush shikon në atë që është favorizuar më shumë në pasuri dhe fizik, atëherë le të shikojë edhe në atë që është nën të (më keq se ai). »

 

 

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013