Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HAXHI FORMAL DHE HAXHI I SYNUAR

Salahuddin Sultan

‘Haxhi formal’ është haxhi në të cilin mjaftohet vetëm me kryerjen formale të ritualeve ndërsa ‘Haxhi i synuar’ është ai në të cilin syri loton, zemra rrëqethet, dituria e dobishme kërkohet, vepra e mirë ngritët, devotshmëria shkundë zemrën nga thellësia duke e shtyrë drejt vlerave në kohën e antivlerave dhe duke e mbrojtur nga të këqijat në kohën kur ato përhapen e shumohen.

A ka myslimanë sot që duke qenë në mesin e miliona haxhilerëve nga e mbarë bota ndien përgjegjësinë që ka si individ karshi tyre?

Për këtë qëllim aspirues të haxhit, në kaptinën el-Haxh, e cila sipas mendimeve më të sakta është kaptinë medinase, shprehja ‘njerëz’ është përmendur 15 herë, për të na treguar se haxhi është mesazh universal. Në fund të kaptinës el-Haxh qëndron:

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ارْكَعُوا وَاسْجُدُوا وَاعْبُدُوا رَبَّكُمْ وَافْعَلُوا الْخَيْرَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ  وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ مِلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ هُوَ سَمَّاكُمُ الْمُسْلِمِينَ مِنْ قَبْلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ الرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيْكُمْ وَتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلَاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ

 “O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin! 78. Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!” [El-Haxh-xh: 77-78]

Nëse Haxhi nuk na shpie tek gradat më të larta:

  1. adhurimi për All-llahun, dhe
  2. lidershipi dhe dëshmia ndaj njerëzve sipas metodologjisë hyjnore,

atëherë ne kemi kryer një haxh jo sipas asaj që All-llahu dëshiron në Librin e Tij dhe sipas asaj që i dashuri ynë, Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka mësuar në traditën e tij.

Shpresoj dhe lutem që programet e Haxhit të ndryshojnë në nivel individual, institucional dhe qeveritar, në mënyrë që të realizojmë qëllimet dhe synimet ashtu siç do All-llahu i madhëruar e jo ashtu siç na u teket neve.

 

Burimi. http://www.msf-online.com/?p=10710


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013