Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
60 RREGULLA TË SUKSESIT

Dr. Sultan El-UMERIJJ  

 

1.       

Vetëbesimi është element me rëndësi për arritjen e sukseseve.

Kush të ka thënë se ti nuk ke mundësi të arrish sukses?!

Ndoshta është zë që sillet brenda teje por mos ia vë veshin, mos u merr me të, eja, le të nisemi!

2.       

Të gjithë të suksesshmit kanë pasur vetëbesim, ndryshe nuk do të mund të bënin as edhe një hap para. Bota po të pret, eja, çohu!

3.       

Që të kesh vetëbesim:

-          Përkujto se para një kohe ka disa punë që ke arritur t’i realizosh

-          Lute All-llahun që të të ndihmojë

-          Lexo për jetët e të suksesshmëve

4.       

Largohu nga njerëzit e pashpresë, ata që nuk të japin kurajë dhe nuk të motivojnë.

I nderuar, do të ngelësh i dobët po vazhdove t’i shoqërosh. Ki besim në vetvete dhe injoro dekurajimin e tyre.

5.       

Mos iu përgjigj justifikimeve që të ofron nefsi apo vetvetja jote, sepse nefsi të thotë se ‘ti nuk mundesh, kjo gjë është e pamundur.’ Binde vetveten për forcën dhe mundësinë që të vazhdosh në rrugën e suksesit.

6.       

Shumë njerëz suksesin e mendojnë jashtë vetes së tyre ndërsa të paktë janë ata që e kërkojnë brenda vetes. Ti bëhu ndryshe, shfaq aftësitë dhe kapacitetin që të arrish sukses.

7.       

Në rrugën e suksesit do të gabosh dhe do të ndiesh lodhje, andaj, të mos jenë këto barriera të pakapërcyeshme për ty. Vazhdo rrugën drejt suksesit dhe duro vështirësitë se ti, me lejen e All-llahut, do të arrish sukses!

8.       

Përkujto se çdo gjë që të rrethon është si rezultat i durimit dhe sakrificës së dikujt. P.sh. telefoni i mençur, sa mundi është dashur që ai ta sheh dritën. Andaj, duro edhe ti që të arrish sukses.

9.       

I suksesshmi është intelektual; ai lexon, dëgjon, vijon kurse, merr pjesë në punëtori, zhvillon aftësitë.

Popujt injorant do të ngelin të prapambetur gjithmonë.

10.   

Planifikimi i mirë të çon më lehtë tek qëllimi. Kur të arrish tek qëllimi, do të ndiesh një kënaqësi të rrallë. Kështu, përgatitu për planifikim që të kesh sukses.

11.   

Të gjitha projektet e suksesshme që mund t’i kesh parë janë produkt i një studimi dhe planifikimi të thellë. Kështu edhe ti, do të korrësh sukses kur të kesh bërë më parë projekte të studiuara mirë dhe planifikuara deri në detajin më të vogël.

12.   

Mbille vetëbesimin edhe të tjerët. Bëri të sigurt në aftësitë dhe kapacitete e tyre dhe në mundësinë që të ndryshojnë. Le të dëgjojnë fjalë të mirë e motivuese prej teje. Bëhu lënde ndezëse e shpirtit dhe ndjenjave të tyre.

13.   

Qëndro me njeri të suksesshëm, foli për ambiciet tua dhe shoqëroje gjithnjë që të të jetë model dhe shembull. Të kesh para vetes një personalitet të suksesshëm ka ndikim dhe rol të madh në suksesin tënd.

14.   

Duhet të ndryshosh sistemin e çrregulluar të gjumit. Flenë vonë, zgjohesh vonë. Nëse vazhdon kështu, kur mendon se do të realizosh qëllimet tua?

15.   

Kushtoji rëndësi shëndetit tënd dhe bëhu kureshtar që të merresh me sport ditor që të disponosh me shëndet të mirë. Kultura shëndetësore të ndihmon që të përforcosh këmbët në karvanin e të suksesshmëve.

16.   

Bëhu mendje hapur, me kulturë të gjerë, prano idetë e reja që të realizosh qëllimet dhe objektivat tu. Sa idenë e kemi nënvlerësuar në fillim ndërsa në fund jemi bindur se ajo ka qenë, pas All-llahut, sekret i suksesit!

17.   

Bëhu i dashur në shoqëri dhe jo tip konfliktuoz. Tregohu i butë, i mëshirshëm dhe i dashur me të gjithë.

18.   

Të gjitha projektet e suksesshme kanë nevojë për përcjellje, mbikëqyrje dhe interesim të vazhdueshëm për to. Edhe ti ke nevojë që ta korrigjosh veten kohë pas kohe për tu siguruar që je në rrugën e suksesit.

19.   

Që të kesh sukses, duhet të kesh një ekip pune rreth vetes, prej të cilët përfiton dhe me të cilat ambiciet i shndërron në projekte konkrete. Do të bësh udhëtim të këndshëm me ta.

20.   

Mos iu frikëso majave sepse edhe ata të suksesshmit që i ke rreth vete kishin frikë majat por ia dolën të ngjiten në to. Bëhu i guximshëm dhe vazhdo me hapat tu se, me lejen e All-llahut, do të mbërrish shtegun sado i lartë të jetë.

21.   

E rëndësishme në këtë rrugëtim është që t’i japësh përparësi gjërave më të rëndësishme. Shumë njerëz mbase e injorojnë këtë princip të rëndësishëm në fillim të rrugëtimit të tyre.

22.   

Bëhu i aftë që të ambientohesh me ndryshimet në jetën tënde. Ndodhë të humbasësh pasuri, ta humbasësh gruan, të zhvendosesh në ndonjë qytet tjetër nga ai që je tani, kështu që bëhu i dallueshëm për menaxhimin e ndryshimeve në jetën tënde.

23.   

Kur të kesh shijuar suksesin në një projekt, do të aspirosh për sukses tjetër. Kështu, suksesi lind suksesin, andaj, o hero  vazhdo rrugën e aventurave!

24.   

Izolimi nga shoqëria nuk është argument i zgjuarsisë dhe inteligjencës. Përkundrazi, është portë e dështimit dhe stresit. Vazhdo të qëndrosh në shoqëri, përfito nga ajo që sheh dhe injoro apo anashkalo qëllimshëm gabimet e atyre që i do.

25.   

Në momentin që pajton me realitetin tënd, do të ngelësh i paralizuar në vendin tënd. Ndreqe veten, përmirësoje, dhe ndrysho idetë që All-llahu të të ndihmojë të ndryshosh: “...(All-llahu nuk ndryshon gjendjen e një populli) përderisa ata të mos ndryshojnë gjendjen e tyre...” [El-Enfalë: 53]

26.   

Mos u bë nga ata që zvarritin punët, sepse zvarritja është barrierë e vështirë para suksesit. Mos thuaj do ta bëj këtë punë nesër por fillo që tani dhe nga ky moment. Edhe kështu do të zbulosh sa shumë je vonuar.

27.   

Karakteristikë  njerëzve të suksesshëm është se ata janë të disponueshëm, qetë, të buzëqeshur dhe në humor. Këto gjëra, në fakt, janë ato që na shkarkojnë nga barra e problemeve të jetës.

28.   

Kohë pas kohe duhet t’i bësh vetes pushim që të çlodhesh nga presioni i jetës dhe punëve. Kënaqu duke shikuar perëndimin e diellit, duke dëgjuar cicërimat e zogjve apo duke bërë ndonjë piknik.

29.   

Ka shumë njerëz që kanë koncept të gabuar për suksesin, mbase për shkak të imitimit të tjerëve. Duhet të bëhesh i pavarur. Merru me ushtrime logjike që të prodhosh ide të reja dhe të kesh inteligjencë të thellë.  

30.   

Janë të shumtë ata që merren me aktivitete fizike ndërsa të paktë ata që merren me ushtrime logjike dhe meditim të thellë për realizimin e aspiratave të tyre.  

31.   

Çdo gjë e ka vendin e posaçëm dhe nëse i vendosim gjërat në vendet jo adekuate, ne në fakt iu kemi bërë padrejtësi. Ti e ke vendin në radhët e të suksesshmëve andaj mos i bë vetes padrejtësi duke e vënë në radhët e dështakëve.

32.   

Në një ditar shkruaj projektet në të cilat ke korrur sukses dhe shkaqet që kanë çuar në këtë sukses. Pas një kohe ky ditar do të jetë një udhëzues i mirë për sukseset tjera.

33.   

Jetën merre si diç të dashur, jo si armiqësore. Bëhu shoqërues i jetës sate dhe buzëqeshi asaj sepse ajo është stacion suksesi për ty.

34.   

Jeta dhe sukseset tona të tanishme janë produkt i gabimeve të bëra në të kaluarën, gabime këto që me sukses arritëm t’i vëmë në shërbim të së ardhmes sonë.

35.   

Kohë pas kohe do të shfaqen simptoma të mendimeve negative dhe të kujtimeve të hidhura nga e kaluara, andaj bëhu i vëmendshëm dhe largoji prej vetes që të mos prolongojnë procesin e suksesit tënd.   

36.   

Emocionet dhe dashuria na shtyjnë drejt suksesit. Shtëpia plot dashuri, shtëpia plot me suksese.

37.   

Kur i suksesshmi të gjen se dikush e do dhe ndanë ndjenja dashurie e respekti me të, atëherë ai do të vazhdojë të qëndrojë në botën e të suksesshmëve, sepse uria për dashuri është më e madhe se uria për bukë.

38.   

Në rrugën e suksesit mos harro ata që të shoqëruan: gruaja/burri, shoku/shoqja, prindi. Mos harro t’i falënderosh gjithmonë.

39.   

Secili prej nesh ka intuitën, e cila i flet për diç. Intuita mund të jetë edhe e saktë, për shkak se ajo është produkt i përvojave tua dhe të tjerëve, andaj mos e anashkalo zërin tënd të brendshëm.

40.   

Kur të kesh realizuar një objektivë, sado që e vogël të jetë, falënderoje All-llahun së pari, e pastaj shpërbleje veten. Konsidero sikur je duke e shpërblyer një njeri që të ka bërë mirë.

41.   

Gjatë rrugëtimit të suksesit ndodhë të goditësh nga ankthi, por s’ka gjë të keqe, ndoshta ky stres është si vërejtje për ndonjë gabim të mundshëm, andaj bëhu syçelë dhe vigjilent ndaj ankthit tënd.

42.   

I suksesshmi nuk është egoist. Përkundrazi, është bujar dhe bashkëpunues me të tjerët që të korrin sukses. Madje, ai mund të jetë motivues për suksesin e tyre.

43.   

Në rrugën e suksesit ka dy gjëra të kundërta që ndodhin: gara dhe zilia: garo me të tjerët por me edukatë e moral (zilia e lëvduar) ndërsa mos u bë prej ziliqarëve (që kanë zili të urryer).

44.   

Shijoje jetën tënde çdoherë, në rini, pas të dyzetave dhe në të shtatëdhjetat. Do të rritesh e plakesh por mos harro ta mbash shpirtin të disponuar që të korrësh sukses.

45.   

Në rrugën e suksesit mund të hasësh edhe në kritika të shumta por jo çdo kritikë është armiqësore andaj mos injoro çdo kritikë sepse prej tyre mund të ketë të atilla që përfiton prej tyre.

46.   

Familja kanë një rol të madh në suksesin tënd. Dashuria e nënës dhe emocionet e saja dhe urtësia e babait dhe përkujdesja e tij të ndihmojnë shumë në suksesin tënd.

47.   

Nuk do të korrim sukses nëse nuk e përvetësojmë gjuhën e dialogut dhe komunikimit. Ajo që shpesh të bën të pikëllohesh është kur diskuton me figura dhe emra të mëdhenj ndërsa që në fillim kupton se ata kanë dështuar me abc-në e dialogut dhe komunikimit.  

48.   

I suksesshmi ka kulturë dhe informata të ndryshme, të cilat çdoherë i shton. Është njeri enciklopedik dhe në çdo shkencë e dije sheh mundësinë dhe shansin e suksesit.

49.   

Forca shpirtërore është mjeti shpërthyes i suksesit. Sa njeriu i suksesshëm ka marrë në thua në fillim ndërsa më pas është ngritur dhe ia ka dalë.

50.   

Mos ia lejo askujt që të shkatërrojë ëndrrat dhe aspiratat tua apo të të largojë nga rruga e suksesit. Mos harro, ti je përgjegjës për të ardhmen tënde.

51.   

Në çdo fazë të suksesit duhet ta kesh një këshilltar sepse marrja e vendimeve kokë në vete mund të të bëjë të dështosh.

52.   

Suksesi nuk përkufizohet vetëm në tregti dhe studime akademike. Sukses mund të jetë dhe edukimi i familjes, thirrja në Rrugën e All-llahut, ngritja në detyrë, etj.

53.   

Insistimi dhe këmbëngulja me gjithë vështirësitë është metodë dhe program i të suksesshmëve. Ata, pavarësisht vështirësive dhe zvarritjes së realizimit të qëllimeve, nuk heqin dorë nga rruga e suksesit.

54.   

I suksesshmi nuk e ka problem nëse e ndryshon mendimin e tij për shkak të vlerësimit se është i gabuar.

55.   

Pavarësisht vështirësive që gjen në jetë, prapë, brenda atyre gjembave fshihen lule të bukura. Më beso, shpresa është për një të ardhme më të mirë, andaj mos u ndal, vazhdo!

56.   

Nëse dështon të realizosh qëllimet, le të mos ejtë pesimizmi ai q të pushton ty. Çohu dhe gjej një varkë tjetër që të lundrosh në detet e suksesit.

57.   

Ndoshta i ke mbushur apo kaluar të tridhjetat dhe nuk ke realizuara disa qëllime. Pavarësisht kësaj, çohu dhe fillo punën se me lejen e All-llahut do të korrësh suksese.

58.   

I suksesshmi kurrë nuk i ndahet duasë dhe lutjes. Ai e di se në dorën e All-llahut janë çelësat e suksesit dhe se All-llahu është Ai që i largon vështirësitë.

59.   

Kujdes gjithnjë për raportet tua me rrethin: familjen, kolegët, shokët e suksesit. Ata kanë një rol të madh në mbështetjen tënde që të arrish sukseset.

60.   

Hape derën e shpresës në jetën tënde që të shohësh atë që të gëzon në realitetin tënd.

 

Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=16036

Përshtati në shqip: Dr. Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013