Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SA E DUAM ALL-LLAHUN DHE SA NA DO ALL-LLAHU? (1/2)

I. SA E DUAM ALL-LLAHUN?[1]
 
 
Dashuria për All-llahun është e natyrshme. Atë e përcakton raporti krijesë-Krijues ndërsa e motivojnë mirësitë dhe dhuntitë e pafundme të Tij ndaj nesh. Në fakt, ne, për çdo mirësi i detyrohemi Atij. Po kështu, edhe raportet e Tij me ne, respektivisht dashuria, mëshira, falja, përcaktojnë këtë dashuri. 
 
Por, sa e duam në të vërtetë All-llahun dhe sa arrijmë ta manifestojmë atë në formën dhe mënyrën e duhur?
 
Përpara se të japim përgjigjen, më lejoni të shpjegoj se dashuria për All-llahun nuk është vetëm ndjenjë dhe emocion dhe se ajo nuk manifestohet me formalitete. Dashuria është fe, besim, parim, dhe për këtë, doemos, duhet të reflektojë në jetën dhe sjelljet e besimtarit. Kështu, para se të përgjigjemi në pyetjen se ‘Sa e duam All-llahun?’, na duhet të mësojmë si ta duam All-llahun. Kjo  fundit ka të bëjë me matësit e vërtetë të dashurisë, pa njohjen e të cilëve dhe aplikimin e tyre, dashuria jonë për All-llahun do të ishte e padobishme. 
 
Kështu, në këtë hutbe, do të mësojmë për format e shprehjes së dashurisë për All-llahun, në mënyrë që më pas të kemi mundësi t’i japim përgjigje pyetjes: ‘Sa e duam All-llahun?’
 
1. Pozita e dashurisë për All-llahun në fe 
 
1.1. Dashuria për All-llahun imazh i besimit të përsosur 
 
All-llahu ka thënë:
 
“وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللَّـهِ أَندَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّـهِ ۖ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِّلَّـهِ”
 
“Ka njerëz që në vend të Perëndisë marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Perëndinë; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër Perëndinë...” [El-Bekare: 165]
 
Muhammedi ﷺ ka thënë:
 
“ثلاثٌ مَن كُنَّ فيهِ وجَد حلاوَةَ الإيمانِ: أن يكونَ اللهُ ورسولُه أحبَّ إليه مما سِواهما، وأن يُحِبَّ المرءَ لا يُحِبُّه إلا للهِ، وأن يَكرهَ أن يَعودَ في الكُفرِ كما يَكرهُ أن يُقْذَفَ في النارِ”
 
“Kush posedon tre gjëra, ai ka gjetur ëmbëlsinë e besimit: që All-llahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur se çdokush tjetër, ta dojë njeriun jo për tjetër pos për All-llah, dhe të urrej të kthehet në pabesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” [Transmetim unanim.]
 
1.2. Dashuria përcaktohet me kritere dhe  manifestohet me vepra
 
Dashuria për All-llahun është e normuar me rregulla dhe etikë. Kjo për shkak se dashuria, historikisht, ka ditur të prodhojë efekte negative, madje ekstreme. Shfaqja e formave të gabuara të besimit, si p.sh. tek të krishterët besimi se Zoti ka fëmijë, është pikërisht shkak i dashurisë. Nga këtu, dashuria në Islam ka marrë koncept tjetër. Ajo është dashuri që merr kuptim vetëm atëherë kur ne jetësojmë fjalët, urdhrat dhe porositë e All-llahut në praktikë. Ta duash All-llahun e të veprosh në kundërshtim me urdhrat e Tij është shprehje jo e duhur e dashurisë. Nëse e do, atëherë vepro sipas urdhrave të Tij. Sa bukur ka thënë Imam Shafiu:
 
E kundërshton All-llahun ndërsa dashurinë për Të pretendon?!
 
Kjo, logjikisht, nuk ka kuptim
 
Do t’i bindeshe po të ishte dashuria jote e sinqertë,
 
Siç i bindet i dashuri të dashurit të vet
 
Në vazhdim do të shpjegojmë disa prej formave se si manifestohet kjo dashuri.
 
2. Manifestimi i dashurisë për All-llahun 
 
2.1. Dhënia përparësi All-llahut para çdo gjëje tjetër 
 
All-llahu ka thënë:
 
“قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللَّـهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّىٰ يَأْتِيَ اللَّـهُ بِأَمْرِهِ ۗ وَاللَّـهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ”
 
“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria jua, që e kini fituar, tregtia – për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë – në të cilat e ndieni veten rehat, u janë më të dashura se sa Perëndia, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa ta sjellë vendimin Perëndia. E, Perëndia, nuk don ta udhëzojë në rrugën e drejtë popullin e korruptuar.” [Et-Teube: 24]
 
2.2. Pasimi i Profetit Muhammed ﷺ
 
All-llahu ka thënë:
 
“قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ”
 
“Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, ejani pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues.” [Ali Imran: 31]
 
“مَّن يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّـهَ ۖ”
 
“Kush i bindet Pejgamberit, ai iu ka bind Perëndisë...” [En-Nisa: 80]
 
Profeti Muhammed ka thënë: 
 
“لا يُؤمِنُ أحدُكم حتى أكونَ أحبَّ إليهِ من والدِه وولدِه والناسِ أجمعينَ”
 
“Nuk ka besuar ndonjëri prej jush përderisa unë të mos jam më i dashur tek ai se prindi, fëmija dhe njerëzit në përgjithësi.” [Transmetim unanim.]
 
2.3. Përkushtimi pas All-llahut dhe pas çdo gjëje që Ai e do
 
 Dhu-n-Nuni ka thënë: “Shenjë e dashurisë për All-llahun është përkushtimi absolut për Të duke braktisur tërë atë që të preokupon prej Tij.”
 
 Ahmed bin Ebi El-Hivari ka thënë: “Shenjë e dashurisë për All-llahun është t’i bindesh Atij dhe ta respektosh Atë.”
 
 Tusteriu ka thënë: 
 
-          Prej shenjave të dashurisë për All-llahun është dashuria për Kur’anin. 
 
-          Shenjë e dashurisë për All-llahun dhe për Kur’anin janë dashuria për Profetin ﷺ. 
 
-          Shenjë e dashurisë Profetin ﷺ është dashuria për Sunnetin. 
 
-          Shenjë e dashurisë për Sunnetin është dashuria për ahiretin. 
 
-          Shenjë e dashurisë për ahiretin është urrejtja e dynjasë ndërsa shenjë e kësaj të fundit është që të mos preokupohesh me të më shumë se sa për furnizimin i cili të shpie në ahiret.  [17]
 
2.3.1. Leximi i Fjalës së All-llahut 
 
Abdullah bin Mes’dui ka thënë: “Kush dëshiron ta dijë se a e do All-llahun, le t’ia ekspozojë veten e tij Kur’anit, sepse, kush e do Kur’anin, ai e do All-llahun e Madhëruar.”
 
2.3.2. Shpeshtimi i përmendjes së All-llahut – dhikrit
 
Ibrahim bin Aliciton Ebu HamzeBagdadiun të ketë thënë: “E pamundur është ta njohësh e të mos e duash. E pamundur, po kështu, është ta duash e të mos e përkujtosh. Po e përkujtove, patjetër se do ta gjesh shijen (ëmbëlsinë) e përkujtimit, e kur ta gjesh këtë shije, atëherë nuk ka gjë që të largon prej saj.” 
 
2.3.4. Dashuria për ata që i do All-llahu
 
Bish bin Serr-rri ka thënë: “Nuk është shenjë e dashurisë të duash atë që i dashuri urren.”
 
 
2.4. Pajtimi me caktimin e All-llahut
 
Abdul Vahid bin Zejd ka thënë: “Nuk besoj se ka ndonjë vepër që është me vlerë më të madhe se durimi, me përjashtim të ridasë (pajtimi dhe ndarjes i kënaqur me caktimin e All-llahut). Po kështu, nuk di të ketë gradë më të ndershme dhe më të lartë se ridaja. Ajo është maja e dashurisë.”
 
Përfundim
 
Tash ndal dhe pyete veten:
 
A i kam dhënë përparësi All-llahut para çdokujt tjetër në jetënt ime?
 
A i kam dhënë përparësi fjalës dhe fesë së All-llahu ndaj çdo gjëje?
 
A e kam pasuar të Dërguarin ﷺ? 
 
A jam i lidhur me Kur’anin?
 
A e përkujtoj All-llahun?
 
A i dua besimtarët? 
 
Vetëm atëherë kur të përgjigjesh në këto pyetje, do të mund ta gjesh përgjigjen edhe për pyetjen: Sa e dua All-llahun?
 
All-llahu na bëftë prej atyre që e duan sinqerisht, që i përgjigjen urdhrave të Tij, që pasojnë Profetin, që lexojnë e praktikojnë Kur’anin, që i duan ata që i do All-llahu, që pajtojnë dhe janë të kënaqur me caktimet e All-llahut dhe që nuk shpresojnë tjetër vetëm se kënaqësinë e All-llahut!
 
 
[1]Mbështetur kryesisht në: http://www.saaid.net/Doat/aiman/1.htm?print_it=1
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013