Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SA E DUAM ALL-LLAHUN DHE SA NA DO ALL-LLAHU? (2/2)

II. SA NA DO ALL-LLAHU?
 
Dashuria e robit për Krijuesin është, siç thamë, e natyrshme. All-llahu na ka krijuar dhe Atij i detyrohemi për çdo gjë, andaj është mosmirënjohje dhe përbuzje në qoftë se nuk i shprehim dashuri të sinqertë All-llahut dhe nuk respektojmë fjalën dhe urdhrat e Tij. Ajo që duhet të na interesojë dhe preokupojë është se sa na do All-llahu. Këtë dashuri arrijmë ta masim dhe identifikojmë me vepra. Ka një mori veprash që janë shenja të dashurisë së All-llahut ndaj nesh. Në vazhdim do të përmendim disa prej këtyre veprave, sikur që do të përmendim dhe reflektimin e kësaj dashurie tek robi. 
 
1. SHENJAT E DASHURISË SË ALL-LLAHUT NDAJ ROBIT 
 
1.1. Devotshmëria 
 
Ka thënë Muhammedi ﷺ:
 
“إن الله يحب العبد التقي الغني الخفي”
 
“All-llahu e do robin e devotshëm, të pasur (shpirtërisht) dhe të fshehtë (izoluar në kohë sprovash e fitnesh).” [Muslimi.]
 
Në këtë hadith janë të përshkruara tri tipare që flasin për vetëdijen dhe nivelin e lartë fetar tek besimtari. Devotshmëria nënkupton mbajtjen strikte për rregullave dhe ligjeve të Zotit; pasuria nënkupton pasurinë shpirtërore, që është imazh i devotshmërisë, dhe fshehtësia, nënkupton frikën nga rijaja –syefaqësia, që është thelbi dhe dëshmia e besimit dhe sinqeritetit, por nënkupton, veçmas në kontekst që është thënë, edhe izolimin individual në kohë fitnesh e sprovash për tu marrë me adhurim dhe lutje. Këtë të fundit e kanë përmendur   dijetarë të mëdhenj si Imam Neveviu, Sujuti, San’ani, etj.  
 
1.2. Pasimi i Muhammedit ﷺ dhe traditës së tij
 
All-llahu ka thënë:
 
“قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ”
 
“Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, ejani pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues.” [Ali Imran: 31]
 
Që të na dojë All-llahu, kusht e kemi pasimin e Profetit Muhammed ﷺ.
 
1.3. Angazhimi me vepra vullnetare në fushën e adhurimit 
 
Në hadith kudsijj qëndron: ‘...dhe vazhdon robi të më afrohet me nafile (adhurime fakultative) deri sa ta dua...’ [Buhariu.]
 
Nëse besimtari angazhohet me vepra fakultative është dëshmi se ai nuk është prej atyre që –All-llahu na faltë!- duan vetëm të heqin qafe detyrimet. Përkundrazi. Është dëshmi se e do All-llahun ndryshe nuk do t’i kryente këto vepra që nuk i kërkohen. Pra, nuk është prej atyre që adhurimin e kupton skllavëri por dashuri. 
 
1.4. Raportet tona ndërmjet vete
 
Gjë tjetër që na siguron dashurinë e All-llahut është forma ose mënyra se si n kalojmë me njëri tjetrin. All-llahu na ka treguar se në rast se ne i kultivojmë këto raport me dashuri e mirësi ndërmjet vete, Ai do të na dojë. Ja disa argumente fetare.
 
All-llahu ka thënë:
 
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّـهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ”
 
“O besimtarë! Nëse ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me të vërtetë Perëndia do të sjell një popull, që e do dhe që ata e donë (Perëndinë), të cilët janë të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj mohuesve;...” [El-Maide: 54]
 
Profeti Muhammed ﷺ  ka thënë në një hadith kudsijj:
 
“حقَّتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَحابِّينَ فِيَّ ، وحقَّتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَوَاصِلِينَ فِيَّ ، وحقَّتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَزَاوِرِينَ فِيَّ ، وحقَّتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَباذِلِينَ فِيَّ”
 
“Dashurinë Time e kanë merituar ata që janë dashur për Mua! Dashurinë Time e kanë merituar ata që mbajnë lidhjet ndërmjet vete për hir Timin! Dashurinë Time e kanë merituar ata që vizitohen ndërmjet vete për hir Timin! Dashurinë Time e kanë merituar ata që shpenzojnë (ndihmohen materialisht ndërmjet vete) për hir Timin!” [Albani në Sahihu-t-Tergib e konsideron autentik.]
 
Siç shihet, që të na dojë All-llahu duhet:
 
-          të jemi të mëshirshëm ndërmjet vete, 
 
-          ta duam njëri tjetrin sinqerisht,
 
-          të mos shkëpusim lidhjet,
 
-          të vizitohemi, dhe
 
-          të kujdesemi materialisht për njëri tjetrin.
 
1.5. Sprovimi
 
Profeti Muhammed  ﷺka thënë:
 
“وإنَّ الله عز وجل إذا أحب قوماً ابتلاهم”
 
“...dhe kur All-llahu ta dojë një popull, i sprovon...” [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe ndërsa Albani e konsideron autentik.]
 
Sprova, edhe pse sipërfaqësisht duket e keqe, në fakt mund të jetë e mirë, veçmas për besimtarin. Nëpërmjet saj i falen mëkatet dhe gabimet, kështu që lirohet nga përgjegjësia dhe arrin të fitojë pozitën e lartë që All-llahu ia ka caktuar por që me vepra nuk ka mundur ta arrijë, siç na ka mësuar Muhammedi ﷺ.
 
2. PËRFITIMET NGA DASHURIA E ALL-LLAHUT 
 
2.1. Ndihma e All-llahut 
 
Profeti Muhammed  ﷺka thënë:
 
 “إِنَّ اللَّهَ قَالَ : مَنْ عَادَى لِي وَلِيًّا فَقَدْ آذَنْتُهُ بِالْحَرْبِ”
 
“All-llahu ka thënë: ‘Do t’i shpalli luftë atij që armiqëson një të dashur Timin...’.” [Buhariu]
 
I dashur i All-llahut është besimtari që i përgjigjet urdhrave të Tij dhe që i largohet ndalesave të Tij. I tilli fiton këtë pozitë tek All-llahu që i mundëson ndihmën e All-llahut dhe përkrahjen e Tij.
 
2.2. Dashuria e krijesave
 
Sinqeriteti ka efekt magjik. Ai që e do All-llahun dhe vepron për hir të Tij, ai nuk privohet nga të mirat e dynjasë, edhe pse nuk i synon ato, derisa ai që vepron për të fituar kënaqësinë e njerëzve, ngal pa të por edhe pa kënaqësinë e All-llahut. Ja me çfarë na përgëzon Muhammedi ﷺ në një hadith kudsijj:
 
“إذا أحبَّ الله العبد نادى جبريل إن الله يحب فلاناً فأحببه فيحبه جبريل فينادي جبريل في أهل السماء إن الله يحب فلانا فأحبوه فيحبه أهل السماء ثم يوضع له القبول في الأرض”
 
“Kur All-llahu ta dojë robin e Tij, e thërret Xhibrilin: All-llahu e do filanin, andaj duaje edhe ti! Atëherë edhe Xhibrili e do, i cili i thërret më pas banorët e qiellit: All-llahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju! Edhe banorët e qiellit e duan. E pastaj, do të bëhet i dashur dhe i pranuar në tokë.” [Buhariu]
 
2.3. Suksesi për punë të mira para vdekjes 
 
Profeti Muhammed  ﷺka thënë:
 
“إن الله إذا أحب عبداً استعمله، قالوا: كيف يستعمله يا رسول الله؟ قال: يوفقه لعملٍ صالحٍ قبل الموت”
 
“Kur All-llahu ta dojë robin e Tij, e vë në shërbim. Thanë: O i Dërguari i All-llahut, si e vë në shërbim? Tha: I jep sukses për ndonjë vepër të mirë para vdekjes (ia mundëson përfundimin e mirë).” [Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu. Albani e klasifikon si hadith autentik.]
 
Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse njeriut i mundësohet që në ndarje nga kjo botë të jetë në gjendje çfarë All-llahu dëshiron. Është shenjë e përfundimit të mirë të jetës. E njeriu, do të ringjallet në gjendjen qysh ka vdekur.
 
Përfundim
 
1)      Që të na dojë All-llahu, na duhet:
 
2)      Të jemi të devotshëm,
 
3)      Ta pasojmë Muhammedin dhe të përfillim këshillat dhe porositë e tij,
 
4)      Të shtojmë adhurimet fakultative,
 
5)      Ta duam dhe ndihmojmë njëri tjetrin
 
6)      Të bëjmë durim në fatkeqësi dhe të llogarisim në shpërblimin e All-llahut 
 
Kështu, 
 
1)      All-llahu do të na dojë,
 
2)      Do t’i bëjë edhe njerëzit të na duan, si dhe
 
3)      Do të na mundësojmë të kemi përfundim të mirë të jetës.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013