Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Urtësi

Në këtë artikull, do të përshruhen në vazhdimësi urtësi nga të parët tanë.


  1. Dimri është plaçkë dhe begati e adhuruesve. [Omeri r.a.]
  2. Më parë do të preferoja të bëhem hí se sa të pres ndërmjet Xhennetit dhe Xhehennemit që ta di se për ku do të urdhërohem (të shkoj). Uthmani.
  3. Nuk do të ndihesha i kënaqur të gënjeja as edhe për një herë të vetme edhe nëse për këtë shpërblim do ta kisha tërë dynjanë (dhe pasurinë e saj). [Mutarrif bin Tarif]
  4. Kërkojeni diturinë se unë kam frikë që ajo të ikë prej jush dhe të shkojë tek të tjerët. Kërkojeni, mjerë për ju, sepse dituria është krenari e dunjasë dhe ahiretit. [Sufjan Theuriu]
  5. Më vjen lajmi për vdekjen e ndonjë burri nga Ehlu Sunneti ndërsa më duket sikur një pjesë e trupit më është gjymtuar. [Ejjub Sihtijani]
  6. 'Ka prekur majat (e lumturisë dhe qetësisë shpirtërore) ai që i është dhënë ridaja -kënaëqsia shpirtërore dhe pajtimi me caktimin e All-llahut.' [Ebu Abdullah el-Berathi]
  7. Abdullah bin Mes’udi ka thënë: “Kush dëshiron ta dijë se a e do All-llahun, le t’ia ekspozojë veten e tij Kur’anit, sepse, kush e do Kur’anin, ai e do All-llahun e Madhëruar.”
  8. E kundërshton All-llahun ndërsa dashurinë për Të pretendon?! Kjo, logjikisht, nuk ka kuptim, Do t’i bindeshe po të ishte dashuria jote e sinqertë, Siç i bindet i dashuri të dashurit të vet. [Imam Shafiu]
  9. Jahja bin Muadh Rrazi ka thënë: "Le të jenë tre gjëra fat i beismtarit prej teje: nëse nuk mudn t'i bësh mirë, mos i bë keq; nëse nuk e gëzon dot, mos e pikëllo, dhe, nëse nuk e lavdëron, mos e nënçmo!" 
  10. “E pamundur është ta njohësh [All-llahun] e të mos e duash. E pamundur, po kështu, është ta duash e të mos e përkujtosh. Po e përkujtove, patjetër se do ta gjesh shijen (ëmbëlsinë) e përkujtimit, e kur ta gjesh këtë shije, atëherë nuk ka gjë që të largon prej saj.” [Ebu Hamza Bagdadiu]
  11. 'Të pajtuarit dhe të kënaqurit me caktimet e All-llahut (ridaja) është dera më e madhe e All-llahut, është Xhenneti i kësaj bote dhe kandili ndriçues i adhuruesve.' [Abdul Vahid bin Zejd]
  12. Nëse djalli përpiqet të të bind se ti je më i mirë dhe më me vlerë se ndonjëri prej myslimanëve, atëherë shiko në moshën e atij personi: nëse është më i vjetër se ti, thuaj: “Ky është më i mirë se unë sepse ma ka paraprirë në besim dhe vepra të mira.” E nëse është më i ri se ti, thuaj: “Ky është më i mirë se unë sepse unë jam më i vjetër dhe kam bërë më shumë mëkate dhe gjynahe për çka edhe e meritoj ndëshkimin.” Kështu, pavarësisht moshës, nuk do të gjesh askënd nga beismtarët vetëm se është më i mirë se ti. (Bekr bin Abdullah El Muzenij)
  13. Islami nuk është rrugë ndër rrugë por është vet rruga, sikur që njeriu që solli këto mësime nuk është udhëzues nga udhëzuesit por vet udhëzuesi. [Muhammed Esed]
  14. Heshtja në kohën e duhur është cilësi burrash sikur që të folurit në vendin e vet është tipar nderi. [I. Kushejrijj]
  15. “...vdekja e dijetarit është yll që shuhet, prishje që nuk riparohet, shteg që nuk mbyllet...” [Ka’bi]
  16. “Kur më jepet lajmi për vdekjen e ndonjë burri (dijetari) nga Ehlu Sunneti, më duket sikur më është gjymtuar një pjesë e trupit.” [Ejjubi - rahimehullah]
  17. Çfarë nuk ka qenë fe në kohën e të Dërguarit të All-llahut dhe të shokëve të tij, nuk është as sot fe. Imam Maliku.
  18. Është normale ta shohësh anijen në ujë por jo edhe ujin në anije. Ji ti ai që futesh në zemër të dynjasë dhe jo dynjaja në zemrën tënde. [përkthim]
  19. Nëse ndonjë ditë ke humbur diçka që nuk pritur ta humbasësh, beso se një ditë All-llahu do të të begatojë me atë që nuk e ke pritur. [përkthim]
  20. Jeta e kishte pyetur vdekjen: Përse njerëzit më duan mua ndërsa të urrejnë ty? Sepse ti je një gënjeshtër e sajuar mjeshtërisht ndërsa unë jam një e vërtetë e hidhur. [Për t’i ikur keqkuptimit, qëllimi me ‘gënjeshtër’ është dhënia pas jetës së kësaj bote, e cila është kalimtare...]
  21. Më pëlqejnë ato karaktere që dhimbjet i presin me heshtje ndërsa gabimet e të tjerëve me justifikime.
  22. Ka thënë Imami Ebu Hatim Ibn Hibban el-Busti: "Është obligim për të mençurin që të heshtë derisa t'i obligohet të folurit. Sa të shumtë janë ata që kanë folur e janë penduar në ndërkohë që pak ka nga ata që kanë heshtur e janë penduar." [Reudatu-l-uala ve nuz'hetu-l-fudala', f. 43]
  23. Nuk ka mirësi në shpërdorim ndërsa në mirësi nuk ka shpërdorim. [Xhuvejni]
  24. Nëse arrin ta bësh mik një dijetar, i cili e kërkon argumentin, e zotëron atë, e pason të vërtetën ngado që të shkon, kudo që të jetë dhe me këdo që të jetë, edhe nëse të kundërshton, ti ke larguar vetminë dhe ke arritur miqësinë, sepse, nëse të kundërshton, të justifikon. Ndërsa injoranti, të kundërshton pa argument, të nxjerr nga feja ose të shpall risimtar pa fakt. Mëkati yt i vetëm është që ti nuk e pason rrugën e tij të keqe dhe traditën e tij të shëmtuar. Kështu, mos u mashtro me njerëzit e shumtë të kësaj kategorie sepse me mijëra prej tyre nuk vlejnë sa një dijetar i vetëm, derisa një dijetar i vetëm vlen sa të gjithë ata, edhe sikur e tërë bota të ishte e mbushur prej tyre.  [Ibn el-Kajjim]
  25. Njerëzit kanë vërtetuar nëpërmjet vëzhgimit (si dëshmitarë) se ata që kanë jetuar me dredhi, kanë vdekur në varfëri.  [Ibn el-Kajjim: Igathetu el-lehefan: 1/358.]


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013