Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MIRËSITË E SALAVATEVE NDAJ MUHAMMEDIT ﷺ

1. Çfarë nënkuptojmë me salavat?

Salavatet ndaj Muhammedit ï·º janë një nga ato veprat fetare të preferuara shumë. Është vepër me peshë në fe. All-llahu ka thënë:

Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)

Në këtë ajet shohim se urdhri për besimtarët për të rënë salavat mbi Muhammedin ï·º ka ardhur pasi që më parë All-llahu i Madhëruar dhe melaiket e Tij kanë rënë salavat për të. Por, çfarë në të vërtetë nënkuptojnë këto salavate ndaj tij?

Salavati i All-llahut të Madhëruar: Lavdërimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] tek melaiket. Është thënë edhe ndryshe se ka për qëllimin faljen –magfiretin. Por dijetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Ibnul Kajjimi, mohojnë të ketë kuptim mëshirën.

Salavati i engjëjve dhe besimtarëve: lëvdimi, ngritja e pozitës, fjalët miradije për të, duaja e tyre për të. Ose ajo që All-llahu e ka bërë, lëvdimin, siç thotë Ibnul Kajjimi. Ai thotë se mund të ketë njërin prej dy kuptimeve:

  1. Lëvdimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam], përmendja e tij për të mirë. Kjo nënkupton që ne ta lusim All-llahun ta lëvdojë Muhammedin [alejhis salatu ves selam].
  2. Ndërsa selami, siç përmend Fejruz Abadi, e që është prej emrave të All-llahut, ka kuptimin : Mos u privofsh kurrë nga të mirat dhe begatitë dhe shpëtofsh gjithmonë nga të këqijat dhe të metat-ligat. Ka mundësi të ketë kuptimin edhe të ruajtjes, shpëtimi, nga gjërat e qortuara dhe kundërthënëse. Kur të thuash: All-llahumme sal-li ala Muhammed atëherë ajo që synon ta thuash është: O All-llahu im! Shkruaja Muhammedit, misionit, Ummetit dhe përmendjes së tij suksesin dhe ruajtjen nga çdo mangësi, kështu që thirrja e tij të rritet çdo ditë, Ummetit i tij të shtohen dhe përmendja e tij të lartësohet.

2. Mirësitë e salavateve

1.

Urdhër i All-llahut të Madhëruar

“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)

2.

Veprimi i një gjëje që e ka bërë All-llahu i Madhëruar dhe engjëjt e Tij

Kjo ka rëndësi të veçantë motivuese për besimtarin sepse ai po e bën për Profetin atë që e bëjnë edhe All-llahu, Krijuesi ynë, dhe engjëjt, krijesat që nuk mëkatojnë.

3.

Kryerja e një pjese të obligimeve tona karshi Muhammedit ï·º

4.

Në pozitën më të afërt me Pejgamberin ï·º

Dashuria nuk është vetëm deklarative, duhet të shprehet dhe me punë. Salavatet janë një imazh, jo i aspektit deklarativ, ani pse shprehen me gojë, por i atij konkret. Atë që e do, e përmend. ‘Koprrac është ai që më përmend emri në prani të tij ndërsa nuk më çon salavat.’ –thoshte Muhammedi ï·º.

5.

Lutja i shkon/përcillet atij

6.

Shenjë respekti për atë që ka bërë për ne

7.

Shpërblimi i dhjetëfishuar

‘Kush më çon një salavat, All-llahu do t’i çojë atij dhjetë salavate!’ (Muslimi)

Kanë thënë se në kuadër të shpërblimit hyjnë:

1)      Shtimi i dhjetë të mirave

2)      Shlyerja e dhjetë të këqijave, dhe

3)      Ngritja në dhjetë pozita

8.

Engjëjt kërkojnë falje për të

9.

Përmban dhikr dhe falënderim për All-llahun

10.

Përmendësh me emër e mbiemër tek Pejgamberi ï·º

11.

Fitohet ndërmjetësimi i Profetit ï·º në Ditën e Kiametit

12.

Është një lloj sadakaje për ata që nuk kanë mundësi materiale

13.

Pastrim shpirtëror

14.

Mexhliset kanë bereqet

15.

Shkak për largimin e varfërisë

16.

Për bereqetin në ligjërime

17.

Përfitimin e mëshirës

18.

Shkak për vazhdimin me dashuri ndaj Pejgamberit ï·º

19.

Shkak për udhëzimin e njeriut

20.

Shkak për përgëzimin me Xhennet

21.

Shkak për ruajtje nga trishtimi i ditës së Kiametit

22.

Përforcimi në Sirat

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013