Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Mesazhe profetike për avancim personal (1): Atë që e prapëson vepra, prejardhja nuk e shtyn para

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut ﷺ në një hadith, përveç tjerash, ka thënë:

«...وَمَنْ بَطَّأَ بِهِ عَمَلُهُ، لَمْ يُسْرِعْ بِهِ نَسَبُهُ»
“...dhe atë që vepra e ka prapësuar, prejardhja nuk ka për ta shtyrë para!” [Muslimi.]

Kjo porosi profetike reflekton madhështinë e Islamit dhe angazhimin e tij për vlerësimin e duhur të njeriut. Ndryshe nga e kaluara, Islami kritere për vlerësimin e njeriut shpalli vlerat shpirtërore dhe morale. Në Kur’an, Zoti na mëson se:

﴿إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ﴾
“...Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij...” [El-Huxhurat, 13.] 
Pra, që të jemi afër Zotit, na duhet para çdo gjëje tjetër vepra jonë. Askush nuk mund të llogarisë në askënd dhe në asgjë që mund ta afrojë tek All-llahu përveç veprës dhe kontributit të tij. Këtë parim islam, i Dërguari i All-llahut ia mësoi familjes së tij para çdokujt tjetër, në mënyrë që të mos kalkulojnë në afërsinë biologjike me të sepse është kriter i refuzuar në Islam:

 “O kurejshë! Blini veten tuaj ngase unë nuk mund të bëjë asgjë për ju tek All-llahu. O bijtë e Menafit! Unë nuk mund t’iu ndihmojë asgjë tek All-llahu! O Abbas, i biri i Abdul Muttalibit! Unë nuk mund të bëjë asgjë për ty tek All-llahu! Oj Safije, halla e të Dërguarit të All-llahut! Unë nuk mund të bëjë asgjë për ty tek All-llahu! Oj Fatime, vajza e Muhammedit, më kërko çfarë të duash nga pasuria ime (se të jap) por dije se tek All-llahu nuk mund të bëjë asgjë për ty!” [Buhariu dhe Muslimi.]

Pra, fakti që Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, nuk i jep të drejtën madje as vajzës së tij, që të mbështetet në këtë lidhje dhe ta braktis veprën. Ebu Lehebit nuk i bëri dobia lidhja biologjike me të Dërguarin. All-llahu shpalli në Kur’an se, për shkak të mohimit, Ebu Lehebi do të jetë në ferr përgjithmonë (Mesed: 1-5).  

Këtu vihet në pah madhështia e Islamit, i cili njerëzit i bashkon rreth vlerave dhe parimeve dhe jo elementeve tjera që i përkasin fanatizmit racor, etnik ose fisnor. Arabi nuk ka vlerë ndaj joarabit dhe as anasjelltas vetëm se me devotshmëri. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: ‘Familja e filanit nuk janë miqtë e mi. Miqtë e mi janë All-llahu dhe besimtarët e sinqertë!’’ Me këtë aludoi se besimi dhe veprat e mira janë ato që e bëjnë njeriun të afërt me të. Selmani, megjithëqë vinte nga një vend i largët dhe i përkiste një populli tjetër, për shkak të besimit dhe përkushtimit për vepra të mira, arriti pozitë të lartë tek i Dërguari i All-llahut. Me mburrje dhe krenari thoshte: ‘Unë jam biri i Islamit.’ 

Kështu, tek Zoti nuk të ndihmon fakti që je i biri ose e bija e këtij apo atij, kë këtë apo atë pasuri; tek Zoti të ndihmon vepra e mirë. Vepra të jep përkatësinë ose kësaj të fundit i jep ngjyrë dalluese. Një asketi i ishte qepur pas një pasues, i cili mundohej ta imitonte në çdo gjë të dukshme (ecje, veshje, të folur). Duke qenë se kështu gabonte, sepse janë veprat e jo dukja ajo që e bën njeriun të afërt tek Zoti, asketi iu drejtua atij: ‘O biri im, edhe po të veshësh lëkurën time, nëse nuk i ke veprat sikur unë, nuk mund të jesh i ngjashëm me mua.’  Për këtë, feja na ka thirrur që tek All-llahu të kthehemi me zemër të pastër dhe vepra të mira (Esh-Shuara: 88-89) sepse janë veprat e jo prejardhja ato që na bëjnë dobi. 

﴿فَإِذَا نُفِخَ فِي الصُّورِ فَلَا أَنْسَابَ بَيْنَهُمْ يَوْمَئِذٍ وَلَا يَتَسَاءَلُونَ﴾
E, kur të fryhet në Sur, atëherë, në mes tyre – nuk do të ketë lidhje farefisnore, e as që ata do të pyeten në mes vete.” [El-Mu’minune: 101]

Ky ajet na tregon se në botën tjetër lidhja farefisnore nuk do t’i bëjë dobi atij që ka braktisur veprat, e veçanërisht besimin. Andaj, që të jemi afër All-llahut dhe, rrjedhimisht të shpëtojmë në botën tjetër, na duhet të angazhohemi me vepra të mira! 
 
 
Referenca: [En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1392). El-Minhaxh sherhu Sahihi Muslim bin el-Haxh-xhaxh. Ed. 2. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabijj. Vëll. 9, pj.17, f. 22-23.; Ibn Rexheb el-Hanbeli, AbduRrahman bin Ahmed. (2001). Xhamiu’l ulum ve’l hikem fi sherhi hamsine hadithen min xhevami’l kelim. Ed. 7. Verifikimi shkencor: Shuajb Arnauti dhe Ibrahim Baxhisi. Bejrut: Muessesetu’rr Rrisale. Pj.1, f. 308-310.; El-Mul’la El-Karijj, Ali bin Muhammed. (2002). Mirkatu’l mefatih sherhu Mishkati’l mesabih. Bejrut: Dar el-fikr. 1/288.; El-Mudhhiri, El-Husejn bin Mahmud. (2012). El-Mefatih fi sherhi’l mesabih. Kuvajt: Dar en-nevadir. 1/307.]


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013