Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLA TË IMAM SHAFIUT

1.       

Kush dëshiron ta fitojë dynjanë, le t’i rreket dijes, kush dëshiron ta fitojë ahiretin, le t’i rreket dijes po kështu.

2.       

Nëse dijetarët e sinqertë nuk janë evlija (të dashur, miq) të All-llahut, atëherë unë nuk di se kush mund të jenë?!

3.       

Kush e fsheh sekretin, zgjidhjen e ka të mirën në dorë.

4.       

Nëse të janë shumuar nevojat, fillo nga më të rëndësishmet.

5.       

Ndërmjetësimi (për punë të mira) është zekat i burrërisë.

6.       

Po ta dija se konsumimi i ujit të ftohtë ma zbeh burrërinë time, nuk do ta pija ndryshe vetëm se duke qenë i nxehtë.

7.       

Mos jetoni në një vend ku nuk ka një hoxhë që ta mëson fenë dhe një mjek që të informon (këshillon) për trupin (shëndetin).

8.       

Logjika, ngjashëm me të parit, ka një kufi ku nuk sheh përtej tij asgjë.

9.       

Grada e dijetarëve është devotshmëria, uniforma e tyre është morali i mirë ndërsa bukuria është bujaria e tyre.

10.  

All-llahu ka për ta demaskuar atë që zbukurohet me të kotën (për ta promovuar atë si të mirë).

11.  

Kush e mbivlerëson veten, All-llahu ka për ta kthyer tek vlera që ka.

12.  

Nuk ka kënaqësi që është e barasvlershme me shoqërinë e vëllezërve, sikur që nuk ka brengë të barasvlershme me ndarjen e tyre.  

13.  

I mençur është ai të cilin mendja e ndalon nga të padëshiruarat.

14.  

Gjëja që më së shumti të duhet është devotshmëria ndërsa ajo për të cilën më së paku ke nevojë është armiqësia.

15.  

Sa shumë do të kisha dashur që çdo gjë që di unë, ta dinë edhe njerëzit: të shpërblehem tek All-llahut e të mos më falënderojnë njerëzit.

16.  

Sa shumë do të doja që njerëzit ta mësojnë këtë dituri dhe mua të mos më atribuohet asgjë.

17.  

O Rebi’, po të kisha mundësi të të ushqej me dije, do të ushqeja.

Rebiu ka qenë nxënës i Imam Shafiut.

18.  

Nëse e gëzon, ta thotë (lëvdon me) atë që nuk e ke, e nëse e hidhëron, ta thotë (akuzon me) atë që nuk e ke.

19.  

Kush tregon vëllazëri të çiltër ndaj vëllait, atëherë do t’ia pranoj (justifikoj) të metat, do t’ia mbulojë mangësitë dhe do t’ia fal gabimet.

20.  

Atë që devotshmëria nuk e bën krenar, nuk ka për ta bërë asgjë tjetër.

21.  

Askush përveç të sinqertëve nuk e njohin syefaqësinë.

22.  

Edhe po të përpiqej dikush prej jush që t’i bëjë njerëzit të kënaqur me të, nuk do t’ia arrinte, andaj krijoni raporte të sinqerta me All-llahun. 

23.  

Kush pretendon të ketë bashkuar në zemrën e tij ndërmjet dashurisë për dynjanë dhe dashurisë për All-llahun, dijeni se ka gënjyer.

24.  

Sa furnizim i keq për botën tjetër është armiqësia dhe padrejtësia ndaj robërve të All-llahut!

25.  

Dijetari pyet për të që e di dhe atë që nuk e di, në mënyrë që të sigurohet për atë që e di dhe ta mësojë atë që nuk e di. Ndërsa injoranti hidhërohet nga të mësuarit për vete dhe përbuz mësimin e të tjerëve.

26.  

Shkencat janë dy: shkencë e fesë dhe shkencë e trupit. Shkencë e fesë është fikhu ndërsa shkencë e trupit është mjekësia.

27.  

Kërkimi i dijes është më me vlerë sa falja e namazit në mënyrë fakultative.

28.  

Nuk ka të metë më të madhe për dijetarët sesa të lakmojnë në atë që All-llahu kërkoi të heqin dorë prej saj (dynjasë/përfitimit material).

29.  

Grindja (polemika) në fe e bën zemrën të vrazhdë dhe për pasojë ka zili e hasmëri.

30.  

Kush nuk e ruan veten e tij, dituria nuk do t’i bëjë dobi.

31.  

Nëse e shoh një njeri të lajthitur që pason epshin edhe duke ecur mbi ujë, nuk do ta pranojë.

Shpjegim: Për të qenë një vepër e pranuar tek All-llahut, duhet të përmbushë dy kritere?

1)     Të jetë e çiltër për All-llahun, dhe

2)     Të jetë në përputhje me udhëzimet profetike.

Së këndejmi, nëse një njeri që nuk ka këto tipare, sado që me veprat e tij të jashtme mund të duket si njeri i dalluar- evlija, ato nuk i pranohen, sepse ai nuk i ka shkak i fesë. Ai mund të jetë magjistar, pro jo edhe evlija. Versione tjera të kësaj thënie të Imamit shpjegojnë qartë se veprat nuk i pranohet askujt pa shikuar më parë nëse e praktikon Sunnetin apo jo.

32.  

Sikur tërë njerëzit të meditonin vetëm në kaptinën el-Asr, do t’iu mjaftonte.

[Betohem në kohë, - (1) me të vërtetë, njeriu është në humbje, (2) përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, dhe të cilët rekomandojnë njëri-tjetrit të vërtetën (fenë Islame), dhe të cilët i rekomandojnë njëri-tjetrit durimin, (në zbatimin e urdhrave të Perëndisë). (3)]

33.  

Mos e konsulto atë që nuk ka miell në shtëpi, sepse ai është matuf (i hutuar, trullosur).

34.  

Nuk mund të shpëtojë (fitojë dituri) ai që diturinë e kërkon me pushtet dhe kryelartësi. Diturinë e fiton ai që e kërkon atë me nefs të nënshtruar (përulësi dhe modesti), me kushte të rënda ekonomike dhe me shërbim ndaj dijetarëve.

35.  

Dituria nuk mund të arrihet ndryshe vetëm se me durim ndaj përuljes dhe përbuzjes.

36.  

Sofizmi është themeluar mbi dembelinë.

37.  

Nëse në njeri i mençur është bërë sofist, nuk do të vijë dreka pa mos u bërë torollak (ahmak).

38.  

Imam Shafiu rrëfen: Një njeri i urtë i kishte shkruar një tjetri: O vëlla, të është dhënë dije, andaj mos e njollos dijen tënde me errësirën e mëkateve që të mbetesh pastaj në errësirë në ditën kur dijetarët e sinqertë ecin në nurin e dijes së tyre.

39.  

Kush e këshillon vëllanë e tij në vetmi, ai e ka këshilluar dhe vlerësuar, ndërsa kush e këshillon publikisht, ai e ka poshtëruar dhe tradhtuar.

40.  

Ligësia është në natyrën e njeriut: ai i afrohet atyre që i largohen dhe i largohet atyre që i afrohen.  

41.  

Njeriu patjetër se ka miq dhe kundërshtarë, kështu, nëse patjetër duhet ta kesh dikë afër vetes, atëherë le të jenë ata besimtarë të sinqertë.

42.  

Shtyllat e burrërisë janë katër: morali i mirë, bujaria, modestia dhe fetaria (adhurimi).

43.  

Një njeri e pyeti Imam Shafiun për moshën ndërsa ai ia ktheu: Nuk është punë e mençur të tregojë njeriu për vitet e tij, sepse, nëse është i ri, e nënvlerësojnë, e nëse është i vjetër, e marrin për plak (që nuk di çfarë flet). 

44.  

Kush ka dëshirë që t’i përmbyllet jeta me të mirë, le të ketë mendim të mirë për njerëzit!

45.  

Njeriu më i padrejtë ndaj vetes së tij është ai që tregohet modest para atij që nuk e nderon, që shpreson në dashurinë dhe respektin e atij që nuk i bën dobi, dhe që pranon lëvdatat e atij që nuk e njeh.

46.  

Njeriu me pozitën më të lartë është ai që nuk e sheh pozitën e vet fare, sikur që njeriu më me vlerë është ai që nuk e sheh vlerën e vet fare.

47.  

Ndihmojeni veten për të folurit me heshtje dhe për përfitimin  rregullave dhe nxjerrjen e mësimeve me meditim.

48.  

Dituri nuk është jo që memorizohet por ajo që të bën dobi.

49.  

Bazë e dijes është verifikimi ndërsa fryt i saj është shpëtimi. Bazë e devotshmërisë është pajtimi (me atë që të është dhënë) ndërsa fryt i saj është qetësia shpirtërore. Bazë e durimit është vendosmëria ndërsa fryt i saj është triumfi. Bazë e veprës është bekimi ndërsa fryt i saj është suksesi. Ndërsa qëllim i çdo gjëje është sinqeriteti/korrektësia.

50.  

Bëhu asket sepse asketizmi në trupin e besimtarit duket më bukur se qaforja në gjoksin e vashës së re.

51.  

O Rebië, po ta lë amanet që të mos flasësh (keq) për shokët e të Dërguarit të All-llahut sepse nesër, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë kundërshtari yt!

52.  

Nuk më ka ndodhur ta ngriti ndonjë njeri mbi pozitën që e meriton e të mos më ketë ulur nën pozitën time për aq sa e kam ngritur.

53.  

Kënaqësia e njerëzve është ideal që nuk arrihet dhe nuk ka rrugë që mund të të shpëtojë nga gjuha e njerëzve. Kështu, mbaju asaj që të bën dobi!

54.  

Nuk ka shtëpi, vajzat e të cilës nuk dalin (martohen) për meshkujt  të tjerëve, dhe meshkujt e të cilës nuk martohen me fermat  të tjerëve, e që të mos iu lindin fëmijë budallenj/matufë.  

55.  

Nuk di shkencë më fisnike -pas hallallit dhe haramit (shkencave fetare)- se mjekësia, por ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterët) na kanë dominuar në këtë drejtim.

56.  

Mirësia është në pesë gjëra: pasurinë e shpirtit, shmangien nga dëmtimit i të tjerëve, fitimi hallall (i pasurisë), devotshmëria dhe besimi (mbështetja) në All-llahun.

57.  

Kur e shoh një dijetar të hadithit, më duket që jam duke e parë një shok të Resulullahit .

58.  

Dijetarët e hadithit janë njerëzit më të udhëzuar.

59.  

Nëse për veprën tënde ke frikë vetëpëlqimin, atëherë shiko se:

-         Kënaqësinë e kujt po e kërkon,

-         në shpërblimin e kujt po shpreson,

-         nga dënimi i kujt ke frikë,

-         për cilin shëndet je mirënjohës,

-         cilën sprovë/fatkeqësi e kujton?

Nëse ti ndalesh dhe mendon në ndonjërën prej këtyre tipareve, atëherë vepra jote do të zvogëlohet në sytë e tu (nuk do të mashtrohesh me të).

 

Imam Gazaliu duke komentuar këtë thotë: Imam Shafiu e përmendi të vërtetën përkitazi me syefaqësinë dhe shërbimin e dukurisë së vetëpëlqimit.

Shënim: Vetpëlqimi (ar. el-uxhbu) nënkupton konsideratën se ke bërë mjaftueshëm vepra të mira dhe se ato të mjaftojnë ndaj çdo gjëje tjetër, duke harruar për ta falënderuar All-llahun që ta mundësoi realizimin e tyre.

60.  

Veprat më të vështira janë tre: dorëdhënia në varfëri, devotshmëria në vetmi dhe thënia e të vërtetës tek ai që shpreson në të (mirat e tij) dhe ke frikë prej tij.

 

Shkëputur nga përzgjedhja e Salih esh-Shami

Burimi: http://www.kalemtayeb.com/


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013