Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RRËFIMI PËR NJERIUN QË I VINTE ERA PARFUM ÇDOHERË

Ibn el-Xheuzijj në librin El-meuaidh ve-l-mexhalis përmend se një njeriu me emrin Ebu Bekir i vinte era parfum çdoherë. Për këtë edhe kishte marrë nofkën Miskijj.

E pyetën se si i vinte era parfum çdoherë?

Tha: Betohem në Zot që ka vite që unë nuk kam vënë parfum në trupin tim. Vite më parë isha rrugës duke ecur kur ja një grua më rrëmbeu me forcë në shtëpinë e saj dhe kërkoi prej meje të flija me të. Nuk doja por si të shpëtoja. Mendova për një hile. I thashë: Kam nevojë të pastrohem më parë. Pranoi. Hyra në banjë dhe në vend të pastrimit, e fëlliqa trupin tim. Vetes i hodha ndyrësirë. Ashtu në atë gjendje me dhe erë të padurueshme i dola përpara asaj. Kur më pa, ndjeu neveri dhe më largoi nga shtëpia. Kështu, shpëtova nga kjo punë e pistë. Në mbrëmje pashë në ëndërr sikur dikush më foli: ‘Ke bërë atë që s’ka bërë askush, kështu që do të ta parfumosh trupin në këtë dhe botën tjetër!’ Që atëherë, era e parfumit kurrë nuk më është hequr.      

 

El-meuaidh ve-l-mexhalis, 224,

El-xhezau min xhinsi-l-amel, 2/128,

Meusuatu-l-ahlak ve-z-zuhd ve-rr-rrekaik, 1/281.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013