Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Mesazhe profetike për avancim personal (2): Përsosja e gjërave

 

I Dërguari i All-llahut ka nxitur dhe motivuar që vepra e bërë të jetë sa më e përsosur. Në një hadith të transmetuar nga Aisheja, qëndron se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

»إن الله عز وجل يحب إذا عمل أحدكم عملاً أن يتقنه«

All-llahu i Madhëruar dëshiron që kur dikush prej jush ta bëjë një punë, ta bëjë atë në formë të përkryer.’[1]

Munaviu, në shpjegim të këtij hadithi, ka thënë:

O besimtarë, All-llahu dëshiron që kur dikush prej jush ta bëjë një punë, ta përsos atë, gjegjësisht ta përkryej atë, siç është shpjeguar në transmetimin e Askeriut. Një mjeshtri, që All-llahu e ka angazhuar në punimin e veglave, mjeteve dhe armëve, i lipset të punojë me cilësinë më të lartë, ashtu siç All-llahu e ka mësuar. Ai duhet të ketë synim të parë (pas kënaqësisë së All-llahut) përfitimin e njerëzve prej punës së tij, e jo të punojë me nijetin që, po nuk punoi, do të humbas, apo të punojë sipas çmimit të ofruar. Përkundrazi, ai duhet të punojë sipas asaj që përcaktojnë standardet industriale/zejtare. Ai ka përmendur rrëfimin e një mjeshtri, i cili për një klient të tij kishte punuar një punë por jo me përkushtim. Pasi që ia kishte dorëzuar mallin, kishte shkuar në shtëpi por gjumi nuk i vinte dot sepse e brente ndërgjegjja. Urrente që puna e tij të mos dilte e përsosur, andaj, në vend se të flinte, gjatë tërë natës ia punoi një model tjetër, sipas standardeve që parasheh industria, e jo sipas klientit. Të nesërmen ia dorëzoi klientit duke ia kërkuar artikullin e parë dhe duke ia shpjeguar se këtë artikullin e dytë nuk e kishte bërë për të, por për si kompensim për të drejtën (standardin) e industrisë/zejes dhe si shenjë pakënaqësie që në veprimtarinë e tij të ketë diç që nuk është punuar me përkushtim e përsosmëri. Kështu, kurdoherë që mjeshtri ul standardin e punës vetëm për shkak të çmimit të vogël, ai ka përbuzur atë që ia ka mësuar All-llahu, e mbase, në shenjë dënimi nga All-llahu, do t’i merret përsosmëria (mjeshtri).”[2]  

 

 



[1] El-Mu’xhem el-eusat (1/275); Musned Ebi Ja’la (7/349); Firdeus (1/157); Shuabu’l Iman (4/334); Mexhemu-z-zevaid (4/98). Shih edhe Keshfu’l hafa’ (1/286). 

[2]  Fejdu-l-Kadir, 2/286-287.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013