Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Përmbledhje urtësish

URTËSI TË NDRYSHME

(përkthime dhe përshtatje nga gjuha arabe)

1.        

Bëji mirë shokëve, që ta shtosh dashurinë e tyre, dhe bëji mirë armiqve, që t'i bësh shokë.

2.        

Stresi është sikurse një karrige lëvizëse: të lëviz pandërprerë por nuk të dërgon asgjëkund.

3.        

Që të jetojmë, duhet ndonjëherë t'i mbyllim sytë. Një i varfër bleu tre portokaj. Filloi ta qëronte të parin, por doli i prishur, kështu që e hodhi në kosh të plehrave. E qëroi edhe të dytin por prapë i qëlloi i prishur. Nga frika se mos po qëllonte edhe i treti i prishur, e fiku dritën, e qëroi dhe e ngrëni.

4.        

Pozitivizmi: Në një lokal, në vend se të shkruhej: "E mbyllëm për shkak të namazit!", qëndronte: "Në shkuam para teje në xhami, eja, na u bashkëngjit!"

5.        

Nuk është pse perëndimorët janë gjeni ndërsa ne budallenj, por për shkak se ata përkrahin të dobëtin derisa të arrijë sukses dhe për shkak se ne sfidojmë të suksesshmin derisa të dështojë.

6.        

Kërkimi falje është tipar i njerëzve të mëdhenj.

7.        

Disa njerëz janë sikur libra dhe kopertina: kjo e fundit mund të jetë e vrazhdë dhe jo tërheqëse por brendia e librit mund të të mahnit. Apo, kopertina mund të jetë tërheqëse ndërsa brendia - përmbajtja skandaloze. Kështu, mos i gjyko gjërat nga forma e jashtme e tyre.

8.        

Jeta është përplot gurë, andaj ke kujdes e mos u rrëzo. Merri këta gurë dhe ndërto shkallë që të arrish lart deri tek suksesi.

9.        

Do të ngelësh i stresuar e mërzitur përderisa namazi, që është shpëtim, nuk është në rrethin tënd të interesit. Namazi është thirrje për në shpëtim, e si do të shpëtojë ai që nuk falet?!

10.    

Që të jetosh si mbret, duhet të jesh i kënaqur me atë që të është dhënë, qoftë kjo edhe hiq më shumë se kafshata e gojës. A nuk sheh ata që kanë sunduar dynjanë se si shkuan nga kjo botë vetëm me një qefin!

11.    

Ka njerëz me të cilët avancon duke folur, sikur që ka të tjerë me të cilët avancon duke heshtur.

12.    

 Duke hipur në autobus, një njeriu iu zbath njëra këpucë dhe i ra. Duke qenë se autobusi u nis, ai zbathi edhe këpucën tjetër dhe e hodhi. Tha: Ndoshta i gjen ndonjë i varfër dhe përfiton prej tyre.

13.    

Mos e përdor shkopin, përderisa zëri kryen punë, dhe mos e përdor zërin përderisa heshtja flet.

14.    

Sa më i thellë që të jetë pusi, aq më i ftohtë dhe më i ëmbël është uji. Që të kesh mendime të bukura, mendo thellë e medito gjatë!

15.    

Buzëqeshja në nënkupton fshehjen e brengave, por dominimin mbi brengat.

16.    

Optimizmi nuk nënkupton zhdukjen e brengave por artin e bashkëveprimit me brengat.

17.    

Në jetë synimet duhet të jenë sikur në fushë futbolli: të shënosh gola çdoherë.

18.    

Leximi i vazhdueshëm dhe puna me zell janë themele të suksesit.

19.    

Kujdes, fjalët që fol sa je i hidhëruar, do të përdoren argument kundër teje më pas.

20.    

Kush mbështetet në njerëz, bëhet monoton, kush mbështetet në pasurinë e tij, i humbet, kush mbështetet në pushtetin e tij, ngecë, kush mbështetet në mendjen e tij, hutohet, e kush mbështetet në All-llahun, nuk ndien monotoni, nuk ngecë, nuk i pakësohet pasuria dhe nuk ndihet konfuz.

21.    

Heshtja nuk nënkupton të mos flasësh. Heshtja bëhet ndaj të keqes, ndryshe, le të jetë gjuha jote e lagur nga përmendja e All-llahut.

22.    

Jeta është sikur anija në det: a do ta drejtojmë anijen e të dalim në breg, e do të na çojë anija kah të dojë vet.

23.    

Që të bësh çfarë të duash, është liri e shthurur. Që të duash atë që bën, kjo është lumturi.

24.    

Le të të mos mashtrojë pamja, sepse, qetësia e varrezave nuk nënkupton se të gjithë janë në Xhennet.

25.    

Një njeri e pyeti një besimtar: Nëse Zoti yt na gjuan me shigjeta të kaderit (caktimit), si të shpëtojmë? Besimtari iu përgjigj. Qëndro afër gjuajtësit (Zotit), do të shpëtosh!

26.    

Vullneti është elementi dallues ndërmjet të suksesshmit dhe dështakut.

27.    

Nëse nuk merr kritika, me gjasë ti nuk ke bërë asgjë.

28.    

Varfëri nuk është të kesh xhepin bosh por të kesh mendjen bosh dhe të kesh moral të keq.

29.    

Mos e keqtrajtoni femrën, sepse ajo një ditë do të bëhet nënë dhe Xhenneti do të jetë në këmbët e saj.

30.    

Po të kisha kuantiteti dhe jo kualiteti vlerë, shkëmbinjtë e lartë do të ishin më të shtrenjtë se elmazi.

31.    

Dështimi nuk nënkupton t’i qasesh një pune e të mos kesh sukses. Dështimi është të mos i qasesh fare.

32.    

Ka njerëz që notojnë drejt anijes dhe ka të tjerë që humbasin kohën duke e pritur atë.

33.    

Durimi është lënde djegëse me të cilën funksionojnë mjeshtëria dhe përsosmëria.

34.    

Zemrat janë arka, buzët janë dry ndërsa gjuhët janë çelësa. Le ta ruaj secili çelësin e sekreteve të tij.  

35.    

Pemën e vyshkur nuk e gjuan me gurë askush.

36.    

Kur të na rriten thonjtë, i shkurtojmë thonjtë dhe jo gishtërinjtë. T’i shkurtojmë problemet, jo jetën.

37.    

Çdo ditë thuhet: ‘Vdiq filani, vdiq filani!’, e një ditë do të thuhet dhe për ty: Vdiq filani! [Umer bin Hattabi]

38.    

Bëhu i ndershëm dhe besnik, jo pse njerëzit e meritojnë një gjë të tillë, porse ti nuk e meriton të jesh i pandershëm dhe tradhtar. [Abbas Mahmud el-Akkad]

39.    

Nuk ka zbulim sot në shkencë që e kemi e që autorët e tij të mos kenë thënë se gati është i pamundur.

40.    

Armët më të fuqishme që kemi janë koha dhe durimi.

41.    

Nuk ka shumë rëndësi ku je për momentin sa ka rëndësi se kah je drejtuar në këtë moment.

42.    

Fuqia e një zinxhiri matet me fuqinë e hallkës më të dobët të tij.

43.    

'Të ndiesh keqardhje për mëkatin pse nuk ke mundur ta bësh, tek All-llahu është më e rëndë se ta kesh bërë atë mëkat!' [Ibn el-Kajjim]

44.    

Bëhu kushdo që ke dëshirë, sepse nëse sot ec, nesër në varr do të jesh i shtrirë.

45.    

Gjërat e mëdha fillojnë nga brendësia jote. A nuk ke parë se nëse veza thyhet nga jashtë, atëherë ajo mbaron, ndërsa nëse thyhet nga brenda, atëherë një jetë e re fillon.

46.    

Nëse ke të drejtë, atëherë s’ke pse të hidhërohesh, e nëse nuk ke të drejtë, nuk të takon të hidhërohesh.

47.    

Kur All-llahu i Madhëruar e përshkroi të Dërguarin e Tij, Muhammedin ï·º, mjaftoi me përmendjen e moralit të tij.

48.    

O lumtur nuk është ai që realizon atë që dëshiron, sepse kërkesat e njeriut janë pafund. I lumtur është ai që pajton me atë që i është dhënë dhe e falënderon All-llahun për to.

49.    

Imam Shafiu iu drejtuan Rebiut: O Rebi’, lëri gjërat që nuk ke interes në to, sepse kur ta thuash fjalën, ajo të robëron.

50.    

Nuk ka njeri të dobët por njeri që nuk gjen dot burimin e fuqisë brenda vetes. [Ibrahim el-Fekij]

51.    

U pyet një njeri i urtë: Përse po sillesh mirë me atë që po sillet keq me ty? U përgjigj: Sepse duke i bërë mirë atij, jetën ia bëj më të lumtur, ditën time e bëj më të bukur, parimet e mia më të forta dhe shpirtin tim më të çiltër.  

52.    

Kush turpërohet për t’i bërë mëkat All-llahut, All-llahu turpërohet ta ndëshkojë atë në Ditën e Llogarisë. Kush e ka në konsideratë All-llahun në mendimet e tij, All-llahu do t’ia mbrojë lëvizjet e gjymtyrëve të tij (nga rënia në mëkat). Ibn el-Kajjim.

53.    

Ndonjëherë nuk të urrejnë për shkak të të metave, por për shkak të tipareve.

54.    

Edhe një shkëndije e vetme e diellit mjafton që terri të ikën.

55.    

Truri i përtacit është laborator i djallit. [urtësi angleze]

56.    

Koha më e mirë e mbjelljes së pemës së parë ka qenë para dhjetë viteve ndërsa koha më e përshtatshme e mbjelljes së pemës së dytë është tani. [urtësi kineze]

57.    

Halifeja Ebu Xha’fer el-Mensur u shqetësua nga një mizë që i sillej kah fytyra.

Përse All-llahu e ka krijuar këtë mizën?- e pyeti një Imam.

Që t’i poshtërojë me të tiranët- ia ktheu Imami.

58.    

Imagjinata nuk shterë. Sa më shumë ta thellosh, aq më shumë shtohet.

59.    

Mos shiko tërë atë që të shohin sytë dhe mos dëgjo tërë atë që të dëgjojnë veshët. [Shekspiri.]

60.    

Vajza nuk kërkon nga kjo botë asgjë përveç mashkullit, e kur t’i vie. Atij i kërkon gjithçka.

61.    

Jeta i ngjanë lumit; nuk laget nga i njëjti ujë dy herë. Kënaqu me çdo çast të jetës sate!

62.    

Që të arrish tek caku e tërë që të duhet është të marrësh drejtim. [Karl Fredrik]

63.    

Ata që nuk shohin asgjë përveç të metave të njerëzve, në fakt nuk kërkojnë asgjë tjetër. [Tomas Fuler]

64.    

Fatkeqësitë e mëdha nxjerrin burra të mëdhenj. [R. Nikson]

65.    

Vështirësitë dhe pengesat do t’i shohësh atëherë kur të kesh larguar sytë nga qëllimi yt.

66.    

Ai që, kur ta kënaqësh me diç, të thotë atë që nuk e ke, kur ta hidhërosh, do ta thotë po kështu atë që nuk e ke. [Shafiu]

67.    

Kënaqësia (dëfrimi) është lumturia e të çmendurve ndërsa lumturia është kënaqësia e të urtëve.

68.    

Ndërgjegjja nuk nënkupton të mos bësh gabime. Ndërgjegjja nënkupton të mos kënaqesh me gabimet.

69.    

U pyet një njeri i urtë: Prej kujt e mësove urtësinë? Prej të verbrit, sepse ai nuk e vë këmbën në tokë pa u siguruar më parë me shkopin e tij –u përgjigj.  

70.    

Përtaci është ta bësh shprehi pushimin para se të lodhësh.

71.    

I pafat e keqbërës është ai që grumbullon pasurinë për të tjerët ndërsa tregohet koprrac për vete. [Maverdi]

72.    

Ujku nuk do të ishte ujk sikur delja të mos ishte dele.

73.    

Nëse dikush të shan, ktheja me butësi, dhe tregoji se secila enë spërkat me atë që posedon.

74.    

Dituria i cicëron veprës, nëse i përgjigjet mirë, ndryshe, ikën. [Aliu radijAll-llahu anhu

75.    

Durimi nënkupton të pëshpëritësh në veshët e jetës: Sa ta kam All-llahun me vete, nuk do të heq dorë!

76.    

Çdo humbje mund të kompensohet, me përjashtim të kohës.

77.    

Shpresa nuk vjen nga asgjëja dhe nuk lind nga inekzistentja. Ajo vjen nga besimi. 

78.    

Pikëllimi dobëson dhe dëmton zemrën, vendosmërinë dhe vullnetin. Për djallin asgjë nuk ka më të dashur nga besimtari se sa pikëllimi i tij. Ibn el-Kajjim.

79.    

Kush flet për vete me atë që do, të tjerët do të flasin për të me gjëra që ai urren. [Ahmed Sheuki]

80.    

Mënyra më e mirë për të larguar të këqijat e të tjerëve ndaj teje është t’i harrosh ato. [Soloni]

81.    

Po e konsultove të mençurin, mendja e tij do të bëhet e jotja. [përkthim]

82.    

Janë të shumtë ata që pranojnë këshillën por të paktë janë ata që përfitojnë prej saj.

83.    

Kush jeton në frikë, nuk do të bëhet i lirë kurrë.

84.    

Nuk janë dija dhe as forca ato që i dallojnë të suksesshmit nga dështakët. Është vullneti.

85.    

Nuk është detyrë e fanarit të thotë se rruga është e errët por të thotë: Ja, jam këtu për tua ndriçuar rrugën. [Rafiu]

86.    

Edhe një udhëtim prej njëmijë kilometrash fillon nga një hap i vetëm.

87.    

Një njeri e shau Umer bin Abdul Azizin ndërsa ky ia ktheu: Po të mos ishte Dita e Llogarisë, do ta ktheja!

88.    

Dështimi nuk nënkupton të biesh poshtë por të qëndrosh poshtë.

89.    

Dështimi, thjesht është një shans i ri për të rifilluar nga e para por kësaj radhe me një përvojë dhe mençuri më të madhe. [Henri Ford]

90.    

Kush favorizon pasurinë ndaj jetës, është budalla. Kush favorizon pasurinë ndaj nderit dhe vlerave, është i poshtër. Kush favorizon ndaj ummetit dhe vendit të vet, është kriminel. [Mustafa Sibai]

91.    

Kur rrija me të pasurit, shqetësohesha sepse çfarëdo që shihja tek të tjerët, e shihja më të mirë se timen. U shoqërova me fukaratë dhe mu qetësua shpirti. [Avn bin Abdullah]

92.    

Maja e etikës dhe moralit është të kesh turp nga vetvetja. [Platoni]

93.    

Nuk ka gjë në këtë botë që ia shton vlerën femrës sikur nderi. [Edisoni]

94.    

Çdoherë ku të rrëzohesh, kap (gjej) diçka.

95.    

Nuk do të jesh humbës nëse nuk ndalesh nga përpjekjet.

96.    

Imagjinata është më e rëndësishme se informacionet.

97.    

Sokratit i ishte thënë se dikush nga të pandershmit kishte shprehur dashuri për të. Ai u mërzit e tha: Me gjasë kam bërë diç që përputhet me sjelljet e tij andaj edhe më do!

98.    

Vija që ndanë kokrrën e grurit në dy pjesë është për të na përkujtuar se njëra pjesë është për ty e tjetra për vëllanë tënd.

99.    

Kurrë nuk kam diskutuar me dikë e të mos kam dashur që All-llahu ta sillte të vërtetën nëpërmjet gjuhës së tij, e jo gjuhës time. [Imam Shafiu]

100.      

Kush nuk e përballon shijen e hidhur të ilaçit, do të vuaj përherë.

101.      

Më mirë është ta ndezësh qiriun se sa ta mallkosh errësirën.

102.      

Shkruajeni më të mirën që e dëgjoni, memorizojeni më të mirën që e shkruani dhe flisni me më të mirën që e dëgjoni. [Abdullah bin el-Mukaffaë]

103.      

Një njeri, vajzën e të cilit e kërkonin për nuse disa djem, e pyeti Hasan Basriun për kë ta martonte vajzën? Hasani i tha: Martoje për atë që ia ka frikën All-llahut sepse, nëse e do, e nderon, e nëse nuk e do, nuk ia shkel të drejtat.

104.      

Bëhu si qielli, drejt të cilit shikojnë të gjithë, e mos u bë si toka, të cilën e shkelin të gjithë.

105.      

Kur shikova në turmën e besimtarëve në kodrën e Arafatit, thashë në vete: Do t’iu ishin falur gabimet sikur unë të mos isha në mesin e tyre. [Bekr bin Abdullah el-Muzenijj]

106.      

All-llahu e mëshiroftë njeriun, i cili ndalet tek plani i tij: nëse është për All-llahun, e realizon, ndryshe, ikën prej tij. [Hasan Basriu]

107.      

Bardhësia, jo detyrimisht nënkupton të bukurën, sikur që e zeza nuk nënkupton të keqen. Qefini është i bardhë, por i frikshëm, ndërsa Qabeja e madhërishme është e zezë, por e bukur dhe madhështore.

108.      

Njeriu, nuk vlerësohet nga pamja por na morali!

109.      

Kur ta shohësh një njeri që nuk qanë, dije se është i dobët!

110.      

Kur ta shohësh njeriu që flenë më shumë se gjysma e ditës, dije se ka dhimbje.

111.      

Kur ta shohësh njeriun që qesh së tepërmi, madje edhe për gjëra shumë të thjeshta, dije se është i pikëlluar.

112.      

Kur ta shohësh njeriun që nuk çanë kokën për të tjerët, dije se është nënçmuar e poshtëruar nga shumë njerëz.

113.      

Jastëku bart kokën e të pasurit dhe të varfrit, të rriturit dhe të voglit, portierit dhe emirit, por nuk mund ta shijojë gjumin në të vetëm se ai që ka ndërgjegje të pastër.

114.      

Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, mos ‘tjerr’ çdo gjë, mos komento çdo gjë dhe mos kontrollo çdo gjë, ngase ata që kontrolluan dhe analizuan deri në imtësi elmazin gjetën se ai ishte thëngjill.

115.      

Ai që nuk ka të holla në kuletë, në gjuhë duhet të ketë mëndafsh. (urtësi malajziane)

116.      

Allahu i Madhëruar shpezëve u dhuron ushqim por patjetër duhet fluturuar për të. (urtësi holandeze)

117.      

Birin trajtoje si princ gjatë pesë vjetëve të para, pastaj, gjatë dhjetë vjetëve në vijim si rob, e më pas si shok. (urtësi indiane)

118.      

Brengat largoji duke i vendosur në xhepin tënd të shqyer. (urtësi kineze)

119.      

Çdo njeri ia krijon vetes autoritetin. (urtësi angleze)

120.      

Dashuria dhe parfumi nuk fshihen. (urtësi kineze)

121.      

Dashuria e cila ushqehet me dhurata gjithnjë mbetet e uritur. (urtësi angleze)

122.      

Dashuria mbetet aq sa mbetet pasuria. (urtësi franceze)

123.      

Edhe minjtë madje i këshillojnë macet e ngordhura. (urtësi gjermane)

124.      

Familja ma kanë mësuar të folurit ndërsa njerëzit heshtjen. (urtësi çekosllovake)

125.      

Gabimet e të tjerëve gjithnjë janë më të dukshme se tonat. (urtësi ruse)

126.      

Gruas dhuroja dashurinë e nënës sekretin. (urtësi irlandeze)

127.      

Hëna dhe dashuria kur nuk shtohen, pakësohen. (urtësi portugeze)

128.      

Hidhërimi është erë e fuqishme aq sa shuan edhe fenerin e mendjes. (urtësi amerikane)

129.      

I dëgjojmë pikat e shiut por jo edhe fjollat e borës; i dëgjojmë rënkimet e dhimbjeve të lehta por jo edhe heshtjen e dhimbjeve të thella –mëdha. (urtësi gjermane)

130.      

I falimentuari e kalon tregun shpejt. (urtësi angleze)

131.      

Kënaqësia e hakmarrjes nuk zgjatë më shume se një çast ndërsa kënaqësia e faljes zgjatë përjetësisht. (urtësi spanjolle)

132.      

Kujdes nga gruaja që flet për virtytin e saj dhe burrit që flet për ndershmërinë e tij. (urtësi franceze)

133.      

Kur të ngopesh, bukës më nuk i gjen shije. (urtësi skoceze)

134.      

Kush e ka kokën prej kashte, gjithnjë ka frikë se mos po e kap zjarri. (urtësi franceze)

135.      

Kush i jep borxh shokut, i humb që të dy (edhe shokun dhe borxhin). (urtësi franceze)

136.      

Kush i shkon njerëzit nga aspekti i shkencës, i urren ata, e kush i shkon nga aspekti i realitetit, i arsyeton ata. (urtësi italiane)

137.      

Kush lëkund shtëpinë e fqinjit, i rrëzohet shtëpia e vet. (urtësi zvicerane)

138.      

Kush marton një grua të bukur ka nevojë më shumë se për dy sy. (urtësi angleze)

139.      

Kush pajton që të jetë dele, do e hanë ujqit. (urtësi franceze)

140.      

Lavdëroje arën e madhe por mbjelle të voglën. (urtësi japoneze)

141.      

Mbjell çdo ditë, han çdo ditë. (urtësi egjiptiane)

142.      

Molla nuk bie larg pemës se saj. (urtësi romake)

143.      

Mund të dërgosh këshilla e porosi por jo edhe virtyte morali. (urtësi turke)

144.      

Nëse të intereson përparimi i një populli, atëherë shiko gratë e tij. (urtësi franceze)

145.      

Njeriu mbetet i urte për aq kohë sa e kërkon urtësinë. E kur të mendon se e ka gjetur atë, atëherë bëhet injorant. (urtësi iraniane)

146.      

Njeriu nuk e hap gojën kur e thotë gënjeshtrën ashtu siç e hap kur e thotë të vërtetën. (urtësi spanjolle)

147.      

O njeri, mos e harro vdekjen ngase ajo nuk të harron ty. (urtësi turke)

148.      

Pajisja e mendjes me dituri është më e mirë se zbukurimi i trupit me diamantë. (urtësi kineze)

149.      

Pema e madhe jep hije më shumë se që jep fruta. (urtësi italiane)

150.      

Pika të ujit të paktë mund të krijojnë liqe. (urtësi japoneze)

151.      

Rrena nuk ka këmbë ndërsa virtyti ka krahë. (urtësi kineze)

152.      

Sa fitore madhështore është ajo që bëhet pa derdhur gjak. (urtësi spanjolle)

153.      

Shpesh i shohim gjërat në kundërshtim me realitetin e tyre ngase ne mjaftojmë me vetëm leximin e titullit. (urtësi amerikane)

154.      

Të jesh njeri është lehtë por ama burrë të jesh kjo është e vështirë. (urtësi ruse)

155.      

Vetëkënaqësia është pjellë e injorancës. (urtësi spanjolle)

156.      

Nëse ke dëshirë që njerëzit të të falin, atëherë fali edhe ti ata.

157.      

Ata që besojnë se pasuria është çdo gjë, për të bëjnë çdo gjë.

158.      

Në botë na ndodhin fatkeqësi ngase themi ‘po’ me shpejtësi e ‘jo’ me ngadalësi.

159.      

Ai që e do lirinë, i do të tjerët, ndërsa ai që e do forcën, e do veten.

160.      

Mos përkrah një të padrejtë kundër një të padrejti, ngase do të jesh viktimë e të dyve.

161.      

Sikur njerëzit të flisnin vetëm atë që dinë, problemet do të ishin më të pakta.

162.      

Vëllezërit e këqij janë sikur zjarri, që e han njëra pjesë tjetrën.

163.      

Pikat e pakta bëjnë përroskat.

164.      

Njerëzit janë të njëjtë përderisa të mos sprovohen.

165.      

Disa njerëz janë të mëdhenj për shkak se janë të rrethuar vetëm nga të vegjël.

166.      

Nuk është krenari të mposhtësh të fortin, por t’i dalësh krah të dobëtit.

167.      

Ndonjëherë fëmijët flasin gjëra që nuk na pëlqejnë por ato janë fjalë që i kanë dëgjuar prej nesh.

168.      

Të pengosh dikë të mos rrëzohet është më mirë se t’i ndihmosh të ngritët pasi që më parë është rrëzuar.

169.      

Ata që kanë lindur në furtuna, nuk i frikësohen pluhurit të erërave.

170.      

Fati nuk do të të bëjë dobi, nëse nuk i ndihmon atij.

171.      

Suksesi është udhëtim e jo ideal.

172.      

Dikujt madje edhe kur shansi i troket në derë, ankohet për bezdisje.

173.      

Jeta është më e shkurtër që njeriu të merret me gjërat të pavlera.

174.      

Nuk është gabim të kthehesh prapa nëse veç ke gabuar rrugën më parë.

175.      

Shumë besojnë në të vërtetën por pak e thonë atë.

176.      

Lumturinë nuk do të mund ta gëzosh përderisa nuk e ndan me të tjerët.

177.      

Zemra më e lumtur është ajo që rrah për të tjerët.

178.      

Ndonjëherë, falja është më e rëndë se ndëshkimi.

179.      

Kur t’i ndihmosh një njeriu të ngjitet në kodër, edhe ti bashkë me të do të jesh afër saj.

180.      

Është mençuri të shfaqesh injorant nganjëherë.

181.      

E vërteta është mbase gjëja e vetme të cilës njerëzit nuk i besojnë.





 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013