Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MBIKËQYRJA FETARE OSE IHTISABI NDAJ PRINDËRVE – RREGULLAT DHE ETIKA

Dr. Sedat ISLAMI

 

MBIKËQYRJA FETARE OSE IHTISABI NDAJ PRINDËRVE – RREGULLAT DHE ETIKA

 (publikuar në Zani i Naltë, nr. 17)

REZYME

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja’ është një nga institucionet fetare më të rëndësishme. Ai garanton zbatimin e ligjit të Zotit në shoqëri dhe ruajtjen e kësaj të fundit nga dukuritë negative. Për shkak të kësaj rëndësie që ka, në Kur’an (9:71), është përshkruar edhe si detyrim që rrjedhë nga vëllazëria fetare. Duke qenë se ka këtë pozitë që ka, atëherë, si institucion, është normuar me rregulla dhe etikë përkatëse, në mënyrë që të parandalohet manifestimi i gabuar i tij, i cili mund të ketë pasojat e veta. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka vazhduar si organ shoqëror e shtetëror për shekuj. Me kalimin e kohës, perceptimet e mangëta përkitazi me të, si institucion, filozofi dhe botëkuptim, kanë çuar në aplikimin e gabuar të tij. Është gabuar, përveç tjerash, edhe në raport me prindërit. Ky punim vjen për të treguar aspektet se ku është gabuar me prindërit dhe cilat janë format e miratuara fetarisht për ushtrim të tij në raport me ta. Meqë punimi synon të dokumentojë respektimin e prindërve dhe pozitën e tyre të lartë ligjërisht e historikisht, atëherë metodologjia nga e cila dominohet është ajo përshkruese. Punimin e kam ndarë në tre pjesë, të cilat janë paraprirë me një parathënie, në të cilën është përshkruar problematikën e studimit, qëllimet, rëndësia dhe metodologjia e tij, dhe janë pasuar me një pasthënie, ku janë përshkruar rezultat kryesore të tij.  

 

Fjalët kyçe: respektimi i prindërve, mbajtja e lidhjeve familjare,urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, ihtisabi ndaj prindërve, kundërshtimi i prindërve, shkëputja e lidhjeve familjare.

 

HYRJE

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimet i takojnë All-llahut, i Cili urdhëroi që të mos merret për zot askush tjetër përveç Tij si dhe të respektohen prindërit, ndërsa lavdërimet, paqja dhe bekimet qofshin për të Dërguarin e Tij, i cili porositi për mirësjellje me prindërit, të gjallë e të vdekur!

Respektimi për prindërit në Islam ka qenë dhe mbetet vlerë dhe moral me të cilin myslimanët mburren para njerëzimit. Pozita që i është dhënë prindërve në Islam është e papërsëritur në historinë fetare, morale e legjislative të njerëzimit. Kjo ka bërë që dijetarë dhe thirrës myslimanë[1] me kohë këtë vlerë, krahas vlerave tjera që shpërfaqin mirësitë e Islamit, ta fusin në kuadër të arsenalit predikues fetar, respektivisht ta vënë në funksion si element joshës dhe tërheqës për pranimin e fesë nga jomyslimanët.

Edhe pse bukuri prej bukurive të fesë, ky moral, për shkak të veprimeve të pamençura dhe të pamenduara mirë të disa besimtarëve të rinj, është përbaltur paksa. Këta të rinj, të mbërthyer nga entuziazmi dhe të verbëruar nga injoranca, kanë dhënë shembuj të këqij për sjelljet e tyre me prindër, duke vënë në pikëpyetje, jo vetëm këtë moral, por moralin islam në tërësi. Sjelljet e tyre të pamatura, që u kthyen në skena tragjike para syve të botës mbarë, ku prindit nuk i kursehej madje as jeta, njollosën këtë moral me të cilin krenohemi.

Problematika e studimit

Këto veprime të shëmtuara të këtyre të rinjve kanë krijuar një konfuzion pasi që ata i janë referuar fesë. Për brutalitetin dhe arrogancën e tyre kanë dëshmuar me tekste eftare. Në fakt, ata i kanë interpretuar në shpërputhje me kriteret e parapara dhe i kanë aplikuar në kundërshtim me rregullat dhe etikën fetare, por kjo, megjithatë, ka patur efektin e vet negativ. Janë ngritur shumë shqetësime nëse kanë të bëjnë me Islamin këto interpretime dhe veprime dhe nëse ka lajthitje në mënyrën e kuptimit dhe interpretimit të teksteve fetare për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

Pyetjet hulumtuese

Për ta dëshmuar se sa të shpifura janë metodat e tyre, në njërën anë, dhe për të ofruar konceptin autentik islam përkitazi me urdhërimin e prindërve për të mirë dhe ndalimin e tyre nga e keqja,  i jam referuar një mori pyetjesh hulumtuese, si:

1)      Cila është pozita e prindërve në fe dhe çfarë na urdhërojnë Kur’ani dhe Sunneti për prindërit?

2)      A urdhërohen prindërit për të mirë dhe a ndalohen nga e keqja?

3)      Nëse po, atëherë cilat janë mënyrat, rregullat dhe etika e kërkuar fetarisht për ta bërë një gjë të tillë?

4)      A bëjnë prindërit përjashtime nga rregullat e përgjithshme të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja?

Qëllimet e punimit

Punimi, në radhë të parë, mëton të konfirmojë pozitën e lartë dhe të respektueshme të prindërve në fe, sikur që i ka vënë vetes për qëllim që të përshkruajë rregullat fetare që kanë të bëjnë në mënyrë ekskluzive me prindërit dhe institucionin e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

Rëndësia e punimit

Punimi, ka një rëndësi të veçantë, pasi që ofron një koncept të kompletuar dhe të argumentuar të respektimit të prindërve, sikur që sjellë në mënyrë të shoshitur, argumentuar dhe thjeshtësuar rregullat dhe etikën e urdhërimit të prindërve për të mirë dhe ndalimit të tyre nga e keqja. Ai zhdukë dhe flakë çdo keqkuptim apo përshtypje të gabuar përkitazi me moralin dhe etikën në raport me prindërit, gjëra këto që mund të jetë krijuar si shkak i bindjeve dhe sjelljeve të gabuara të disa prej muslimanëve.  

Punimi ka dhe një rëndësi tjetër pasi që, të paktën aq sa kam njohuri, është i pari i llojit të vet në gjuhën shqipe, duke ndikuar kështu në mbushjen e një boshllëku në literaturën fetare shqipe.  

Studime paraprake

Studime të mëhershme, në formë të veçantë, nuk ka patur. Janë dijetarë të hershëm, si p.sh. Imamët Ebu Hamid Gazaliu në ‘Ihjauulumi-d-Din’, Maverdi në ‘El-ahkam es-sultanijjeh’, Ibn Tejmije në ‘El-hisbetufi-l-Islam’ ata që kanë shtjelluar imazhe dhe aspekte të kësaj teme por në formë të përgjithshme, implicite, aluduese dhe, faktikisht, sipërfaqësore. Kjo mbase vetëm për shkaqe akademike dhe jo si problem shoqëror, siç ka lindur nevoja ta trajtojmë ne. Me sfond të kësaj të fundit është trajtuar nga Dr. FadëlIlahi në librin e tij ‘El-Ihtisabuala-l-validejni, meshruijjetuhu ve derexhatuhu ve adabuhu’, i cili i është referuar këtyre burimeve, duke na ofruar një material të shtjelluar bukur dhe qartë. Ai, padyshim, ka meritat për hapjen e këtij shtegu.

Krahas këtij libri është edhe libri i AbdulHamidBilalit ‘Fikhu-d-Da’vetifiinkari-l-munker’, i cili sjell detaje të përmbledhura dhe të rëndësishme përkitazi me rregullat dhe mënyrën e ndalimit të së keqes por duke mos e trajtuar në mënyrë eksplicite apo duke mos e trajtuar fare çështjen e ndalimit të prindërve nga të këqijat.

Sido që të jetë, nga librat në fjalë dhe libra të tjerë, që gjatë shtjellimit do t’i referohemi, kam përfituar, qoftë në kuptim të drejtpërdrejtë të formësimit të idesë dhe konceptit, qoftë në kuptim të tërthortë, duke përfituar nga rregullat e shpjeguara përkitazi me urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

Metodologjia

Për ta shtjelluar temën në fjalë, kam aplikuar metodologjinë deskriptive. Punimi është teorik dhe për këtë i jam referuar fillimisht teksteve nga Kur’ani dhe Sunneti, pastaj punimeve të hershme dhe bashkëkohore, duke adresuar thëniet, citatet dhe mendimet tek autorët ose burimet më të afërta.

Skema e punimit

Punimin e kam ndarë në dy pjesë:

1)      Pjesën e parë e kam rezervuar për respektimin e prindërve nga perspektiva autentike islame, si një hallkë lidhëse ndërmjet konceptit dhe aplikimit të tij.

2)      Ndërsa pjesën e dytë ia kam dedikuar tërësisht konceptit el-ihtisab,mënyrave dhe etikës së urdhërimit të prindërve për të mirë si dhe ndalimit të tyre nga e keqja.

All-llahun e lus që këtë angazhim dhe përkushtim të ma pranojë si vepër të mirë dhe t’i begatojë me shpërblimin e saj prindërit e mi! Për çdo të qëlluar, e falënderoj All-llahun, për çdo gabim e lëshim, e lus All-llahun të më falë!

 

Dr. Sedat ISLAMI

 

 

 

 

 

I. RESPEKTI PËR PRINDËRIT NË KUR’AN, SUNNET DHE HISTORINË ISLAME

1. KUR'ANI PËR RESPEKTIMIN E PRINDËRVE

1.1. Porosia hyjnore për mirësjellje me prindërit

Në Kur’an gjejmë disa citatet të cilat na obligojnë të jemi të sjellshëm me prindërit tanë. Kështu, në kaptinën En-Nisa, ajeti 36, All-llahu na urdhëron:“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit,...” [En-Nisa: 36][2]

Në kaptinën El-En’amë, ajeti 151, All-llahu na urdhëron:“(Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu:...) që të silleni mirë me prindërit;...” [El-En’amë: 151][3]

Çfarë nënkupton mirësjellja me prindërit?

Nëse i kthehemi komentimit të ajeteve të cituara sipër, do të gjejmë domethënie madhështore të respektimit të prindërve.Xhessasi, fillimisht, shpjegon se bëhet fjalë për mirësjellje të obliguar nga All-llahu.[4] Në këtë aludon edhe FahruddinRrazi.[5]HasanBasriu mendon se bamirësia ndaj prindërve nënkupton të shpenzosh për ta atë që e posedon dhe të përfillësh urdhrat e tyre për aq kohë sa urdhrat nuk paraqesin mëkat ndaj All-llahut.[6]Imam Kurtubiu, në komentim të këtij ajeti, respektivisht mirësjelljes me prindërit, shpjegon imazhe më të shumta të formave se si manifestohet në praktikë. Thotë se mirësjellja nënkupton ‘bamirësinë ndaj tyre, ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, përfilljen e urdhrave të tyre, lirimin nga robëria (nëse janë në të), dhe heqjen dorë nga pushteti ndaj tyre.’[7]Begaviu shpjegon se krahas bamirësisë hyn edhe dhembshuria dhe ana emocionale.[8] Ngjashëm kanë shpjeguar edhe Imamët XhelaluddinMehal-liu dhe XhelaluddinSujuti.[9]AbduRrahman bin Nasir Es-Sa’di në shpjegimin e tij përmbledh të drejta morale dhe materiale. Thotë: ‘Silluni mirë ndaj prindërve me fjalë të mira, me ligjërim të butë, me vepër të bukur duke përfillur urdhrat e tyre dhe shmangur ndalesave të tyre, duke shpenzuar për ta, duke respektuara ata që kanë lidhje me ta, qoftë nga lidhja e drejtpërdrejtë (farefisi), qoftë nga lidhja jo e drejtpërdrejt (miqësia e shoqëria).’[10]

Siç mund të shihet, respektimi i prindërve nuk përkufizohet në një fushë ose aspekt obligimesh. Fajruzabadi mendon se mirësjellja me prindërit nënkupton pafundësi në respektim të tyre.[11]

Pra, të mos kufizohesh vetëm në një ose dy forma, porse ta shndërrosh respektimin e tyre në art, në jetë, në gjithçka të bukur. Në Kur’an, duke na u ofruar limite dhe kufij që nuk guxojmë t’i shkelim kur është në pyetje respektimi i prindërve, na ofrohen në fakt hapësira gjigante dhe mundësi të rralla të jetësimit të shembujve më të lartë dhe më brilant të respektimit të tyre. Ja çfarë më konkretisht dua të them: Thotë All-llahu: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. 24. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”.” [El-Isra: 23-24]

Në ajet limit që nuk guxon të shkelet është thënia: ‘of’,[12] që nënkupton se çdo gjë më e madhe se kjo thënie është mëkat. Hasani, i biri i Aliut [radijAll-llahu anhuma] transmetohet të ketë thënë: Po të kishte diç nga kundërshtimi i prindërve që është dhe më i vogël se thënia ‘uh’, All-llahu do ta ndalonte.[13]

Së këndejmi, mund të themi se respektimi i prindërve përfshin atë që është shpirtërore, emocionale, etike dhe materiale. Shpirtërore, sepse është punë besimi respektimi i tyre; emocionale, sepse duhet patur kujdes që të mos lëndohen emocionalisht, siç do të shpjegojmë më poshtë; etike, sepse duhet përzgjedhur fjalë se si flet dhe si iu drejtohesh atyre; materiale, sepse duhet shpenzuar për prindërit.

1.2. Respektimi për prindërit në pozitë me adhurimin për All-llahun

Ibni Kethiri në komentim të këtij ajeti (dhe të ajetit 151 nga kaptina El-En’amë) thotë se jo rrallë All-llahu i Madhëruar sjell paralel adhurimin për Të me respektimin për prindërit, si fjala vjen në ajetet:“...Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!...” [Llukman: 14]; “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit....” [El-Isra: 23][14]

Ibni Abbasi [radijAll-llahu anhuma], duke iu referuar ajetit të 14-të nga kaptina Lukman, thotë se kush falënderon All-llahun ndërsa nuk falënderon prindërit, nuk i pranohet, sepse këto gjëra janë të lidhura ndërmjet vete. Kjo ngase në Kur’an, në tre kaptina, kanë ardhur paralel tre palë gjërash, që nuk pranohen nëse ndahen nga njëra tjetra:

-          respektimi i All-llahut dhe respektimi i të Dërguarit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] (Et-Tegabun: 12),

-          falja e namazit dhe dhënia e zekatit (El-Bekare: 43) dhe

-          kjo për falënderimin e All-llahut dhe falënderimin e prindërve (Lukman: 14).[15]

1.3. Motive të respektimit

1)       

Përfillja e urdhrit të Zotit

2)       

Prindërit janë shkaku i ekzistimit tonë

3)       

Mirësjellja e tyre me ne na obligon që të jemi të mirësjellshëm me ta

 

1.4. Respektimi i prindërve, pavarësisht fesë së tyre, dhe pika ku nuk respektohen prindërit

Respekti për prindërit lidhet, në radhë të parë, me lidhjen biologjike. Kjo nënkupton se respekti për prindërit nuk bie as atëherë kur ata nuk janë fare besimtarë/muslimanë. Limit është vetëm ajo që parasheh respekti. Më qartë, nëse prindërit na urdhërojnë për gjëra që feja na i ndalon, atëherë nuk i respektojmë në përfilljen e urdhrit në fjalë, ndërsa respekti vazhdon. Thotë All-llahu:“Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.” [El-Ankebut: 8]; “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” [Llukman: 15]

Në këto dy ajete flitet për respektimin e prindërve jomyslimanë. All-llahu urdhëron të kemi respekt për prindërit, të sillemi butë me ta, t’i nderojmë dhe ta çojmë në vend fjalën e tyre, por me kusht që urdhri apo fjala e tyre të mos jetë diç që feja e ndalon, siç përmendet p.sh. idhujtaria në ajet.

Pra, nëse prindërit të urdhërojnë në këtë gjë, madje edhe nëse insistojnë,[16] mos i respekto vetëm në këtë, ndryshe, vazhdo të sillesh mirë me ta duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut. Ky ajet, siç përmend Ibn Kethiri,[17] ka zbritur për nënën e Sa’dit, e cila dëshironte që i biri të mos bëhej mysliman. Madje, e kishte kërcënuar se nëse nuk e braktiste fenë e re, ajo nuk do të hante derisa të vdiste, duke dashur që kështu ta godiste turpi Sa’din. Ky i fundit, me gjithë respektin e madh që kishte për nënën, kishte vazhduar të qëndronte në fenë e tij. Si konfirmim për qëndrim të duhur dhe të pranuar, All-llahu kishte shpallur këtë ajet.

Pra, prindërit nëse na urdhërojnë që të bëjmë mëkat, nuk respektohen, por respektimi ka të bëjë vetëm me mos çuarjen në vend të urdhrit të ndaluar, ndryshe, pas kësaj respekti për gjërat tjera vazhdon. Madje, edhe mos çuarja në vend e urdhrit të ndaluar nuk duhet të manifestohet me sjellje të keqe. Rast konkret të kësaj do të shohim në hadithe, në pjesën që vijon.

2. SUNNETI PËR RESPEKTIMIN E PRINDËRVE

 

2.1. Respektimi i prindërve, pozita dhe mirësitë

 

1)      Kënaqësia e All-llahut në kënaqësinë e prindërve

I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindit (babait) dhe hidhërimi i Zotit është në hidhërimin e prindit.”[18]

Ky hadith, ndonëse tekstualisht përmend babanë, ai përfshinë dhe nënën, madje edhe më parë se vet babanë.[19]

 

2)      Mirësjellja e prindërve nuk kompensohet me asgjë

Prindërit kanë pozitë shumë të lartë. Njeriu, pavarësisht angazhimit në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të prindërve, asnjëherë nuk mund ta kompensojë atë që prindërit kanë bërë për të. Ibn Umeri [radijAll-llahu anhuma] kishte parë një jemenas që bartte nënën e tij në shpinë gjatë tavafit. Njeriu iu drejtua Ibni Umerit:O biri i Umerit, a mendon se kam kompensuar mundin e nënës sime?Ibn Umeri iu përgjigj: Jo, madje as edhe një dhimbje të vetme gjatë kohës kur të lindi ty.[20]

 

3)      Respektimi i prindërve prej veprave më të mira

Ibn Mes’udi [radijAll-llahu anhu] transmeton:“E kam pyetur Profetin:Cila vepër është më e dashur tek All-llahu?Tha: Namazi në kohën e vet.Pastaj cila?- pyeta.Tha: Mirësjellja me prindërit.Pastaj cila?Tha: Xhihadi në Rrugën e All-llahut.”[21]

 

4)      Jeta e lumtur dhe e gjatë

Respektimi i prindërve është vepër e cila të dhuron lumturi dhe jetëgjatësi. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Asgjë nuk e largon caktimin e Zotit përveç duasë, sikur që nuk e zgjat jetën asgjë tjetër përveç mirësjelljes.”[22]

Për shtimin e jetës disa dijetarë kanë thënë se për qëllim është shtim konkret, pra zgjatja e viteve të jetës, derisa të tjerë mendojnë se për qëllim është begatia dhe mirësitë në jetë.[23]

 

5)      Largim të pikëllimit dhe rrugëdalje nga problemet

Kushdo që ka lexuar hadithin e tre vetave që nata i zuri në rrugë dhe u strehuan në shpellë për ta bërë gjumin,[24] e kupton se sa e rëndësishme është mirësjellja me prindërit. Ata ngelën të ngujuar në shpellë dhe vendosën që ta lusnin All-llahun me veprat e mira që kanë bërë. Të tre përzgjodhën nga një vepër. Njëri përzgjodhi mirësjelljen me prindër. Lutjet u pranuan, duke dëshmuar indirekt se edhe ato vepra ishin pranuar dhe se ishin vepra me shpërblim.

 

6)      Hyrja në Xhennet

Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh shënojnë se MuavijeSulemiu kishte kërkuar leje nga i Dërguari i All-llahut për të marrë pjesë në xhihad me të. Ai e urdhëroi që të kthehej tek nëna dhe të sillej mirë me të. Meqë insistonte, ai [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:“Mjerë për ty, mos iu ndaj këmbës së saj sepse aty është Xhenneti!”[25]

Sehaviu ka thënë se modestia me nënat është shkak për të hyrë në Xhennet ndërsa Sindi thotë se në hadith Xhenneti, në mënyrë figurative, ka ardhur sikur diç që është në pronësi të nënës, e cila qëndron e ulur mbi të. Ti nuk mund të marrësh asgjë prej saj pa pëlqimin e saj.[26]

2.3. Imazhe të respektimit

 

1)      Të folurit me fjalë të mira e të buta

Ibn Umeri i kishte thënë Tajsale bin Mejjasit: ...A ke frikë Xhehennemin dhe a ke dëshirë të hysh në Xhennet?Po- ia kishte kthyer.Po prindërit i ke gjallë?- e pyeti.E kam vetëm nënën- ia ktheu.Tha Ibn Umeri: Pasha All-llahun, nëse i drejtohesh me fjalë të buta dhe e ushqen do të hysh në Xhennet përderisa nuk ke bërë mëkate të mëdha.[27]

 

2)      Dhënia përparësi nënës në respekt

Respekti i nënës vihet para respektit për babanë, edhe pse kjo në asnjë rrethanë nuk interpretohet si mungesë respekti për këtë të fundit. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejre i shënuar nga Buhariu e Muslimi:Erdhi një njeri tek i Dërguari iAll-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: O i Dërguari i All-llahut: Kush nga njerëzit meriton më së shumti shoqërimin tim të mirë?Tha: Nëna.Pastaj kush?- pyeti njeri.Tha: Nëna.Pastaj kush?- pyeti.Tha: Nëna.Pastaj kush?- pyeti.Tha: Babai.Arsyeja, siç shpjegon Imam Neveviu, se përse i është dhënë përparësi nënës qëndron në lodhjet e saj në bartjen, lindjen dhe përkujdesjen për të.[28]

 

3)      Tua kthesh gëzimin siç ua ke shkaktuar mërzinë

Nëse njeriu i shkakton një mërzi prindërve, atëherë duhet të bëjë diç që tua largojë atë dhe tua kthejë gëzimin. Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Nesaiu transmetojnë se një njeri kishte ardhur për tu besatuar për hixhretin ndërsa i kishte lënë prindërit duke qarë. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Kthehu tek ata dhe kthejua buzëqeshjen ashtu sikur që i bëre të qajnë.”[29]

 

4)      Shpenzimi për ta

Në shpjegim të hadithit “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd[30], dijetarë myslimanë kanë përmendur se fëmija jo vetëm që është i obliguar të furnizojë prindërit në rast se ata qëndrojnë keq materialisht porse prindit i lejohet që, nëse fëmija refuzon ndërsa ai ka nevojë, të merr nga pasuria e tij pa lejen paraprake të fëmijës.[31]

 

5)      Durimi në respektimin e tyre

Në Sunnet gjejmë porosi që në raport me prindërit të durojmë, qoftë edhe nëse dëmtohemi fizikisht e materialisht. Imam Ahmedi transmeton porosinë që i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte dhënë Muadh bin Xhebelit [radijAll-llahu anhu], në të cilën, përveç tjerash, i kishte thënë: “...dhe mos i kundërshto prindërit, edhe nëse të rudëzojnë ta braktisësh familjen dhe pasurinë tënde...”[32]

Siç shpjegojnë dijetarët, hadithi ka ardhur në formë metaforike, duke dashur të na bëjë me dije se prindërit, edhe nëse të urdhërojnë për diç shumë me rëndësi dhe që ka vlerë e peshë tek ti, atëherë jepe për ata dhe respektoji.[33]

 

6)      Respektimi i tyre pas vdekjes

Respektimi për prindërit nuk ndalet me vdekjen e tyre. Ai vazhdon edhe pas vdekjes, dhe këtë në format në vijim:

-          Lutja dhe kërkimfalja për ta.

-          Dhënia lëmoshë për shpirtin e tyre

-          Respektimi i miqve dhe dashamirëve të tyre që janë gjallë

2.3. Trajtimi i prindërve jobesimtarë

 

1)      Nuk lejohet imponimi i fesë

Nuk i lejohet një myslimani që t’ia imponojë fenë prindërve të tij. Ajo që duhet të bëjë është që të lutet për udhëzimin e tyre. Dëshminë më të qartë e kemi nga Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu], i cili shkoi tek i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] t’i ankohej për nënën e tij se megjithëqë ai dëshironte ta pranonte Islamin, ajo refuzonte. Ai i tha: “Lute All-llahun për të!” Ebu Hurejre u lut dhe nëna e tij, siç vazhdon hadithi, e pranoi Islamin.[34]

 

2)      Mbajtja e lidhjeve në bazë të asaj që përcakton afërsia familjare

Bazë për mbajtjen e lidhjeve me prindërit është aspekti biologjik. Edhe nga Kur’ani mësuam se prindërit duhen respektuar, edhe nëse nuk janë të së njëjtës fe me ne.

 

3)      Mirësjellja

Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka porositur që të respektohen prindërit, pavarësisht se çfarë feje kanë.  Një rast konkret e kemi me Esmën, e cila rrëfen të ketë kërkuar leje nga Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për nënën e saj, e cila, ndonëse ishte ende jomyslimane, kishte shfaqur dëshirë të ishte në lidhje me vajzën e saj, pra Esmën. Ai i kishte thënë: “Po, mbaji lidhjet me nënën tënde![35]

2.4. Mos dëgjueshmëria ndaj prindërve, manifestimi dhe pesha e mëkatit

 

1)      Mëkat prej mëkateve më të mëdha

Kundërshtimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Ebu Bekrete [radijAll-llahu anhu] transmeton:Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], kur tha: A t’iu rrëfej për mëkatet më të mëdha?- dhe e përsëriti tre herë. Thamë: Po, gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!Tha: T’i përshkruash shok All-llahut, t’i kundërshtosh prindërit dhe të shpifësh...”[36]

 

2)      Mëkat me dënim të përshpejtuar

Kundërshtimi i prindërve është prej mëkateve që kanë dënim të përshpejtuar. Ebu Bekrete [radijAll-llahu anhu] transmeton se i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Nuk ka mëkate që meritojnë t’iu përshpejtohet dënimi në këtë botë, krahas dënimit që iu ruhet për botën tjetër, sikur padrejtësia dhe shkëputja e lidhjeve familjare.”[37]

 

3)      Privimi nga mëshira e All-llahut

Kundërshtari i prindërve në Ditën e Llogarisë do të ngelë i privuar nga mëshira e All-llahut. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“All-llahu i Madhëruar nuk do t’i shikojë tre veta në Ditën e Llogarisë: kundërshtarin e prindërve, gruan që imiton meshkujt dhe dejjuthin (atë që pranon të keqen në shtëpi)...”[38]

2.5. Kufiri i respektit për prindërit

 

1)      Nuk ka respekt në mëkat

Ashtu sikur në Kur’an, edhe në Sunnet është përshkruar kufiri ku mbaron respekti për prindërit. Ky kufi ka të bëjë me ndalesat e All-llahut. Nëse prindërit e urdhërojnë fëmijën për diç të gabuar, atëherë nuk është mëkat për këtë të fundit që të mos e çojë në vend fjalën e tyre, ngase:“Nuk ka respekt për krijesën nëse të urdhëron t’i bësh mëkat Krijuesit.”[39]

Nëse prindërit të urdhërojë t’i bësh mëkat All-llahut, atëherë, referuar këtij hadithi, nuk respektohet fjala e tyre.[40]

 

 

II. IHTISABI NDAJ PRINDËRVE

 

1. KONCEPTI I IHTISABIT NË TË DREJTËN FETARE

 

1.1. DOMETHËNIA ETIMOLOGJIKE DHE TERMINOLOGJIKE E TERMIT EL-IHTISAB

1.1.1. Domethënia etimologjike

El-Ihtisab gjuhësisht mund të ketë njërin prej katër domethënieve:

-          Kërkimin e shpërblimit[41]

-          Ndalimin e të keqes[42]

-          Provimin dhe testimin[43]

-          Menaxhimin dhe administrimin efektiv[44]

1.1.2. Domethënia terminologjike

Në terminologji, i pari që konsiderohet të ketë dhënë një definicion për Ihtisabin është Maverdi në librin e tij të njohur El-ahkam es-sultanijje, ku thotë: ‘El-Hisbe është: Urdhërimi për të mirën kur të paraqitet braktisja e saj dhe ndalimi nga e keqja kur të paraqitet veprimi i saj.’[45]

Me kalimin e kohës janë dhënë definicione të shumta e të ndryshme, sidomos kur el-hisbe ka pësuar zhvillim strukturor si organ i shtetit. Muhammed El-Mubarek në librin e tij ‘Ed-deuletu ve nidhamu-l-hisbeti inde Ibni Tejmije’ thotë se El-Hisbeh është Mbikëqyrje administrative që organizohet nga shteti nëpërmjet nëpunësve të veçantë...[46] Si organ të këtillë e sheh edhe Dr. Suud bin Ferhan Muhammed El-Hablani El-Anzi, i cili Hisben e përcakton ndërmjet të qenit mbikëqyrje individuale apo shoqërore dhe mbikëqyrje shtetërore.[47]

Është evidente se gjatë përshkrimit të definicioneve janë marrë dhe nuk janë marrë parasysh elemente të caktuara të konceptit të Hisbes, ose është anuar kah një mendim dhe në bazë të tij edhe është dhënë definicioni. Prof. BereketbintMudif definicionin e Maverdit e sheh si më të mirin dhe më të përmbledhurin.[48] Megjithëkëtë, Dr. Abdullah bin Muhammed Abdullah ka dhënë një definicion që, për nga mënyra e formulimit, duket më i qartë dhe më përmbledhës, ndonëse nuk është larg atij të Maverdit. Pas analizimit të një sërë definicionesh, Dr. Abdullahu ofron këtë definicion: ‘Pushtet i deleguar nga feja ose i ngarkuar nga prijësi (shteti), i cili i jep njeriut autoritetin të ushtrojë urdhërimin për të mirën kur të paraqitet braktisja e saj dhe ndalimin nga e keqja kur të paraqitet veprimi i saj, si dhe të ndëshkojë kundërshtarët (shkelësit e rendit dhe ligjit) në përputhje me normat fetare dhe kompetencat e tij.’[49]

Bazuar në definicionet që përshkruam, Ihtisabi përbëhet nga dy gjëra kryesore:

1)      Urdhërimi për të mirë, dhe

2)      Ndalimi nga e keqja.

Çfarë synohet me të mirën dhe me të keqen?

E mira’ është një emër i përgjithshëm që nënkupton çdo vepër të mirë, qoftë adhurim për All-llahun, përfillje të porosive profetike, bamirësi ndaj robërve të All-llahut, duke përfshirë këtu çdo gjë që është urdhër nga All-llahu dhe çdo gjë që feja na ka nxitur ta veprojmë. Me një fjalë, është vet feja. Ndërsa ‘e keqja’ përfshin çdo bindje, thënie, vepër që All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë urryer e refuzuar.[50]

 

1.2. VLERA E URDHËRIMIT PËR TË MIRË DHE NDALIMIT NGA E KEQJA

1.2.1. Vlera e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është imazhi identifikues i këtij ummeti. All-llahu kështu e përshkruan ummetin e Muhammedit në Kur’an: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun...” [AliImran: 110]

Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet vë në spikamë se ummeti islam janë më të mirët për shkak se janë më të dobishmit për njerëzit dhe se më e mira që iu bëhet njerëzve është urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.[51]

Ummeti islam, duke qenë se kanë këtë mirësi, janë të detyruar që ta ushtrojnë urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Ja çfarë urdhëron All-llahu:“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” [AliImran: 104]

Qëllimi nga ky ajet është që të jetë një grup që merren me urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, ndryshe, të gjithë janë të obliguar sipas mundësive që kanë.[52]

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk janë shufër hekuri e kamxhik; janë para çdo gjëje elemente me të cilat ruhet shoqëria dhe vlerat e mirëfillta brenda saj. Njeriu mund të ambientohet me antivlera dhe është pikërisht feja ajo që e çliron nga presioni dhe shtypja  e këtyre antivlerave njeriun duke e transferuar në ambientin e vlerave të mirëfillta. Ky, njëherësh, është prezantuar edhe si fakt logjik për konfirmimin e nevojës dhe obligimit për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.[53] Kur’ani këtë organ e sjell si mjet me të cilin garantohet jetëgjatësia e vëllazërisë fetare.[54] Thotë All-llahu:“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat;...” [Et-Teube: 71]

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, siç shpjegoi Ibn Kethiri, është gjëja më e mirë që i ofrohet njerëzimit, sepse ta shpëtosh dikë nga zjarri i Xhehennemit, është më me rëndësi se çdo gjë tjetër. Nga këtu, Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ushtrimin e këtij institucioni brenda shoqërisë muslimane e ka përshkruar si lëmoshë rrjedhëse,[55] pra si diçka që të sjell shpërblim të përhershëm, sepse udhëzimi i dikujt në të vërtetën është fitimi më i madh në fe që mund të realizosh.[56]

1.2.2. Rreziku i anashkalimit të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është organ që siguron mirëqenien e popullit. Largimi i tij paraqet rrezik me potencial shkatërrues për shoqërinë. Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] duke dashur të na e shpjegojë këtë rrezik, merr shembullin e një anije me udhëtarë, një pjesë e të cilëve të vendosur poshtë, duke mos dashur të pengojnë ata që janë sipër, duan të hapin një vrimë poshtë në anije që të marrin ujë për nevojat e tyre. nëse këta që janë sipër i lejojnë, atëherë anija fundoset e kështu fundosen të gjithë.[57] Nëse urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja mungojnë në shoqëri, atëherë shkatërrohen të gjithë. Është ajo e keqja që e godet shoqërinë në përgjithësi e përmendur në Kur’an[58] dhe Sunnet.[59]

Për këtë shkak, janë mallkuar ata që kanë braktisur këtë organ dhe kanë pajtuar me të keqen.“Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi 79. dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!” [El-Maide: 78-79]

 

1.3. RREGULLA TË PËRGJITHSHME TË IHTISABIT

1.3.1. Baza fetare e Ihtisabit

Ihtisabi, si organ, është konfirmuar me tekste nga Kur’ani, Sunneti, konsensusi i dijetarëve muslimanë dhe arsyeja. Imam Neveviu duke folur për largimin e të keqes thotë: ‘...Ndalimi nga e keqja është urdhër me konsensus të ummetit. Kur’ani, Sunneti dhe konsensusi janë unanimë sa i përket obligimit të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja...’ [60]

Në vazhdim disa dëshmi ilustruese për Ihtisabin dhe pozitën e tij në fe.

Sa i përket Kur’anit, si dëshmi ilustruese, do të përmendim ajetin që e cituam sipër:“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” [AliImran: 104]

Sa i përket Sunnetit, si dëshmi do të përmendim hadithin e Ebu Seid el-Hudrij: “Kush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta largojë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse as kështu nuk mundet, atëherë me zemrën e tij dhe kjo është grada më e ultë e besimit (në ndalimin/largimin e së keqes).” [Transmeton Muslimi.]

Sa i përket konsensusit, atë e kanë përcjellë dijetarë të shumtë, si: Imam Gazaliu, Imam Neveviu, Ibn Abdul Berr-rri, Ibn Atijje, Kurtubiu, Alusi, Sheukani, Ibn Hazmi, Xhuvejni, etj.[61]

Ihtisabi është konfirmuar si nevojë shoqërore edhe nëpërmjet logjikës. Nëse trupi i sëmurë ka nevojë të mjekohet, ndryshe sëmundja e përfshin tërë trupin edhe e shkatërron atë, atëherë edhe shoqëria ka nevojë të kurohet nëpërmjet urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.[62]

1.3.2. Norma fetare e Ihtisabit

Ihtisabi është obligim, të cilin askush prej dijetarëve muslimanë nuk e ka vënë në pikëpyetje, sepse, siç përmendëm, ai është vërtetuar me Kur’an, Sunnet dhe konsensus. Ajo për çka kanë diskutuar dijetarët muslimanë dhe kanë shfaqur mendime të ndryshme ka të bëjë me llojin e këtij obligimi, respektivisht a është obligim individual (farzajn) për secilin besimtar apo është obligim parcial (farzkifaje), që në rast se një pjesë e ummetit e kryen, pjesa tjetër lirohet nga përgjegjësia. Secili nga taborët ka mbrojtur qëndrimin e vet me argumente nga Kur’ani dhe Sunneti. Si argument kryesor të dyja grupet kanë ajetin:“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” [AliImran: 104]

Grupi i parë ka nënkuptuar me këtë ajet obligimin për secilin besimtar. Sipas tyre, pjesëza ‘min’ (...prej jush një grup...) është për të shpjeguar llojin e jo për ta specifikuar dhe veçuar atë. Ndërsa grupi tjetër, pjesën në fjalë e kanë interpretuar si pjesëz veçuese, respektivisht kanë thënë se me të synohet vetëm një pjesë e besimtarëve dhe jo tërësia apo kolektivi. Pavarësisht këtyre interpretimeve, mospajtimi duket sikur është më shumë formal se përmbajtjesor. Kjo për shkak se që të dyja grupet mendojnë se obligimi i ihtisabit është relativ, respektivisht mund të jetë obligim individual, sikur që mund të jetë obligim parcial. Kjo përcaktohet nga gjendja dhe rrethanat. Në qoftë se dikush gjendet në një mjedis ku nuk ka dije për fe askush tjetër përveç dije ndërsa ndihet nevoja e ushtrimit të këtij organi, atëherë ai e ka obligim individual (farzajn), sikur që e këtillë është norma kur të jenë shtuar të këqijat, sikur që ndodhë në kohën tonë. Ndërsa në rastet tjera kur ekziston një grup që ushtrojnë këtë funksion dhe të këqijat nuk janë të përhapura në shkallë shqetësimi, atëherë norma mbetet parciale (farzkifaje).[63]

 

1.3.3. Disa rregulla dhe kritere të përgjithshme të Ihtisabit

1.3.3.1. Kush urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja?

Gjatë shtjellimit të normës së Ihtisabit, mësuam se të gjithë në një ose formë tjetër janë të obliguar me të. Bazuar në këtë, Imam Gazaliu shprehet se çdokush që e sheh një të keqe dhe ka mundësi ta largojë atë, obligohet me këtë detyrë.[64]

Ky rregull është me rëndësi të veçantë, sepse, siç do të mësojmë më pjesën vijuese, ai legjitimon fëmijën që ta urdhërojë prindin për të mirë dhe ta ndalojë nga e keqja. Po kështu është edhe dëshmi se çdokush urdhëron për të mirë, duke zhvleftësuar mendimin ose idenë se me këtë detyrë merren vetëm ata që janë të ngarkuar nga shteti. Imam Neveviu thotë: ‘Kanë thënë dijetarët se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk janë të veçanta për të ngarkuarit zyrtarisht nga shteti, përkundrazi, është e drejtë edhe e çdo muslimani. Ka thënë Imamu-l-Haremejni: Dëshmi për këtë është konsensusi i muslimanëve...[65]

1.3.3.2. Kush urdhërohet për të mirë dhe ndalohet nga e keqja?

Parimisht, urdhërohen të gjithë, sepse tekstet fetare i përfshijnë të gjithë pa dallim.[66] Dallimet janë më pas në format dhe mënyrat e aplikimit të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

1.3.3.3. E mira dhe e keqja përcaktohen nga feja[67]

Kriter për përcaktimin e asaj se çfarë është e mirë (ma’ruf) dhe çfarë është e keqe (munker) është feja. Kjo nuk i është lënë në dispozicion njeriut. ‘E mira’ nënkupton urdhër nga All-llahu dhe çdo gjë që feja na ka nxitur ta veprojmë, ndërsa ‘e keqja’ përfshin çdo bindje, thënie, vepër që All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë urryer e refuzuar.[68]

Kjo nënkupton se njeriu duhet ta pasojë atë që urdhëron feja dhe të veprojë sipas saj, e jo sipas tekeve apo qejfeve të tij.

1.3.3.4. Kushtet e ndalimit të së keqes

Që një e keqe të ndalohet ka tre gjendje kryesore:

1)      Të vërtetuarit se gjëja që ndalohet është e keqe. Nuk lejohet të ndalohen gjërat që nuk janë ë këqija ose për të cilat nuk ka pajtim se janë të këqija.

2)      Që e keqja të ekzistojë aty për aty. Kjo ndodhë në njërën prej tre mënyrave:

a.       në qoftë se pritet që e keqja të ndodhë, atëherë njeriu këshillohet dhe i kujtohet dënimi për mëkatin.

b.      në qoftë se është objekt dyshimi se mund ta kryejë një të keqe, p.sh. dikush që është ulur në tavolinë dhe para vete ka një gotë me verë. Në këtë rast, nëse muhtesibit nuk ka frikë se mund t’i ndodhë diç e keqe, e ndalon këtë veprim, madje edhe me dorë.

c.       Në qoftë se e ka mbaruar mëkatin por i kanë ngelur gjurmët e mëkatit, si p.sh. ai ka konsumuar alkool ndërsa nga goja kundërmon. Në këtë rast më nuk ka vend për ndalim por për ndëshkim.

3)      Që e keqja të kryhet haptazi. Nuk i lejohet muhtesibit të spiunojë se çfarë bëjnë njerëzit brenda shtëpive të tyre, me përjashtim nëse mëkati kuptohet edhe nga jashtë.[69]

1.3.3.5. Etapat e ndalimit të së keqes dhe ndalimi me dorë 

Përdorimi i forcës ose ndalimi me dorë është konfirmuar në hadithin e Ebu Seid El-Hudrijjit [radijAll-llahu anhu]. Aty, në mënyrë të përgjithshme, është sistemuar si një ndër tre mënyrat e ndalimit të së keqes, megjithëse, ka detaje tjera të rëndësishme të aplikimit të saj. Dijetarët kanë përmendur disa hapa që paraprakisht duhen ndërmarrë për të ndaluar një të keqe. Imam Gazaliu i përmend pesë hapa, të cilët janë si në vijim:

1)      Njoftimi (me veprën që do të duhej bërë ose mëkatin që do të duhej braktisur)

2)      Këshillimi me fjalë të buta dhe të mira

3)      Përdorimi i fjalorit të vrazhdë. Ky hap ndërmerret në rastet kur nevoja ndihet për të dhe jo më shumë se kaq. Pra, nuk guxon të kalojë në sharje, shfryrje, etj.[70]

4)      Përdorimi i forcës në kuptim të thyerjes së mjeteve me të cilat manifestohet e ndaluara, p.sh. thyerja e veglave muzikore, etj.

5)      Frikësimi, kërcënimi dhe përdorimi i forcës-rrahjes.[71]

Të tjerët ka që i kanë numëruar deri në nëntë hapa, duke iu referuar këtyre pesë hapave të Imam Gazaliut dhe duke plotësuar me hapa të tjerë.[72]

Krahas këtyre, ka dhe një kriter me rëndësi sipas të cilit këto pika duhen përfillur kështu me ardhur siç janë, pra nuk kalohet në tjetrën pa u shterur të gjitha mundësitë për të parën.[73]

Po kështu, ndalimi me dorë nuk guxon të del jashtë qëllimit edukativ që ka, sikur që nuk guxon të eskalojë jashtë masave të caktuara. Muhtesibit (njeriut që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja) nuk i lejohet të shkelë kompetencat që ka, sikur që mësuam në pikën paraprake.

1.3.3.6. Marrja në konsideratë e dobive dhe dëmeve

Feja është e ndërtuar mbi parimin e përfitimit të të mirave dhe largimin e të këqijave. Kjo nënkupton e ai që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja nuk guxon të ndikojë me veprimet e tij që të shkaktohet një e keqe më e madhe, sepse nëse e keqja bëhet më e madhe, atëherë obligimi për ta ndaluar atë pezullohet.[74]

Dijetarët muslimanë janë unanimë se ndalimi i të keqes pezullohet në rast se:

-          Shkakton një të keqe më të madhe, sikur që shpjeguam, dhe

-          Paraqet rrezik serioz për ndaluesin nga e keqja. Imam Ahmedi ishte pyetur se kur i obligohej njeriut të urdhëronte për të mirë dhe të ndalonte nga e keqja? Kishte thënë: Kur nuk ka frikë shpatën dhe as kamxhikun.[75] Këtë e konfirmon edhe Imam Neveviu.[76]

1.3.3.7. Vetëpërmbajtja gjatë urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja [77]

Një nga rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë ushtrimi të hisbes është dhe vetëpërmbajtja. Kur shpjeguam definicionin e Dr. Abdullahut, pamë se sa në mënyrë brilante kishte përcaktuar edhe këtë element: kompetencat e muhtesibit (atij që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja).  Thirrës nuk ka të drejtë të ekzekutojë ose të përdorë armën. Ky nivel i takon vetëm shtetit. Ja çfarë ka thënë Ibn Tejmije: ‘Askujt nuk i takon ta largojë një të keqe me një të keqe tjetër më të madhe, si ta zëmë të marrë përsipër shkurtimin e dorës së hajnit, dënimin me kamxhik të konsumuesit të alkoolit dhe ekzekutimit e masave terja ndëshkuese. Kështu gjendja do të eskalonte në vrasje dhe çrregullim sepse çdokush do ta ndëshkonte tjetrin me pretekstin se e ka merituar ndëshkimin. Kjo çështje (e ndëshkimeve dhe ekzekutimeve) i takon pushtetarit...[78]

1.3.3.8. Dhënia përparësi gjërave më të rëndësishme[79]

Gjatë ushtrimit të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, doemos duhet të kihet parasysh se duhet sistemuar gjërat sipas rëndësisë së tyre. Para çdo gjëje duhet t’i jepet rëndësi besimit. Këtë e mësojmë edhe nga praktikat e Profetëve [alejhimusselam] që misionin e tyre e fillonin nga besimi, duke aluduar në këtë parim, pra dhënien përparësi gjërave më të rëndësishme.

1.3.3.9. Tiparet e muhtesibit

Ai që urdhëron për të mirë ose ndalon nga e keqe duhet t’i ketë tri tipare:

1)      Të dijë për atë që urdhëron dhe ndalon. Ka thënë Imam Neveviu: ‘Urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja ai që ka dije për të atë që urdhëron ose ndalon...’[80]

2)      Të jetë i drejtë në atë që urdhëron dhe ndalon, si dhe

3)      Të jetë i butë në atë që urdhëron dhe ndalon. [81]

 

 

2. RREGULLAT DHE ETIKA PËRKITAZI ME IHTISABIN NDAJ PRINDËRVE

 

2.1. RREGULLAT

2.1.1. Klasifikimi i pozitës së prindërve në Ihtisab

Ndonëse, parimisht, Ihtisabi aplikohet ndaj të gjithë njerëzve, megjithëkëtë jo të gjithë njerëzit trajtohen njëjtë. Dijetarë dhe studiues muslimanë janë marrë me rangimin ose klasifikimin e njerëzve ndaj të cilëve aplikohet urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.  Kjo pasi që reagimet nuk janë të njëjta nga të gjithë. Disa mund të jenë me pasoja të mëdha që madje mund të përcaktojnë edhe ushtrimin apo jo të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, siç përmendëm më lartë. Nga këtu, për të evituar pasojat dhe për të ndihmuar që të realizohen objektivat e këtij institucioni me peshë të madhe fetare, përzgjidhen format dhe metodat se si aplikohet në masë ky institucion.

Atëherë, si ti trajtojmë prindërit dhe në cilën kategori t’i fusim ata?

Prof. Bereket njerëzit i ndanë në tri kategori sa i përket aplikimit të këtij institucioni fetar:

1)      Masa e gjerë, ku bëjnë pjesë fëmijët, të moshuarit dhe prindërit

2)      Dijetarët, dhe

3)      Pushtetarët.[82]

Ky konstatim nuk përkon me pozitën e prindërve në ihtisab. Siç do të shohim më vonë, me prindër nuk veprohet me të gjitha mënyrat e ndalimit, që nënkupton se pozita e tyre nuk mund të jetë assesi në këtë që ka thënë Prof. Bereket. Imam Gazaliu[83] dhe Abdurrahman bin EbiBekr bin Davud (vetëm si shembuj për ilustrim) prindërit i klasifikon në një pozitë me pushtetarët, për shkak të mjeteve të njëjta që aplikohen në ndalimin e tyre nga të këqijat.[84]

Si konstatim themi se prindërit për nga pozita bëjnë pjesë në kuadër të pushtetarëve, ndaj të cilëve, siç do të shohim ka dallime sa i përket aplikimit të këtij institucioni fetar.

2.1.2. A urdhërohen prindërit për të mirë dhe a ndalohen nga të këqijat?

Parimisht, prindërit ndalohen nga të këqijat. Në fe, askush, pavarësisht pozitës, nuk është imun nga ndalimi nga e keqja. Rrjedhimisht, as prindërit. Dijetarë muslimanë, duke filluar me Imam Gazaliun, kanë thënë se, prindërit ndalohen nga të këqijat, por me specifika që janë të veçanta për prindërit,[85] e të cilat do t’i përmendim më vonë.

Dr. FadlIlahi ka përmbledhur një sërë argumentesh që dëshmojnë se prindërit ndalohen nga të këqijat.[86] Në fakt, ai ka bërë një klasifikim tematik të tyre, duke i ndarë si në vijim:

1)

Tekste të përgjithshme në të cilat përfshihen edhe prindërit

 

Ajetikur’anor:“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun...” [AliImran: 110]

Në ajet nuk ka asnjë përjashtim për ata që urdhërohen për të mirë dhe ndalohen nga e keqja.

Në hadithe besimtarit i kërkohet që karshi tjetrit, kushdo qoftë ai prej besimtarëve, të jetë këshillues dhe ta ndalojë nga e keqja. Ja disa prej haditheve:

Buhariu transmeton dy hadithe nga Ibni Abbasi dhe Xherir bin Abdullahu se ata me rastin e besatimit për fe, përveç tjerash, Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kishin dhënë besën edhe për:“...dhe për këshillimin e çdo besimtari.”

Përmend po kështu edhe hadithet se feja është këshillë[87] dhe atë të ndalimit të së keqes, të cilin e cituam sipër.[88]

Edhe në këto hadithe urdhërimi për të mirë, këshilli dhe ndalimi nga e keqja, kanë ardhur në formë të përgjithësuar, duke mos e përjashtuar askënd.

2)

Tekste të veçanta për të afërmit

 

Ajetikur’anor:“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.” [Esh-Shuara: 214]

Pas këtij ajeti, Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] u ngrit dhe i thirri të afërmit. Sigurisht, prindërit janë ata që thirren më së pari, sidomos nëse kihet parasysh se me këtë veprim nënkuptohet një nderi i madh që i bëhet njerëzve andaj ata janë më meritorët për nderin tonë.

Ajet tjetër me të cilin Dr. Ilahi argumenton është ajeti 6 nga kaptina Et-Tahrim:“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri,...

Imam Gazaliu, siç e citon Dr. Ilahi, këtë ajet e sheh si pasqyrë në të cilën më së miri ka reflektuar urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja i prindërve dhe të afërmve.

3)

Praktikat e Profetëve [alejhimusselam]

4)

Praktikat e Sahabeve [radijAll-llahu anhum]

2.1.3. SHKALLËT E NDALIMIT TË SË KEQES NË RAPORT ME PRINDIN

Ajo që Imam Gazaliu dhe të tjerë[89] kanë nënvizuar se, në raport me prindin, nga hapat në fjalë përdorën vetëm dy hapat e parë, respektivisht:

1)      Njoftimi me veprën që është dashur nëse nuk e kanë bërë ose me veprën që e kanë bërë por që nuk është dashur ta bëjnë.

2)      Këshillimi me fjalë të buta dhe të mira, duke ua treguar mirësitë e veprave të mira dhe shpërblimin për to në botën tjetër si dhe duke ua treguar pasojat e mëkateve dhe ndëshkimin për to në botën tjetër.

Këtë e shpjegon edhe Abdurrahman bin EbiBekr Ibn Davud. Ai bazë për këtë ka rastin e Musait dhe Harunit [alejhimasselam] me Faraonin. Kur All-llahu i dërgoi tek ky i fundit, i porositi:“Flitini atij fjalë të buta,...” [Ta Ha: 44]

Kështu duhet të veprohet edhe prindërit.[90]

Në fakt, Imam Gazaliu  ka diskutuar edhe për ndalimin me forcë, të cilin do ta shtjellojmë në pikën në vazhdim.

2.1.4. KRITERI I PËRDORIMIT TË FORCËS (NDALIMIT ME DORË) NDËRMJET LEJIMI DHE NDALIMIT

Imam Gazaliu, pas konfirmimit se, parimisht, janë vetëm dy hapat e parë që ndërmerren për urdhërimin e prindërve për të mirë dhe ndalimin e tyre nga e keqja, i qaset edhe çështjes së përdorimit të forcës në raport me prindërit. Mendimi i tij, i mbështetur edhe nga Dr. Ilahi, është se ndalohen edhe me dorë por sipas detajeve në vazhdim:

1)      Përdorimi i forcës bëhet vetëm ndaj gjësendeve të tyre, p.sh. thyerja e enëve të rakisë, etj. Këtë mendim e ka Kadi Ijjadi.[91] Por kjo në asnjë rrethanë nuk lejon që përdorimi i forcës të kalojë në fizikun e tyre.

2)      Gjatë ndalimit të së keqes me dorë duhet të shfaqet mirësi, dashuri, butësi, jo sjellje e vrazhdë, fyerje, sharje apo ofendim. Duhet treguar për peshën e mëkatit që janë duke bërë dhe se fundi i tij është i keq tek All-llahu.

3)      Nëse ndalimi me dorë shkakton dëme më shumë se dobi, atëherë braktiset.[92]

Në fakt, kjo pika e fundit paraqet edhe mendimin e dytë, sipas të cilit prindërit nuk ndalohen fare me dorë.[93] Për mëkatet që bëjnë, ne vetëm lutemi tek All-llahu dhe kërkojmë falje. Këtë mendim e përfaqëson HasanBasriu. Transmetohet të ketë thënë: ‘Njeriu i urdhëron prindërit: nëse pranojnë, mirë, ndryshe, heshtë.’[94] Kështu mendon edhe Senamiu në librin e tij Nisabu-l-Ihtisab, ku, duke përshkruar mënyrën se si ndalohen prindërit nga të këqijat thotë: ‘Fillimisht iu flasim fjalë të mira dhe i këshillojmë, e nëse prindi refuzon dhe kundërshton, atëherë me mirësjellje largohemi dhe fillojmë të kërkojmë falje tek Zoti për ta.[95]

Ky mendim është përkrahur edhe nga ata që ndalimin me dorë e miratojnë parimisht por që e kushtëzojnë me dëmet dhe dobitë ose lëndimin e prindërve nga këto veprime. Duke qenë se është e pamundur të ndalohen nga të këqijat e të mos lëndohen emocionalisht, atëherë mendimi i HasanBasriut se duhet të vazhdohet me lutje e istigfar për ta, më duket më afër të vërtetës. All-llahu e di më së miri!

2.1.5. Trajtimi i prindërvejomyslimanë

Ihtisabi ushtrohet dhe ndaj prindërve jomyslimanë. Dr. Ilahi argument për këtë e sjell rrëfimin e Ibrahimit [alejhisselam] me të atin. Ky i fundit ishte idhujtar ndërsa i biri, Ibrahimi [alejhisselam], monoteist, dhe përkundër këtij dallimi, ai:

-          e respektonte të atin duke i thënë fjalë të mira

-          e ftonte në fe, duke i treguar se ishte dërguar nga Zoti, dhe

-          e ndalonte nga të këqijat, respektivisht adhurimi i idhujve.

Pak më parë cituam ajetet kur’anore [Merjem: 41-47] që na e përshkruajnë këto detaje. “Trego për Ibrahimin, kur ai i tha të atit, Azerit: “A do t’i adhurosh idhujt si zotat e tu?! Unë vërtet po shoh se ti dhe populli yt jeni në humbje të madhe”.” [El-En’amë: 74]

Si ta interpretojmë fjalën “humbje”, si fjalë e rëndë apo jo?

Dr. Ilahi sjell dy shpjegime të bukura, të cilat na tregojnë se ndalimi i prindërve jobesimtarë nga të këqijat, edhe atëherë kur ata madje mund të jenë të ashpër në këto të këqija, p.sh. të flasin fjalë të rënda për fenë tonë, bëhet me fjalë të bukura dhe me edukatë të lart.

1)      Fjalët e vrazhda jo detyrimisht janë fjalë të pista. Ai i referohet ReshidRidasë, i cili fjalën “humbje” e interpreton si përshkruam i realitetit dhe jo si fyerje e ofendim.

2)      Fjalët e vrazhda përdoren sipas nevojës dhe në përputhje me dobitë dhe dëmet e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Nëse dobia është më e madhe, atëherë i përdor ato, ndryshe i braktisë dhe vazhdon me lutje për udhëzimin e prindërve sa të jenë gjallë.[96]

Po kështu, prindërve nuk iu imponohet feja. Ibrahimi [alejhisselam] ia shpjegonte fenë por asnjëherë nuk tentoi t’ia impononte atë babait. Kjo ka qenë pjesë metodologjike edhe tek Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Kushdo që mediton në misionin e tij do të gjejë se ai kurrë nuk ia imponoi askujt fenë, madje as të afërmve të tij.

2.2. ETIKA

Prindërit dallojnë nga të tjerët për shkak se All-llahu i ka veçuar. Në Kur’an, duke na folur për këtë pozitë, All-llahu thotë:“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. 24. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”.” [El-Isra: 23-24][97]

Së këndejmi, në raport me prindërit lipsen:

1)      Butësia dhe mirësjellja, të cilat janë gjërat e para që kërkohen kur të urdhërohet për të mirë dhe të ndalohet nga e keqja. Nëse kjo lipset në raport me njerëzit në përgjithësi, atëherë në raport me prindërit është edhe më e kërkuar si etikë.[98]

2)      Drejtimi në mënyrë indirekte dhe jo të drejtpërdrejtë, që të mos lëndohen emocionalisht

3)      Shfaqja e dashurisë, dashamirësisë, modestisë, në mënyrë që në asnjë çaste ndalimi nga e keqja të mos reflektojë si triumf ndaj tyre, sepse kjo mund të ngjallë mendjemadhësi dhe rrjedhimisht refuzim të largimit nga e keqja nga ana e tyre

4)      Tu përkujtojë meritat e tyre për edukimin e tij dhe se fakti që i biri është në rrugën e All-llahut është shenjë e mirësisë së prindërve. Kjo gjë i afron zemrat, i nxit dhe stimulon.[99]

2.2.3. Prindërit nuk ndalohen në publik.[100]Fetarisht, këshilla nuk jepet në publik, sepse kjo mund ta lëndojë njeriun dhe ta bëjë të ndihet i fyer para të tjerëve. Imam Neveviu citon Imam Shafiun të ketë thënë: ‘Kush e këshillon vëllanë e tij në vetmi, e ka këshilluar dhe vlerësuar, ndërsa kush e këshillon në publik, e ka poshtëruar dhe turpëruar.’[101] Nëse kjo vlen për njerëzit në përgjithësi, atëherë si të mos vlerë për prindërit, kur ata janë më meritorët për respektin dhe nderimin tonë?!

 

 

PËRFUNDIM

Tashmë që jemi në fund të punimit, do të doja të përmend disa nga rezultatet e tij, që janë njëherësh edhe përgjigje për pyetjet që kemi ngritur në fillim:

1)      Respektimi i prindërve është një ndër veprat më të rëndësishme në fe. Si vepër, është krahasuar me adhurimin për Zotin.

2)      Respektimi i prindërve është moral profetësh.

3)      Respektimi për prindërit përfshin përkujdesjen materiale dhe shpirtërore (emocionale) ndaj tyre.

4)      Respektimi i prindërve obligohet edhe kur prindërit nuk janë besimtarë.

5)      Ata nuk respektohen vetëm në urdhrat apo gjërat që ndeshen me ligjet e Zotit. Megjithëkëtë, mos përfillja e urdhrave të tyre edhe në këtë rast nuk duhet të zhveshët nga etika. 

6)      Prindërit nuk bëjnë përjashtim kur të jetë në pyetje urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

7)      Për shkak të pozitës fetare që kanë, ndaj prindërve nuk aplikohen rregullat që aplikohen ndaj njerëzve tjerë (masës së gjerë). Në raport me prindërit nuk dilet jashtë njoftimit dhe këshillimit, si dy hapa prej hapave të ndalimit të së keqes.

8)      Ndalohet rreptësishtë përdorimi i dhunës ndaj prindit gjatë urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

Kështu, mund të konstatojmë se interpretime tjera të cilat justifikojnë dhunën ndaj prindërve janë  të pabazuara dhe të pambështetura në Kur’an dhe Sunnet si dhe në metodologjinë e dijetarëve të pranuar në ummet. Ato nuk përfaqësojnë asnjë dijetarë, e aq më pak këtë fe madhështore. Ato janë injorancë, shthurje dhe degradim në interpretim të fesë. Së këndejmi, si rekomandime:

1)      Do t’i bëja thirrje institucioneve fetare që të merren më shumë me përhapjen e të vërtetave për Islamin. Njerëzit janë viktima të propagandave, shpesh të qëllimshme, kundër fesë, kështu që e kemi për obligim tua tregojmë të vërtetat për fenë. Në vend se t’iu flasin të tjerët, t’iu flasim ne.

2)      Institucionet qendrore fetare të formojnë një ekip që do të monitoronte zhvillimet fetare dhe shoqërore në media elektronike e të shkruara, sidomos në rrjete sociale, për t’iu sugjeruar më pas ligjëruesve fetarë se me çfarë temash duhet të merren dhe cilat dukuri duhet t’i trajtojnë. Kështu, do t’i zbusnim shumë këto dukuri dhe njerëzit do ta kuptonin të vërtetën islame pa shtrembërime.

3)      Të bëhet trajtim akademik i këtyre dukurive në revista e magazina fetare, në mënyrë që të përfitohet prej tyre edhe nga ana e intelektualëve.

4)      Të përvetësohen mjetet bashkëkohore të komunikimit si mjete të përcjelljes së mesazhit fetar deri tek masa, veçmas interneti.

Për fund fare, për çdo të qëlluar, i detyrohem All-llahut, ndërsa për çdo gabim a lëshim, i drejtohem me kërkim falje dhe pendim. 



[1]Sa për shembull, shih: Sa’di, AbduRrahman bin Nasir. (2011). Ed-durr-rretu el-muhtesaretufimehasini ed-dini el-silamijj. Ed.5. Rijad: Err-rriasetu el-ammetu li-l-buhuth el-ilmijjeti ve-l-ifta. F. 26.

[2]Përkthimin e ajeteve e kemi huazuar nga përkthimi i merhumit Hasanef. Nahit.

[3]Po kështu edhe në kaptinat Llukman, 14; El-Isra, 23; El-Ahkaf, 15, etj.

[4]Shih: El-Xhessas, Ahmed bin Ali. (1405 h.) Ahkamu-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: Muhammed Sadik El-Kamhavi. Bejrut: DaruIhjai-t-turath el-arabijj. 3/155.

[5]Shih: FahruddinRrazi, Ebu Abdullah Muhammed bin Umer. (1420 h.). Mefatihu-l-gajb. Ed. 3. Bejrut: Dar Ihja et-turath el-arabijj. 10/76.

[6]Shih: El-Xhessas. (1405 h.) Ahkamu-l-Kur’an. Op. cit. 5/20.

[7]El-Kurtubi, Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed. (1964). El-xhamiu li-ahkami-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: AhmedBerduni dhe Ibrahim Atfish. Kajro: Dar el-kutub el-misrijjeh. 7/132.

[8]Shih: El-Begavi, Ebu Muhammed El-Husejn bin Mes’ud. (1420 h.). Mealim et-Tenzilfitefsiri-l-Kur’an. Verifikues shkencor: AbduRrezzak El-Mehdi. Bejrut: Dar Ihjai-t-turath el-arabijj. 1/615.

[9]Shih edhe: El-Mehal-li, Xhelaluddin dhe Es-Sujuti, Xhelaluddin. (p.v.b.) Tefsiru-l-Xhelalejni. Kajro: Daru-l-hadith. F. 107.

[10]Es-Sa’di, AbduRrahman bin Nasir. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman fitefsiriKelami-l-Mennan. Verifikues shkencor: AbduRrahman bin Mual-la El-Luvejhik. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale. F. 177.

[11]Shih: El-Fejruzabadi, Mexhuddin Ebu Tahir Muhammed bin Ja’kub. (1996). Besairudhevi-t-temjizfiletaifi-l-Kitabi-l-aziz. Verifikues shkencor: Muhammed AliNexh-xhar. Ed. 3. Kajro: El-mexhlis el-a’la li-sh-shuun el-islamijjeh. 2/213.

[12]Es-Sa’di. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman. Op. cit. F. 456.

[13]Këtë thënie e ka regjistruar në tefsirin e tij Shevkani. Shih: Esh-Sheukani, Muhammed bin Ali. (1414 h.) Fet’hu-l-Kadir. Bejrut: Dar Ibn Kethir. 3/262.

[14]Shih: Ibn Kethir. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Op. cit.. 2/298; 3/361.

[15]Shih: Es-Sefarijini, Muhammed bin AhmedSalim. (1993.) Gidhau-l-elbabfisherhimendhumeti-l-adab. Ed. 2. Egjipt: MuessesetuKurtube. 1/392.

[16]Shih: Ebu-s-Suud, Muhammed bin Muhammed. (p.v.b.) Irshadu-l-akli-s-selimilamezaja el-Kitabi-l-Kerim. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabijj. 7/31.

[17]Shih: Ibn Kethir. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Op. cit. 6/265.

[18]Transmetojnë Tirmidhiu në Sunen dhe Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e vlerëson autentik. Shih: Sahihu-l-Edebi-l-Mufred, nr. 2.

[19]Shih: el-Karij El-Herevij, Ali bin Sultan Muhammed. (2002). Mirkatu-l-mefatihsherhuMishkati-l-mesabih. Bejrut: Daru-l-fikr. 7/3089. Shihe dhe: El-Mudhhiri, El-Husejn bin Mahmud bin El-Hasen. (2012). El-Mefatihfisherhi el-Mesabih. Kuvajt: Dar en-Nevadir. 5/209.

[20]Transmeton Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e vlerëson autentik. Shih: Sahihu-l-Edebi-l-Mufred, op. cit. nr. 13.

[21]Transmetim unanim.

[22]Hadithin e transmeton Timridhiu ndërsa Albani thotë se është hasen.

[23]Shih: El-Mubarekfuri. (pv.b.) Tuhfetu-l-ahvedhi. Op. cit. 6/289.; El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 4/1528; El-Munavi. (1988). Et-tejsiru. Op. cit. 1/283.

[24]Transmetim unanim. Pjesën e hadithit do ta përmendim më poshtë.

[25]Albani e konsideron hadith autentik.

[26]Shih: Es-Sindi, Muhammed bin AbdulHadi. (p.v.b) Kifajetu-l-haxhehfisherhi Suneni Ibni Maxheh. Bejrut: Dar el-Xhil. 2/180.

[27]Hadithi është autentik. Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred, nr. 8.

[28]Shih: En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabij. 16/102.

[29]Albani thotë se hadithi është autentik.

[30]Transmetojnë Ahmedi dhe Ibn Maxheh. Albani thotë se hadithi është autentik.

[31]Shih: El-Karij, Ali bin Sultan Muhammed. (1985). SherhuMusnediEbiHanifete. Verifikimi shkencor: HalilMuhjiddin El-Mejs. F. 216.

[32]Albani në Sahihu-t-Tergib e vlerëson si hadith hasenun li gajrihi.

[33]Shih: El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 1/133.

[34]Transmeton Buhariu në Edebu-l0mufred, ndërsa Albani e konsideron hasen.

[35]Hadithin e shënon Buhariu.

[36]Transmetim unanim.

[37]Hadithi është autentik. Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred, op. cit. Nr. 29.

[38]Hadithin e shënon Nesaiu ndërsa Albani e konsideron autentik.

[39]Hadith autentik. Shih: Sahihu-l-xhami, 7520.

[40]Shih: El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 1/132.

[41]Shih: Ibn Mendhur, Xhemaluddin. (1414 h.) Lisanu-l-arab. Ed. 3. Bejrut: Dar Sadir. 1/314-315.; Ez-Zubejdi, Muhammed bin Muhammed bin AbduRrezzak. (p.v.b.) Taxh el-urusmin xhevahiri-l-kamus. P.v.b.: Dar el-hidaje. 2/275.; El-Xheuheri, Ismail bin Hamad. (1987) Es-Sihahtaxh el-lugati ve sihahu-l-arabijjeti. Ed. 4. Bejrut: Dar el-ilm li-l-melajin. 1/109-10.; Ez-Zemahsheri, Mahmud bin Amr bin Ahmed. (1998) Esasu-l-belagati. Verifikimi shkencor: Muhammed BasilUjun Es-Sud. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 1/188.

[42]Ez-Zubejdi. (p.v.b.) Taxh el-urus. Op. cit.. 2/276.

[43]Shih: Ibn Mendhur. (1414 h.) Lisanu-l-arab. Op. cit. 1/317.; El-Xheuheri. (1987) Es-Sihah. Op. cit. 1/109-10.; Ez-Zemahsheri. (1998) Esasu-l-belagati. Op. cit. . 1/188.

[44]Shih: Ibn Mendhur. (1414 h.) Lisanu-l-arab. Op. cit. 1/317.; El-Xheuheri. (1987) Es-Sihah. Op. cit. 1/109-10.; Ez-Zemahsheri. (1998) Esasu-l-belagati. Op. cit. . 1/188.

[45]El-Maverdi, Ali bin Muhammed. (1989) El-Ahkam es-sultanijjeh ve-l-vilajat ed-dinijjeh. Verifikimi shkencor: Dr. AhmedMubarek El-Bagdadi. Kuvajt: Dar Ibn Kutejbe. F. 315.

[46]Shih: Mubarek, Fejsal. (1967) Ed-deuletu ve nidhamu-l-hisbeti inde Ibni Tejmije. Damask: Dar el-fikr. F. 73-74.

[47]Shih: Dr. Suud bin Ferhan Muhammed El-Hablani El-Anzi. “Te’silfikhu-l-ihtisab”, revista Mexhel-letuXhamiati-t-Tajjibeti li-l-Adabi ve-l-Ulumi-l-Insanijjeti, viti 4, nr. 5, 1436 h. f. 12.

[48]Shih: BintMudif, Bereket. (2007) El-Hisbetu –ta’rifuha ve hukmuha ve erkanuha ve davabituha. Medine Munevvere: botim privat. F. 21.

[49]Abdullah, Abdullah Muhammed. (1996) Vilajetu-l-Hisbetifi-l-Islam. P.v.b: p.sht.b. f. 60-61.

[50]Shih: El-Kasir, Abdullah bin Salih. (1411 h.) Tedhkiretu uli-l-giretibi-sheireti-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Rijad: Dar el-Asimeh. F. 11-12.

[51]Shih: Ibn Kethir. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Op. cit. 2/93.

[52]Shih: Ibn Kethir. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Op. cit. 2/91.

[53]Shih: AbdulMuttalib, Mahmud Muhammed Kemal. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Libër i nxjerrë nga Liga e Botës Islame në kuadër të revistës Da’vetu-l-hakk, viti X, nr. 110, viti 1411/1991. F. 29.

[54]Shih: Esh-Shajië, Halid bin AbduRrahman. (p.v.b.) MekasiduEhli-l-Hisbeti ve-l-umur el-hamiletilehumalaamelihimfidav’i-l-Kitabi ve-s-Sunneti. Rijad: Dar el-Belensijjeh. F. 25.

[55]Fjala është për hadithin: “Kush thërret në udhëzim ai do të ketë shpërblimin sikur të gjithë atyre që e pasojnë...”, të cilin e transmeton Muslimi.

[56]Fjala është për hadithin: “Që All-llahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri është më e dobishme për ty se pasuria më e madhe.”, të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

[57]Hadithin e transmetojnë Buhariu (2493) dhe Tirmidhiu (2173).

[58]Shih: Kur’ani: El-Enfalë: 25.

[59]Shih hadithin e Hudhejfes [radijAll-llahu anhu]: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, o do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja, o do të ketë gjasa e mundësi që All-llahu tua dërgojë një dënim, për largimin e të cilit do ta lusni por që nuk do t’iu përgjigjet.” Albani në Sahihu-l-xhamii, 2399.

[60]Shih: En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabij. 2/22.

[61]Shih: AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 27-28.

[62]Shih: AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 28-29.

[63]Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Op. cit. 2/23.; El-Bejanuni, Muhammed Ebu-l-Fet’h. (1995) El-Mad’halilaIlmi-d-Da’veti – dirasetunmenhexhijjetunshamiletun li-tarihi-d-Da’veti ve usuliha ve menahixhiha ve esalibiha ve vesailiha ve mushkilatihafidav’ien-nakli ve-l-akli. Ed. 3. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisaleh. F. 31-35; Habeneke El-Mejdani, AbduRrahman. (1996) Fikhu-d-Da’vetiilaAll-llahi ve fikhu-n-nus’hi ve-l-irshad ve-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker – dirasetunistinbatijjetunteshtemilalabejanvuxhubiha ve ususiha ve menahixhiha ve subuliha ve vesailiha ve adabiha ve nemadhixhmintatbikatiha. Damask: Daru-l-kalem. 1/47-50.; Bin Baz, AbdulAziz. (2002) Ed-Da’vetuila All-llahi ve ahlaku-d-Duat. Ed. 4. Rijad: RiasetuIdareti-l-Buhuthi-l-Ilmijjeti ve-l-Ifta. F. 15-17.

 

[64]El-Gazali, Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed. (2000) IhjauUlumi-d-Din. Parathënia dhe shënimet: Muhammed AbdulKadir Ata. Kajro: Dar et-Takva. 2/429.

[65]En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Op. cit. 2/22.

[66]Imam, Muhammed Kemaluddin. (1986) Usulu-l-Hisbetifi-l-Islam. Kajro: Daru-l-Hidajeh. F. 110.

[67]Err-Rruhajli, Hamud bin Ahmed. (2003) Kavaidunmuhimmetunfi-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munkeraladav’i-l-Kitabi ve-s-Sunneh. Ed. 2. Medine Munevvere: Mektebetu-l-Ulumi ve-l-Hikemi. F. 14.

[68]Shih: El-Kasir. (1411 h.) Tedhkiretu uli-l-giretibi-sheireti-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 11-12.

[69]El-Gazali, Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed. (2000) IhjauUlumi-d-Din. Parathënia dhe shënimet: Muhammed AbdulKadir Ata. Kajro: Dar et-Takva. 2/442-446.; El-Maverdi. (1989) El-Ahkam es-sultanijjeh. Op. cit. F. 330; 331. Err-Rruhajli. (2003) Kavaidunmuhimmetunfi-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 11-13.

[70]AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. 92.

[71]El-Gazali. (2000) IhjauUlumi-d-Din. Op. cit. 2/430.; Shih: El-Bilali, AbdulHamid. (1989) Fikhu-d-Da’vetifiinkari-l-munker. Ed. 3. Kuvajt: Daru-d-Da’veti. F. 69-71.; Ibn Davud, Abdurrahman bin EbiBekr. (1996) El-Kenzu-l-ekber fi-l-emri bi-l-ma’rufi ve-n-nehji ani-l-munker. Verifikues shkencor: MustafaUthmanSamideh. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 178.

[72]Shih: BintMudif. (2007) El-Hisbetu. Op. cit. 128-139.; AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. 96.

[73]AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 102.

[74]Err-Rruhajli. (2003) Kavaidunmuhimmetunfi-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 47.

[75]Shih: El-Hal-lal, Ebu BekirAhmed bin Muhammed. (1990) El-emrubi-l-ma’ruf ve-n-nehju ani-l-munker. Verifikues shkencor: Meshur Hasen Mahmud Selman dhe Hisham bin Ismail Es-Seka. Bejrut: El-Mekteb el-Islamijj; Amman: Dar Ammar. F. 24.

[76]En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Op. cit. 2/25.

[77]Err-Rruhajli. (2003) Kavaidunmuhimmetunfi-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 47.

[78]Ibn Tejmije, Ahmed bin AbdulHalim. (1418 h.) El-MustedrekalamexhmuiFetavaShejhi-l-Islam. Përmblodhi, klasifikoi dhe botoi: Muhamemd bin AbduRrahman bin Kasim. 3/203.; Ibn Tejmije, Ahmed bin AbdulHalim. (p.v.b.) El-Hisbetufi-l-Islam evvedhifetu-l-hukumeti-islamijjeti. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 1. 16; 45.

[79]Err-Rruhajli. (2003) Kavaidunmuhimmetunfi-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 44.; Shih: El-Bilali, AbdulHamid. (1989) Fikhu-d-Da’vetifiinkari-l-munker. Ed. 3. Kuvajt: Daru-d-Da’veti. F. 79-81.

[80]Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Op. cit. 2/23. Shih edhe: El-Maverdi. (1989) El-Ahkam es-sultanijjeh. Op. cit. F. 316; 325.

[81]Shih: El-Hal-lal. (1990) El-emrubi-l-ma’ruf ve-n-nehju ani-l-munker. Op. cit. F. 34.; Et-Texhibni, Muhammed bin Ahmed bin Abdun. (2009) Risaletunfi-l-kadai ve-l-hisbeti. Verifikues shkencor: Fatime el-Idrisi. Bejrut: Dar Ibn Hazm. F. 65.

[82]Shih: BintMudif. (2007) El-Hisbetu. Op. cit. F. 69-110.

[83]El-Gazali. (2000) IhjauUlumi-d-Din. Pop. cit. 2/431.

[84]Ibn Davud, Abdurrahman bin EbiBekr. (1996) El-Kenzu-l-ekber fi-l-emri bi-l-ma’rufi ve-n-nehji ani-l-munker. Verifikues shkencor: MustafaUthmanSamideh. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 202-209.

[85]El-Gazali. (2000) IhjauUlumi-d-Din. Pop. cit. 2/431.; AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 84.; Es-Senami, Umer bin Muhammed bin Avad. (1986) Nisabu-l-Ihtisab. Verifikues shkencor: Merizin Asiri. Mekke El-Mukrr-rreme: Mektebetu et-talib el-xhamiijj. F. 196.

[86]Ilahi, Fadl. (2000) El-Ihtisabuala-l-validejni. Bejrut: Dar Ibn Hazm. F. 10-21.

[87]Temim ed-Dari [radijAll-llahu anhu] transmeton se i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Feja është këshillë! Thamë: Për kë? Tha: Për All-llahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për masën e gjerë të tyre.” [Transmeton Muslimi.]

[88]Kush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta largojë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse as kështu nuk mundet, atëherë me zemrën e tij dhe kjo është grada më e ultë e besimit (në ndalimin/largimin e së keqes).” [Transmeton Muslimi.]

[89]Ilahi. (2000) El-Ihtisabuala-l-validejni. Op. cit. F. 36.

[90]Ibn Davud, Abdurrahman bin EbiBekr. (1996) El-Kenzu-l-ekber fi-l-emri bi-l-ma’rufi ve-n-nehji ani-l-munker. Verifikues shkencor: MustafaUthmanSamideh. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 202-209.

[91]Shih: El-Bilali, AbdulHamid. (1989) Fikhu-d-Da’vetifiinkari-l-munker. Ed. 3. Kuvajt: Daru-d-Da’veti. F. 61-71.

[92]Ilahi. (2000) El-Ihtisabuala-l-validejni. Op. cit. F. 51.; AbdulMuttalib. (2011) Ehemmijjetu-l-emri bi-l-ma’ruf ve-n-nehji ani-l-munker. Op. cit. F. 84.

[93]Ibn Davud. (1996) El-Kenzu-l-ekber. Op. cit. F. 210.

[94]Ibn Ebi Ed-Dunja, Ebu Bekir Abdullah bin Muhammed. (1997) El-emrubi-l-ma’ruf ve-n-nehju ani-l-munker. Verifikues shkencor: Salah bin Ajid Esh-Shelahi. Saudi: Mektebetu el-gureba el-etherijjeh. F. 83.

[95]Es-Senami. (1986) Nisabu-l-Ihtisab. Op. cit. F. 196.

[96]Ilahi. (2000) El-Ihtisabuala-l-validejni. Op. cit. F. 46-47.

[97]Shih: BintMudif. (2007) El-Hisbetu. Op. cit. F. 81.

[98]Ilahi. (2000) El-Ihtisabuala-l-validejni. Op. cit. F. 36.; Err-Rruhajli, Hamud bin Ahmed. (2003) Asnafu-l-meduvvin ve kejfijejtuda’vetihim. Ed. 2. Damask: Dar el-ulum ve-l-hikem. F. 52-56.

[99]Shih: BintMudif. (2007) El-Hisbetu. Op. cit. F. 82.

[100]Shih: Shih: El-Bilali. (1989) Fikhu-d-Da’vetifiinkari-l-munker. Op. cit. F. 116-117.; Err-Rruhajli. (2003) Asnafu-l-meduvvin ve kejfijejtuda’vetihim. Op. cit. F. 52-56.

[101]Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxhsherhuSahihiMuslim bin El-Haxh-xhaxh. Op. cit. 2/24.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013