Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
URTËSI DHE KËSHILLA PËR NDRYSHIMIN

1.       

Ibn Abbasi, duke shpjeguar ajetin: “E kush i dron All-llahut, Ai i bënë rrugëdalje atij.” (Et-Talak: 2), thotë: “Edhe po të binte qielli mbi tokë, All-llahu prapë të devotshmëve do t’iu bënte dalje.

2.       

Umer bin Hattabi ka thënë: “Me ndryshimin për të mirë nuk pakësohet asgjë, me (insistimin në) të keqen nuk mbetet asgjë.” Vekiu, Ez-Zuhdu, 1/784.

3.       

Jo çdo ndryshim është avancim sikur që jo çdo lëvizje është përpara.

4.       

Procesi i ndryshimit përcillet me vështirësi çdoherë, qoftë edhe ky ndryshim (nga e mira) për më mirë.

5.       

Ndryshimi është proces i pa ndalur.

6.       

Ndryshimi është proces i vështirë.

7.       

Ndrysho para se të të duhet të ndryshosh.

8.       

Ndryshimi sjell shanset.

9.       

Ndryshimi nënkupton mospajtimin me të kaluarën. Njerëzit duan të ecin përpara për të mirë.

10.  

Të gjithë mendojnë për ndryshimin e botës por askush nuk mendon për ndryshimin e vetvetes. [Tolstoi]

11.  

Bëhu ti ndryshimi që kërkon ta shohësh në botë. [Gandi]

12.  

Jo çdo gjë me të cilën ballafaqohesh mund ta ndryshosh ama nuk mund të ndryshosh asgjë pa mos u ballafaquar më parë me të.

13.  

Po të ishte varfëria burrë, do ta mbysja. [Aliu]

14.  

Ndryshimi nuk vjen duke e pritur dikë që do të vijë dhe të na ndryshojë. Ne jemi duke e pritur vetveten, sepse ne do të ndryshojmë, jo “ata” që presim të na vijnë. [Barak Obama]

15.  

Që të jesh mirë, duhet vazhdimisht të ndryshosh për të mirë.

16.  

Jeta që bën tani është reflektim i mendimeve, ideve, vendimeve dhe preferencave tua, e kuptove këtë apo jo. Sikur të ndieje përgjegjësi në jetë, do të filloje rrugën e ndryshimit dhe do të hapëroje drejt zhvillimit e suksesit. [Ibrahim el-Feki]

17.  

Ata që nuk mund ta ndryshojnë veten, aq më pak mund ta bëjnë këtë me të tjerët. [Xhorxh Bernard Shou]

18.  

Mos e kalo kohën duke i rënë murit me shpresë mos po shndërrohet në derë.

19.  

Të vazhdosh me hidhërimin është sikur ta përpish helmin e pastaj të presësh që tjetri të vdes.

20.  

Optimizmi është më shumë se ço gjë tjetër e lidhur me suksesin dhe lumturinë.

21.  

Nëse nuk funksionon një plan, ndërroje planin, jo qëllimin.

22.  

Gjenialiteti është 1% dhunti ndërsa 99% angazhim. [Edisoni]

23.  

Vendi ku pushon mund të jetë komod dhe shumë i bukur por asgjë nuk rritet aty.

24.  

Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, jetën e lidhe me qëllime, jo me njerëz e gjëra. [Ajnshtajni]

25.  

Mos braktis ëndrrën tënde pse kërkon kohë për tu realizuar sepse koha edhe ashtu do të kalojë, e realizove ëndrrën apo jo.

26.  

Ndonjëherë fiton, ndonjëherë mëson. [Maksvell]

27.  

Nuk kam ëndërruar asnjë ditë për suksesin; kam punuar për arritjen e tij. [Estee Lauder]

28.  

Të shmangësh dështimin nënkupton të shmangësh avancimin.

29.  

Nuk do të korrësh fitore për aq kohë sa bën plane për dështim.

30.  

Shesh i parë i ndryshimit është vetvetja juaj. Nëse arrini ta ndryshoni veten, do t’i ndryshoni edhe të tjerët. [Hasan Benna]


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013