Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DËSHMIA E NJË PRIFTI PËR KUR’ANIN

DËSHMIA E NJË PRIFTI PËR KUR’ANIN

 

Muhammed Ammare

 

Orientalisti anglez, W. Montgomery Watt (1909-2006), është një prift anglikan që ka shërbyer në kisha të Londrës, Edinburgut (Skoci) dhe Kudsit. Ai ka kaluar një çerek shekulli duke studiuar për Islamin, filozofinë dhe qytetërimin e tij, e madje ka kryer edhe studimet e larta në filozofinë dhe apologjetikën islame. Është autor i një sërë veprash, të cilat janë përkthyer edhe në arabisht, si: ‘Shkaqet e përhapjes së Islamit’ (1955), ‘Muhammedi në Mekkë’ (1958), ‘Muhammedi në Medinë’ (1961), ‘Islami dhe komuniteti i bashkuar’ (1961), ‘Muhammedi: Profet dhe burrështetas’ (1969), ‘Islami dhe krishterimi në botën moderne’ (1969).    

Raportet e Watit me Islamin nuk kanë qenë thjesht akademike; krahas studimeve që i filloi në vitet e tridhjeta, ai edhe bashkëjetoi me realitetin islam dhe testoi në praktikë fetarinë islame dhe jetën shoqërore të muslimanëve. Fryt i kësaj bashkëjetese dhe provë/dëshmi e kësaj përvoje intelektuale dhe praktike të këtij orientalisti, prift bir prifti, që ka mbushur mendjen, jetën dhe veprimtarinë e tij intelektuale, është libri i tij ‘Islami dhe krishterimi në botën moderne’ (1969). Në këtë libër Watt-i ofron një dëshmi të madhe për Kur’anin dhe shpalljen kur’anore, dëshmi kjo e një të krishteri kundër shpifjeve ndaj Islamit dhe islamofobisë së bashkëfetarëve të tij, dhe jo vetëm. Ja dëshmia e Watit:

Kur’ani është shpallja e drejtpërdrejtë e Zotit tek Muhammedi. Për burim ka Allahun andaj edhe shpallje e assesi fjalë e Muhammedit apo produkt i mendimit të tij. Kur’ani është vetëm fjalë e Allahut, me të cilën i është drejtuar Muhammedit dhe bashkëkohësve të tij. nisur nga këtu, Muhammedi është vetëm Profet, i zgjedhur nga Allahu për t’ia kumtuar këtë mesazh fillimisht mekkasëve, e pastaj arabëve mbarë. Nisur nga këtu, ai është një Kur’an me një gjuhë arabe të kulluar. Ka tregues të qartë se Kur’ani nuk i është drejtuar vetëm arabëve, por mbarë njerëzimit. Këtë, mbase më së miri e dëshmon përhapja e Islamit anembanë globit dhe përqafimi i tij nga pothuajse njerëzit e çdo race e etnie. Kur’ani, pavarësisht gjuhës së tij, gëzon pranim të madh tek njerëzit, sepse merret me ta dhe problemet e tyre.

Ne besojmë në korrektësinë dhe sinqeritetin e Muhammedit kur thotë se fjalët e Kur’anit nuk janë fjalë të tij. Edhe atëherë kur Muhammedi sfidoi arabët që të sillnin një Kur’an të ngjashëm me të tij, ne i besojmë, ngaqë njeriu nuk mund ta sfidojë Allahun, sepse ky Kur’an që recitonte Muhammedi ishte i Allahut, jo i tij. i besojmë fuqishëm se është prej Allahut edhe kur kemi parasysh tekstin e kodifikuar brenda mus’hafit, të cilin Allahu, ndonëse ishte shpallur në intervale kohore të ndryshme, kishte marrë përsipër ta përmbledhë në një kontekst të vetëm:Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’anit), për ta lexuar atë (si është).” [El-Kijame: 17].

Ka dhe dëshmi tjera që konfirmojnë se Islami është -si të thuash- magazinim i fesë së Ibrahimit sipas konceptit fillestar (jo shtrembërimeve të mëvonshme nga dora e njeriut). Kur’ani na e ka miratuar qartë se Islami përputhet plotësisht me fenë e pastër të Ibrahimit, dhe, sikur çifutët dhe të krishterët e kohës të ruanin konceptet fillestare të fesë së tyre, do ta pranonin mesazhin që Allahu ua dërgoi nëpërmjet Muhammedi, mu ashtu siç pati bërë i krishteri Vereka bin Neufel (që konsiderohej të ishte pothuajse i vetmi që ruante konceptin fillestar të krishterimit), i cili sipas rrëfimeve të vërteta, i qe përgjigjur pozitivisht Muhammedit. ”

Këto ishin fjalët e Watt-it, këtij prifti anglikan, i cili e studioi Islamin pasi që më parë kishte studiuar fetë çifute dhe të krishtere. Sa bukur do të ishte sikur këtë dëshmi ta kishim parasysh kur dialogojmë me ata që e kanë keqkuptuar Islamin apo i bëjnë keq Islamit.

 

http://arabi21.com

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013