Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Ebu Hurejre

Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të], njihet me këtë nofkë, ndryshe emri i tij, sipas mendimit më të saktë, është AbduRrahman bin SaÄ¥r. Nofkën, që ka kuptimin ‘Babai i maces së vogël’, e kishte marrë kur ishte çoban i dhenve të familjes së tij ndërsa luante me një mace të vogël. E ka pranuar Islamin në vitin e shtatë sipas hixhretit për të mos iu ndarë kurrë Profetit [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]. Ka transmetuar më së shumti hadithe nga Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të], gjithsej 5374 (pesëmijetreqindeshtatëdhjetekatër) hadithe. Në të gjallë të Profetit [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] nuk merrej me asgjë tjetër përveç kërkimit të dijes, ndërsa pas vdekjes, përveç që transmetonte hadithet, ushtroi edhe disa detyra shtetërore, gjegjësisht ishte vali në Bahrejn e më vonë në Medinë, ku edhe gjen vdekjen në vitin 57 sipas hixhretit.

[Për jetën e Ebu Hurejres shih: Ibn Sa’d, Ebu Abdullah Muhammed bin Sa’d. (1990). Et-Tabekat el-kubra. Tahkik: Muhammed Abdul Kadir Ata. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 2/276-277; El-Kurtubi, Jusuf bin Abdil-Lah. (1992). El-Istiab fi ma’rifeti-l-As’hab. Tahkik: Ali Muhammed El-Baxhavi. Bejrut: Dar el-xhil. 4/1768-1771; Edh-Dhehebi, Shemsuddin Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed bin Uthman bin Kajmaz. (1985)  Sijeru a’lami-n-nubela. Tahkik: Grup hulumtuesish në krye me Shuajb Arnautin. Ed. 3. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale. 2/578-629; Ibn Haxher El-Askalani, Ebu-l-Fadl Ahmed bin Ali. (1415 h.) El-Isabetu fi temjizi-s-Sahabeh. Tahkik: Adil Ahmed Abdulmevxhud dhe Ali Muhammed Muavvad. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijje. 7/348-361.]


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013