Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Imam Buhariu

Muhammed bin Ismail, i njohur si Imam Buhariu, konsiderohet njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve të hadithit. Libri i tij, i njohur më shumë sipas emrit të tij ‘Sahihu i Buhariut’, është libri më i besueshëm i haditheve. Ka lindur në vitin 194/801 në Buhara, një vend që sot shtrihet në Uzbekistan.  

Babai i vdiq herët kështu që e tërë barra e rritjes dhe edukimit ra mbi supet e së ëmës. Dallohej për zgjuarsinë e rrallë. Që herët mësoi Kur’anin përmendësh, sikur që mësoi shkenca fetare dhe memorizoi mijëra hadithe. Sigurisht, krahas faktorëve tjerë, në këtë ka ndikuar edhe klima shkencore e Buharës, e cila atëbotë ishte qendër e dijes.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, bashkë me nënën dhe vëllanë, Ahmedin, shkuan për të kryer haxhin. Buhariu do të ndalej në Mekkë për gjashtë vite e më pas do të merrte udhë për të vizituar qendrat e dijeve islame për përfitim të dijes. Është transmetuar se nuk ka shënuar asnjë hadith pa mos marrë abdes më parë dhe pa mos i falur dy rekate namaz. Metodologjia e tij dhe kriteret e vëna për pranimin e hadithit, librit të tij i dhanë besueshmëri të lartë dhe rrjedhimisht pranim nga dijetarët e mëdhenj, si p.sh. Imam Ahmedi.  

Buhariu është autor edhe i disa veprave tjera, që arrijnë në njëzet sosh, e të cilat janë me vlerë të madhe, si: Edebu-l-mufred, Et-tarih el-kebir, Et-Tarih es-sagir, etj.

Për shkak të refuzimit të tij që t’ia mësonte fëmijët Kryetarit të Buharasë, ai u largua me dhunë prej vendit të vet. Imam Buhariu refuzonte që të veçonte fëmijët e tij me dije ndërsa të tjerët jo, madje kishte thënë fjalën që ka ngel mësim për gjeneratat pas tij për vlerën dhe pozitën që duhet t’i kushtojnë e japin dijes: ‘Unë nuk e nënçmoj diturinë dhe nuk ua çoj njerëzve te dyert.’  Kështu, i përzënë, në një fshat të Samarkandit, në vitin 256/869, gjen vdekjen.

Allahu e pastë mëshiruar!

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013