Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Kujtesa e Ummetit: Muaji GUSHT

VIII. MUAJI GUSHT

01.

1 gusht 1571

Lala Mustafa Pasha çliron Qipron

 

Pas trembëdhjetë muajsh rrethimi dhe luftimi, komandanti osman Lala Mustafa Pasha, arrin ta çlirojë Qipron. Qiproja kishte një rol strategjik sa i përket luftërave që kryqtarët zhvillonin kundër muslimanëve, kështu që marrja e këtij ishulli kishte rëndësi të veçantë për shtetin osman.

P.S. Sipas disa shënimeve, çlirimi ka ndodhur më 18 gusht të këtij viti.

1 gusht 1770

Beteja e Larga-s

 

Kur Mustafa III erdhi në krye të shteti osman, ndërsa ishte në moshën 42 vjeçare, e dinte se sfidë kryesore kishte Rusinë dhe Austrinë, veçmas Rusinë, e cila me direktiva të kishës, punonte për ta zhbërë perandorinë osmane. Ai filloi menjëherë me përgatitjen e ushtrisë, e cila, në të dy përpjekjet e saja për të mundur rusët, pësoi disfatë.

1 gusht 1895

Lindi Abdul Vehab Azam

 

Abdul Vehhab Azzami ka qenë shkrimtar i njohur egjiptian, i cili ka një kontribut të madh letrar. Ka qenë dhe diplomat, respektivisht ambasador në Pakistan, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Akademisë së Gjuhës Arabe dhe rektori i parë i Universitetit të Riadit.  

1 gusht 1914

Gjermania i shpall luftë Rusisë

 

Perandoria Gjermane i shpall luftë Perandorisë Ruse në hapjen e Luftës së Parë Botërore; gjermanët patën sukses në frontin lindor duke përfituar nga paqëndrueshmëria politike në Rusi - në vitin 1917 qeveria gjermane lejoi udhëheqësin komunist bolshevik të Rusisë Vladimir Lenin për të udhëtuar nëpër Gjermani nga Zvicra për në Rusi; historianë thonë se Lenini u ngarkua me miliona marka gjermane gjatë kthimit në Rusi; Berlini besonte se në qoftë se Lenini krijonte trazira të mëtejshme politike, Rusia nuk do të ishte më në gjendje të vazhdonte luftën e saj me Gjermaninë, duke lejuar ushtrinë gjermane të përqendrohej në Frontin Perëndimor. Por në verën e vitit 1918, me amerikanët që filluan të zbarkonin në Evropë në shkallën prej 10.000 ushtarësh në ditë, dhe rezervat gjermane të shteruara, ishte vetëm çështje kohe para se trupat aleate ta detyronin Gjermaninë të kapitullonte.

1 gusht 1957

SHBA dhe Kanadaja themelojnë NORAD-in

 

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja formojnë Komandën e Mbrojtjes North American Aerospace (NORAD). që mbron sovranitetin ajror të Amerikës së Veriut. Komandanti i NORAD dhe zëvendës komandant janë përkatësisht një gjeneral amerikan me katër yje, dhe një gjeneral kanadez me tre yje.

1 gusht 1966

Ekzekutohet Sejjid Kutbi

 

Sejjid Kutbi ka qenë autor i një sërë veprash, në mesin e të cilave komentari i Kur’ani ‘Nën hijen e Kur’anit’ është më i njohuri. Ka qenë mendimtar i cili me idetë dhe mendimet e tij ka provokuar miqësi dhe armiqësi, përkrahje të parezervë dhe urrejtje të pajustifikueshme. Gjatë jetës u burgos disa herë por u lirua pas ndërmjetësimit të personaliteteve nga jeta politike dhe fetare jashtë vendit. Herën e fundit u burgos dhe iu shqiptua dënimi me vdekje. U ekzekutua më 1 gusht 1966. 

1 gusht 1974

Ndarja e Qipros

 

Mosmarrëveshjet në Qipro: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizon krijimin e "vijës së gjelbër", duke e ndarë Qipron në dy zona - greke dhe turke.

1 gusht 1975

Themelimi i OSBE

 

Nënshkruhet marrëveshja e Helsinkit që çoi në krijimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, KSBE sot OSBE.

1 gusht 1989

Marrëveshje paqeje ndërmjet Libisë dhe Çadit

 

Për shkak të mospajtimeve rreth vijës kufitare, Libia dhe Çadi filluan një luftë, e cila mbaroi me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje ndërmjet tyre.

1 gusht 2005

Vdes mbreti saudian Fehd bin Abul Aziz

 

Ka qenë në pushtet që nga viti 1982. Ka ardhur në pushtet pas vëllait, mbretit Halid, ndërsa është pasuar nga vëllai, mbreti Abdullah.

02.

2 gusht 1429

Vdes Ibn el-Xhezri

 

Ka qenë dijetari më i njohur i kohës në fushën e leximeve të Kur’anit fisnik. Ka takuar dijetarët e kohës së vet, si Isneviun, Belkinin, Subkiun, Ibn Kethirin, Irakiun, etj. Ka dhjetëra vepra të shkruara në fushën e leximeve të Kur’anit ndërsa me mijëra nxënës dhe studentë. E kishte zakon që të mos qëndronte në një vend kohë të gjatë kështu që vizita e vendeve të ndryshme dhe ndalja për një kohë për ta përhapur dijen e bëri të këtillë që pas vete të lë me mijëra nxënës të dijes.

2 gusht 1798

Beteja e Nilit

 

Luftërat e Francës së Revolucionit: Beteja e Nilit midis trupave të Napoleonit dhe ushtrisë britanike përfundon me fitoren e kësaj të fundit. Pas betejës, britanikët marrin në dorëzim edhe Gurin e Rozetës që francezët e kishin zbuluar. Guri ndodhet në muzeun britanik në Londër, pa gjasa t'i kthehet Francës ose Egjiptit, pavarësisht betejave ligjore mbi përkatësinë.

2 gusht 1849

Vdes Mehmet Ali Pasha

 

Vdes Mehmet Ali Pasha, Mbreti i Egjiptit, me prejardhje shqiptare (lindi 1769). Ishte themeluesi i shtetit të Egjiptit modern.

2 gusht 1903

Kryengritja e Ilindenit shuhet shpejt

 

Perandoria Osmane: fillon kryengritja e udhëhequr nga Organizata Revolucionare e Maqedonisë së Brendshme kundër Turqisë Osmane, e njohur gjithashtu si Kryengritja e Ilindenit. Kryengritësit arritën të shpallnin edhe republikën e tyre të Krushevës, e cila u shtyp me dhunë nga osmanët brenda pak ditësh.

2 gusht 1990

Iraku pushton Kuvajtin

 

Rreth orës 2 të mëngjesit, sipas orës lokale, forcat irakiane sulmuan Kuvajtin, fqinjin e vogël të pasur me naftë. Forcat mbrojtëse të Kuvajtit u mundën shpejt dhe pjesa që nuk u shkatërrua u tërhoq për në Arabinë Saudite. Emiri i Kuvajtit, familja e tij, dhe liderë të tjerë qeveritarë shkuan në Arabinë Saudite dhe brenda disa orësh Kuvajti u pushtua dhe irakianët vendosën një qeveri provizore. Duke aneksuar Kuvajtin, Iraku mori nën kontroll 20% të rezervave të naftës, në të gjithë botën, dhe për herë të parë një vijë bregdetare të konsiderueshme në Gjirin Persik. Në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht dënoi pushtimin dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të Irakut nga Kuvajti. Më 6 gusht, Këshilli i Sigurimit i vendosi embargo Irakut.

03.

3 gusht 1022

Vdes Ibn Bevvabi

 

Ibn Bevvabi ka qenë i njohur për dorëshkrimin e bukur. Ai e ka shkruar Mus’hafin plot 64 herë.

3 gusht 1948

Luftë e Ftohtë, SHBA: Hissin akuzohet si spiun

 

Whittaker Chambers, në dëshminë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuese, tha se presidenti i Institutit Carnegie për Paqen, Alger Hiss, ish-këshilltar i presidentit Franklin Roosevelt në konferencën e Jaltës mes treshes Roosevelt, Stalin, Churchhill (1945), kishte qenë anëtar i Partisë Komuniste të Shteteve të Bashkuara, atëherë organizatë ilegale. Chamber, një ish-komunist, e akuzoi Alger Hissin edhe si spiun për Bashkimin Sovjetik. Hiss u gjykua dhe u dënua – ai bëri 44 muaj burg - "gati 4 vjet në burg më shërbyen sa 4 vite në universitetin Harvard", tha ai kur u lirua. Alger Hiss (1904 - 1996) gjithmonë këmbënguli si ishte i pafajshëm.

04.

4 gusht 838

Çlirimi i Amurijjes

 

Çlirimi i Amurijjes (Amorium) shënon njërën nga betejat më të mëdha të ndërmjet muslimanëve dhe bizantinëve të ndërmarra gjatë kohës së halifes Mu’tesim Bi-l-Lah. Si përgjigje ndaj aksioneve të perandorit bizantin, i cili kishte sulmuar disa qytete islame dhe kishte robëruar disa muslimanëve, halifeja kishte përgatitur shpejt një ushtri, të cilën e kishte dërguar për t’iu dalë në ndihmë muslimanëve ndërsa vet ishte nisur me një ushtri të madhe, me të cilën kishte marrë Amurijjen e bashkë me të edhe fitime të mëdha. Amurijje ishte një nga qendrat e rëndësishme të bizantinëve. Sot shtrihet në Turqi, respektivisht në Hisarköy, në provincën Afyonkarahisar.

4 gusht 1578

Beteja e Vadi Mehazinit

 

Forcat osmane triumfojnë ndaj flotës detare portugeze dhe spanjolle që ishte nisur për të pushtuar brigjet e Fasit në Oqeanin Atlantik. Flota përbëhej prej 80 mijë ushtarëve spanjollë, portugezë, italianë dhe francezë. Spanjollët e pësuan keq duke lënë të vrarë nga radhët e tyre 20 mijë ushtarë dhe 40 mijë të tjerë të zënë robër, ndërsa nga radhët e portugezëve pati viktima të shumta, bile edhe disa nga krerët e lartë të shëtit u vranë.

Kjo betejë ndryshe quhet edhe ‘Beteja e Tre Mbretërve.’

4 gusht 1914

Gjermania pushton Belgjikën

 

Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë neutralitetin e tyre.

4 gusht 1969

Bisedime të fshehta për paqen me Vietnamin

 

Lufta e Vietnamit: Në banesën e ndërmjetësit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi amerikan Henry Kissinger dhe përfaqësuesi  vietnamezo-verior Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta të paqes – këto negociata dështuan. Shtetet e Bashkuara i dhanë fund përfshirjes ushtarake në Vietnamin më 29 mars 1973, edhe pse lufta mes vietnamezo-jugorëve me veriorëve do të vazhdonte edhe dy vjet të tjera. Gjatë 10-vjetëve të luftës, 58.282 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 303.644 amerikanë të tjerë u plagosën.

05.

5 gusht 1068

Luftërat bizantine – normane

 

Luftërat Bizantine-Normane; Normanët fillojnë një rrethim gati-tre-vjeçar të Barit. Pas pushtimit të suksesshëm të Italisë jugore, normanët nuk kishin arsye të ndaleshin; Bizanti i dobësuar sikur i joshte ata për pushtim. Kur Aleks I Komnenus hipi në fronin e perandorisë bizantine, reformat e tij emergjente, të tilla si përulja para pushtetit të Kishës - një veprim më parë i paimagjinueshëm – u provuan shumë pak të suksesshme për të ndaluar normanët. Të udhëhequr nga Robert Guiscard dhe djali i tij Bohemund, normanët morën Durrësin pastaj Korfuzin, dhe rrethuan Larisën në Thesali. Aleksi pësoi disa humbje, por e mori veten duke i dhënë ryshfet mbretit gjerman Henry IV që ky t’i sulmonte normanët në Itali, duke i detyruan të përqendroheshin në mbrojtjen e tyre në Itali në vitet 1083-1084. Besnikëria e Henrit do të ishte shembulli i fundit i kontrollit politik bizantin në gadishullin italian. Rreziku norman përfundoi me vdekjen e Robert Guiscardit më 1085, kombinuar me një fitore bizantine dhe ndihmën veneciane, që e lejoi Bizantin për të rimarrë Ballkanin.

5 gusht 1952

Vritet shkencëtarja muslimane Semire Musa

 

Semire Musa ka qenë një shkencëtarë muslimane nga Egjipti, e cila ka lënë emër në fushën e mjekësisë nukleare. E shkolluar fillimisht në Egjipt, e më pas në Angli dhe Amerikë, Semire kishte refuzuar të shërbente diku tjetër. Thoshte se do të kthehej në Egjipt për t’i shërbyer vendit. Përkundër ofrimit të nënshtetësie amerikane dhe beneficioneve tjera  të shumta, ajo refuzoi të qëndronte atje. Një vit më pas, më 1952, në një aksident trafiku, shkaqet e të cilit mbesin edhe sot e kësaj dite mister, Semire Musa do të humbiste jetën. Vdekja e saj shihet nga shumëkush si komplot dhe pjesë e politikës së huaj për të pakësuar dijetarët dhe shkencëtarët muslimanë.

5 gusht 1981

Presidenti Reagan pushon nga puna 11 mijë punëtorë

 

Presidenti Ronald Reagan pushon nga puna 11.359 kontrollorë të fluturimeve në grevë, të cilët injoruan urdhrin e tij për t’u kthyer në punë. Nëse puna është kështu me ata që kanë protestuar për të drejtat legjitime,

06.

6 gusht 1806

Fundi i Perandorisë së Shenjtë

 

Francis II shënon fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake ­ ai dha dorëheqjen nga froni, pas humbjes ndaj Napoleon Bonapartit në betejën e Austerlicit.

6 gusht 1890

Ekzekutimi i parë me karrige elektrike

 

Në burgun Auburn në Nju­Jork, vrasësi William Kemler bëhet personi i parë që ekzekutohet me vdekje në karrige elektrike.

 

6 gusht 1945

Horishima bombardohet me bombë nukleare

 

 

Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima u shkatërrua plotësisht kur bomba atomike "Little Boy" u hodh nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet aeroplanit “B­29 ­ Enola Gay”. Rreth 70.000 njerëz u vranë menjëherë, dhe disa dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në vitet e mëvonshme nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi. Qëllimi i hedhjes së bombës ishte për të detyruar Japoninë të kapitullonte.

 

6 gusht 1960

Revolucioni kuban

 

 

Revolucioni Kuban: Kuba shtetëzon pronat amerikane dhe të huaja në vend. Revolucioni kuban kishte filluar në korrik të vitit 1953 dhe regjimi i Batistës u rrëzua më 1 janar 1959, duke u zëvendësuar nga Fidel Kastro me një qeveri revolucionare socialiste, e cila më 1965 u reformua në komuniste.

 

6 gusht 1991

Pamjet e para të idesë për WWW

 

 

Shkencëtari britanik Tim Berners­Lee lëshon pamjet e para që përshkruajnë idenë e tij për World Wide Web ose WWW si shërbim në dispozicion të publikut në internet. Tim Berners­Lee njihet si zbuluesi i i World Wide Web.

 

6 gusht 1991

Vritet kryeministri iranian

 

 

Në Paris sulmohet për vdekje Shapour Bakhtiar, kryeministër i Iranit. Detyrën e kishte marrë vetëm 39 ditë para se revolucioni shiit të korrte sukses. Ai iku në Francë për të organizuar një rezistencë kundër revolucionit shiit por atje e gjeti vdekjen.

 

07.

7 gusht 1981

Një milion punëtorë në grevë në Poloni

 

Një milionë punëtorë, anëtarë të sindikatës polake Solidarnost të udhëhequr nga Lech Valesa, hidhen në grevë për të protestuar kundër krizës ekonomike dhe mungesave ushqimore në vend – komunizmi në Evropën Lindore hyri kështu në udhën e pashkelur të rënies.

7 gusht 1933

Trazira në Mistir të Tunizisë

 

Trazirat ndodhën kur pushtuesi francez u përpoq ta varroste një francez me nënshtetësi tuniziane në varrezat e muslimanëve. Çështja nuk kishte të bënte me një varr. Ideja e themelimit të një varreze të përbashkët për muslimanët dhe jomuslimanët shihej nga tunizianët si përpjekje e zhdukjes së identiteti fetar islam, andaj edhe e refuzuan, pavarësisht çmimit që paguan.

08.

8 gusht 1793

Kryengritje kundër revolucionit francez

 

Shpërthen Kryengritja e Lyonit, që kishte filluar në qershor. Lyoni ishte i vetmi qytet në Francë përveç Parisit me një popullsi mbi 100.000 banorë. Revolta ishte kundër Konventës Kombëtare, pra ishte një lëvizje kundër-revolucionit francez, dhe u shtyp në dhjetor të po atij viti.

8 gusht 1876

Patentë për shaptilograf

 

 

Shkencëtari Thomas Edison merr një patentë për shaptilografin të tij. -pajisja e re u përhap me shpejtësi - ajo kushtonte shumë pak në krahasim me të shtypurit tradicional dhe nuk kishte nevojë për punëtorë radhitës e të kualifikuar – pasardhësi i shaptilografit u bë makina e kopjimit që filloi të përdorej për herë të pare në vitet 1970.

 

8 gusht 1974

Nixoni jep dorëheqje

 

 

Presidenti Richard Nixon, në një fjalim televiziv në mbarë vendin, njoftoi dorëheqjen duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme - Nikson është presidenti i parë dhe i vetmi që ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

 

 

9.

9 gusht 1173

Fillon ndërtimi i kullës së Pizës

 

Fillon ndërtimi i Kullës së Pizës - u deshën dy shekuj për ta përfunduar - sot kulla është e anuar, por qëndron, nuk dihet edhe për sa kohë.

9 gusht 1792

Thirrjet për revolucion në Francë

 

Asambleja franceze bën thirrje për revolucion dhe për rrëzimin e mbretit Luigj XVI. Të nesërmen, më 10 gusht, turmat pariziane hynë me dhunë në Pallatin Tuileries - kapën mbretin, duke masakruar Rojet e tij zvicerane.

9 gusht 1942

Burgoset Mahatma Gandi

 

Pushtuesi anglez në Indi burgos Mahatma Gandin i cili kishte bërë thirrje për një rezistencë paqësore.

9 gusht 1945

Bombardohet Nagasaki

 

"Fat Man", një bombë plutoniumi e vendosur në aeroplanin bombardues amerikan B-29, Bockscar, ishte planifikuar për ‘u lëshuar nga ajri në qytetin japonez Kokura - tre ditë pasi Shtetet e Bashkuara kishin hedhur një bombë atomike shkatërruese në Hiroshima. Moti ishte i vrenjtur dhe shikueshmëria e dobët, kështu piloti zgjodhi objektivin më të afërt, Nagasakin. Bomba "Fat Man" shkatërroi më shumë se gjysmën e Nagasakit dhe vrau 74.000 njerëz, duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore - Japonia u dorëzua pa kushte të nesërmen.

9 gusht 1990

Dënohet pushtimi i Kuvajtit

 

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton me unanimitet vendimin nr. 662 sipas të cilit aneksimi i Kuvajtit nga Iraku shihet i paligjshëm dhe në kundërshtim me çdo rregull. Rrjedhimisht, ai është i refuzuar dhe kështu duhet të shihet nga të gjithë anëtarët. U ndalua çdo lloj kontakti apo marrëdhënie që në një ose formë tjetër do të nënkuptonte pranim të këtij aneksimi të Kuvajtit nga ana e Irakut.

 

9 gusht 2014

Shuhet partia Liri dhe Drejtësi

 

 

Në gjykatë në Egjipt nxjerr vendim për shuarjen e partisë Liri dhe Drejtësi, e cila konsiderohej si krah politik i lëvizjes ‘Vëllazëria myslimane.’

10.

10 gusht 750

Vritet Halifeja emevit Mervan Xha’di

 

Ka qenë halifeja i fundit i dinastisë umevite. Ka sunduar pesë vite. Me gjithë trimërinë dhe përvojën ushtarake, ai nuk arriti të mposhte kryengritjet kundër tij, kështu që u mposht dhe u vra. Me të mori fund edhe dinastia umevite.

10 gusht 1664

Nënshkrimi i marrëveshjes osmano-gjermane

 

Shteti osman nënshkruan një marrëveshje me Gjermaninë për të ndalur luftën e filluar në vitin 1663 ndërmjet dy shteteve.

10 gusht 1878

Lindi Me’mun Shenavi – Shejh i Az’harit

 

Është Imami i njëzeteshtatë në lisën e Imamëve të Az’harit. Detyrën e ka marrë në vitin 1948 ndërsa e ka mbajtur vetëm dy vite e gjysmë.

10 gusht 1928

Themelohet partia komuniste në mërgim

 

10 gusht 1928 - Grupi komunist shqiptar në Bashkimin Sovjetik themelon zyrtarisht Partinë Komuniste Shqiptare në mërgim, me qendër në Moskë. Partia Komuniste Jugosllave, në kongresin e saj të katërt në Dresden, Gjermani, në gusht, miraton një rezolute se Kosova herët a vonë duhet t’i kthehet Shqipërisë. Ndërkohë Italia e siguron Tiranën se nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova do të përfshihet brenda kufijve të Shqipërisë. (Owen Pearson)

 

10 gusht 1999

Vdes AbduRrahman Gürses

AbduRrahman Gyrses ka qenë njëri nga mësuesit më të njohur turq të Kur’anit dhe leximeve të tij.

11.

11 gusht 1952

Shkarkohet mbreti Talal

 

Këshilli Gjithëkombëtar i Jordanisë shkarkon mbretin Talal dhe në vend të tij emërojnë trashëgimtarin e fronit, mbretin Husejn.

11 gusht 1960

Pavarësohet Çadi

 

Çadi është një vend që shtrihet në zemër të Afrikës. Kufizohet me Libinë, Sudanin, Kamerunin dhe Nigerinë. Sulejman bin Zubejri, komandant i Emirit të Darfurit, kishte arritur të instalonte një qeveri islame në Çad, gjë kjo që nuk ishte pritur mirë nga Franca, e cila kishte pushtuar pjesë të mëdha të Afrikës. Ndonëse më 1960 Çadi ka arritur pavarësinë, ndikimi francez është tejet i madh, gjë kjo që pavarësinë e bën një formalitet dhe asgjë më shumë.

11 gusht 1970

Rusët dërgojnë satelit në hapësirë

Bashkimi sovjetik lëshon satelitin në hapësirë Kosmos 356, i cili çdo 92 minuta bën një rrotullim rreth tokës.

11 gusht 1984

Reagani me shaka shpall luftën me Rusinë

 

Presidenti amerikan Ronald Reagan tha "Unë kam nënshkruar legjislacionin për eliminimin e Rusisë (Bashkimi Sovjetik); bombardimi fillon brenda 5 minutave”. . - Fjala ra si bombë, edhe pse presidenti e tha me shaka ndërsa po përgatitej për të mbajtur fjalimin e tij javor në radion publike - mikrofoni i tij ishte lënë gabimisht hapur – lajmi nuk u mor seriozisht. Vëzhguesit e shohin si të çuditshëm faktin që kjo t'i ndodhte Ronald Reaganit, njeri me përvojë në fushën e transmetimeve a komunikimeve; Reagan kishte punuar në radio, televizion e kinematografi, para se të bëhej guvernator i Kalifornisë dhe president i SHBA-së. A ishte ky një mesazh i paramenduar, e largpamës?, sepse pas pak vitesh Bashkimi Sovjetik vërtetë do të shpërbëhej.

11 gusht 1990

Thirret samit urgjent i arabëve

 

Pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku, arabët thërrasin një samit urgjent, për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi të madh.

12.

12 gusht 636

Muslimanët fitojnë betejën e Jermukut

 

Nën komandën e Halid bin Velidit, muslimanët triumfojnë ndaj romakëve. Ushtria romake iku në Hums ndërsa ushtria muslimane iu sul pas derisa vrau një pjesë të madhe ndërsa zuri një pjesë tjetër rob. Pjesa e mbetur shkuar tek Herakliu, i cili i trishtuar nga humbja përkundër numrit të madh, i pyeti:

Mjerë për ju, si ka mundësi të fitojnë ata, a nuk janë njerëz sikur ne?!

Po- iu përgjigjën.

Po ju, ishit më shumë a po më pak?- i pyeti.

Më shumë- iu përgjigjën.

Atëherë, përse kjo disfatë?!- i pyeti.

Njëri nga personeli i Herakliut ndërhyri dhe tha: Sepse ata falin namaz natën, agjërojnë ditën, i mbajnë premtimet, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, si dhe janë të drejtë me njëri tjetrin. Për këtë shkak janë bërë mbretër të tokës dhe zotërinj të njerëzimit.

Kjo betejë hapi rrugët e çlirimit të tërë Shamit dhe rënies së perandorisë bizantine.

12 gusht 1164

Beteja e Harimit

 

Nën udhëheqjen e Sulltan Nuruddin Zenkit, muslimanët korrin fitore ndaj frankëve.

12 gusht 1851

Amerikani Isaac Singer regjistron patentën për makinën e tij qepëse

 

Singer (1811 - 1875) ishte shpikës, aktor, dhe sipërmarrës. Ai bëri përmirësime të rëndësishme të makinës qepëse dhe themeloi firmës “Singer Sewing Machine”. Shumë kishin patentuar makina qepëse para Singerit, por suksesi i tij bazohej në thjeshtësinë e makinës për përdorim shtëpiak, si dhe blerjen e saj me këste.

12 gusht 1865

Përdorimi i parë i dezinfektimit gjatë operacionit

 

 

Kirurgu britanik Joseph Lister u bë mjeku i parë që përdori dezinfektues gjatë operacionit. Emri Lister tingëllon i njohur - prej tij rrjedh Listerine, dezifenktant i gojës (gargarë), shitet me shishe; mund të përdoret në çdo kohë, dhe jo vetëm një herë në ditë.

12 gusht 1925

Ali AbduRrezzakut i hiqet mandati i anëtarësisë në Këshillin e Dijetarëve

Për shkak të botimit të një libri në të cilin sjell teori të papranueshme për Islamin dhe historinë islame, Këshilli i Dijetarëve merr vendim për largimin e Ali bin AbduRrezzakut nga radhët e tij.

13.

13 gusht 918

Beteja e Matunijjes

 

Një betejë e përgjakshme ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve spanjollë. Si përgjigje ndaj veprimeve të liga të mbretit spanjoll, i cili kishte vrarë dhe masakruar disa muslimanë, Prijësi i Besimtarëve AbduRrahman Nasiri, hakmerret duke korrur një fitore të rëndësishme, e cila do të ishte edhe si pararendëse e një fitoreje tjetër të madhe.

13 gusht 1923

Ataturku kryetar i qeverisë turke

 

Si hap i fundit i rrëzimit të perandorisë osmane, Konferenca popullore në Turqi, emëron Mustafa Kemal Atautrkun kryetar të qeverisë.

13 gushti 1933

Vritet Hasan Prishtina

 

Më 13 gusht 1933, vritet në Selanik nga njerëzit e paguar prej Ahmet Zogut dhe qarqet shoviniste serbe.  Deri në vitet 1960 Hasan Prishtina konsiderohej si tradhtar në tekstet e historisë së Shqipërisë, por më pas ai u rehabilitua. Në vitin 1977 eshtrat e të ndjerit u sollën nga Greqia në Shqipëri dhe ai u varros në qytetin e Kukësit me një ceremoni rivarrimi më 6 dhjetor.

13 gusht 1940

Gjermanët bombardojnë Londrën

Deri atë kohë konsiderohej si bombardimi ajror më i tmerrshëm i bërë ndonjëherë.

13 gusht 1945

Shpallet dorëzimi i Japonisë

 

 

Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftanijes Missouri.

 

13 gusht 1961

Fillimi i ndarjes së dy Gjermanive

 

Fillimi i ndërtimit të murit ndarës shënon edhe fillimin e ndarjes së dy Gjermanive, të cilat do të bashkoheshin pas një periudhe, gjegjësisht në vitin 1989.

14.

14 gusht 785

Musa El-Hadi merr detyrën e halifes

 

Pushtetin e mori pas vdekjes së babait, Mehdiut, ndërsa është i katërti në radhën e hulefave nga dinastia abbasite.

14 gusht 1893

Regjistrimi i parë i automjeteve

 

Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet.

14 gusht 1922

Palestinës i imponohet kushtetuta

 

Nën mandatin anglez, Palestinës i imponohet një kushtetutë, e cila kishte shtruar rrugën për gllabërimin e Palestinës dhe krijimin e shtetit çifut.

14 gusht 1946

Themelohet shteti i Pakistanit

 

Pakistani ndahet nga India dhe themelohet si shtet i mëvetësishëm. Ideja atëbotë ishte që muslimanët duhet të kishin shtet të ndarë nga hindusët.

14 gusht 1994

Kapet Carlos Çakalli

 

Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si "Carlos Çakalli"- ai u dënua për dhjetëra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm. Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por "luftëtar revolucionar".

15.

15 gusht 718

Muslimanët rrethojnë Kostandinopojën

 

Nën komandën e Mesleme bin Abdul Melikut, muslimanët rrethojnë Kostandinopojën por pa sukses për ta marrë. Kjo ndodhë shekuj më vonë, në kohën e Sulltan Mehmet Fatihut.

15 gusht 1057

Vritet mbreti i Skocisë

 

Makbethi, mbreti i Skocisë, u vra nga biri i mbretit Dunkan.

15 gusht 1096

Fillon kryqëzata e parë

 

Papa Urbani II shpallë takim për bashkimin e ekspeditës kryqtare në Kostandinopojë, si përgatitje për të filluar një ekspeditë në lindjen islame, respektivisht për ta marrë Jerusalemin nga muslimanët.  

15 gusht 1173

Vdes Nexhmuddin Ejjubi

 

Themelues i familjes ejjubite e cila ka bartur flamurin e mbrojtjes së Islamit dhe muslimanëve në Sham. Ka qenë i njohur për trimërinë, guximin, zgjuarsinë dhe vizionin e rrallë. Me direktiva të Nuruddin Mahmud shkoi në Egjipt për ta rrëzuar pushtetin fatimit. Qëndroi për vite të tëra dhe atje gjeti edhe vdekjen. Bashkë me vëllanë që pati vdekur pak më herët, u zhvarrosën për tu bartur në Medinën Profetike, ku janë varrosur shumë pranë xhamisë.

15 gusht 1461

Rënia e vërtetë e Perandorisë Bizantine

 

Perandoria e Trebizondit iu dorëzua forcave të Sulltan Mehmetit II. Kjo është konsideruar nga disa historianë si fundi i vërtetë i Perandorisë Bizantine. Perandori David mërgoi dhe më pas u gjet i vrarë.

15 gusht 1519

Themelohet Panamaja

 

Themelohet qyteti i Panamasë nga eksploruesi spanjoll Pedro Arias Davila. Qyteti ishte pika e fillimit për ekspeditën spanjolle që pushtoi Perandorinë Inkase në Peru. Panamaja u bë një pikë ndalesë në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në historinë e kontinentit amerikan, përmes të cilës kaloi pjesa më e madhe e arit dhe argjendit që Spanja mori nga Amerika. Vetë fjala 'Panama' do të thotë në gjuhën e banorëve autoktonë "vend me shumë peshq'. Më 1671, qyteti Panama u shkatërrua kur pirati Henry Morgan zbarkoi dhe i vuri zjarrin. Qyteti u rindërtua dy vjet më vonë, më 1673, në një truall 8 km nga vendi fillestar.

15 gusht 1551

Çlirohet Tarablusi

 

Pas suksesit të Sulltanit memlukas El-Eshref Halil bin Kilavun në largimin e mbetjeve të fundit kryqtare në Sham, të krishterët e këtyre zonave qenë përqendruar në Qipro dhe Malta. Në këtë të fundit u themelua garnizoni i ashtuquajtur ‘Kalorësit  Tempullit’ të cilët vazhdimisht sulmonin brigjet e Libisë dhe Tunizisë. Spanja që kishte pushtuar Tarablusin, në këmbim të ndihmesës për të luftuar flotën detare osmane, i ofroi ‘Kalorësve të Tempullit’ Tarablusin. Nën komandën e Turgut Pashait, Tarablusi u çlirua. Plani i tij për çlirimin e Tarablusit parashihte sulm tokësor, që do të ndërmerrej nga valiu i Egjiptit, dhe detar, që do të ndërmerrej nga vet Turguti. Plani pati sukses dhe Tarablusi u çlirua.

15 gusht 1945

Dorëzohet Japonia

 

Dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore

15 gusht 1947

Pavarësimi i Indisë

 

India u bë e pavarur pas 200 vjetëve të sundimit britanik. India ishte nën sundimin e muslimanëve kohë të gjatë. Sot në Indi llogaritet të jetojnë më shumë se 100 milionë muslimanë.

16.

16 gusht 886

Mundhir bin Muhammed bëhet sundues i Spanjës

 

Pushtetin e mori pas vdekjes së babait ndërsa nuk pati fat më shumë se dy vite pushtet. Vdiq ndërsa kishin rrethuar Bobastro në Spanjë.

16 gusht 1792

Themelohet Gjykata Revolucionare

 

Francë; Maximilien Robespierre, anti-monarkist, paraqet peticionin e Komunës së Parisit në Kuvendin Legjislativ, duke kërkuar formimin e një gjykate revolucionare – dhe gjykata që Robespierri propozoi çoi në giotinë qindra njerëz, përfshi mbretin dhe vetë Robespierrin.

16 gusht 1896

Zbulohet ar në lumin Rabbit

 

Tre eksplorues: Skookom Jim, Dawson Charlie dhe George Carmack me gruan e tij, Kate, zbulojnë ar ndërsa po kalonin në përroin Rabbit, degë e lumit Klondike në Alaska – lajmi krijoi ethet e arit. Psikologjikisht, ari në Klondike u bë aq i arritshëm sa edhe i vrazhdë, sa romantik aq edhe i dhunshëm - vetëm një pjesë e vogël prej 100.000 njerëzve që vërshuan plot lakmi për pasuri në Klondike, arritën të pasuroheshin; luftë tregtare mes qyteteve e shteteve u shpall; Seattle dhe San Francisko konkurruan më ashpër për biznes e sipërmarrje në rajonin e arit; gazetat e kohës e quajtën këtë fenomen "Klondicitis."

16 gusht 1927

Gara ajrore

 

1927 - Gara ajrore Dole filloi nga Oakland, Kaliforni nga ku 8 aeroplanë u nisën për në Honolulu, Hawaii – gjashtë nga tetë aeroplanët u rrëzuan ose u zhdukën, vetëm dy përfunduan garën.

16 gusht 1989

Stuhi gjeomagnetike në tokë

 

Një shpërthim diellor krijon stuhi gjeomagnetike në Tokë që ndikoi djegien e shumë mikroprocesorëve, duke çuar në ndaljen e të gjitha tregtimeve në bursën e Torontos.

17.

17 gusht 1717

Beogradi bie në dorën e Osmanëve

 

Luftërat austro-osmane 1716 - 1718: Rrethimi njëmujor i Beogradit përfundon me marrjen e qytetit nga Perandoria Osmane.

17 gusht 1762

Vdes dijetari musliman Velijullah Dehlevi

 

Një ndër dijetarët më të mëdhenj muslimanë të Indisë. Rrjedh nga një familjes e dijes dhe vlerave. Ishte angazhuar për fitimin e dijes që nga fëmijëria e tij. ka qëndruar dy vite në Mekkë dhe Medinë ku ka mësuar nga dijetarët e xhamive të shenjta. Gjatë gjithë jetës është angazhuar për përhapjes e Sunentit dhe luftimin e risive në fe. 

17 gusht 1943

Pushtimi i Sicilisë

 

Lufta e Dytë Botërore: Trupat amerikane të komanduara nga gjenerali George S. Patton mbërrijnë në Messina, Itali, pasuar disa orë më vonë nga trupat britanike nën komandën e marshallit Bernard Montgomery, duke kompletuar pushtimin aleat të Sicilisë.

17 gusht 1988

Vritet presidenti i Pakistanit, Dijaul Hakk

 

Pas vendimit për të anuluar të gjitha ligjet dhe zëvendësimin e tyre me ligje islam, pra zbatimin e plotë të sheriatit në Pakistan, armiqtë kurdisën një atentat ndaj tij, duke vënë një bombë në aeroplanin privat të tij, e cila shpërtheu dhe e la të vdekur atë.

18.

18 gusht 1227

Vdes Xhingiz Hani

 

1227 Vdiq Xhingiz Han (60 vjeç) pushtues mongol, i quajtur fillimisht Temujin. Ai pasoi të atin, Yekusai, si kryetar fisi dhe pastaj luftoi për t'u bërë sundimtar i një konfederate mongole. Nga viti 1218 - 1224 ai pushtoi Turkistanin dhe Afganistanin, kontrolloi Persinë dhe Evropën lindore. Xhingiz Hani themeloi një prej perandorive më të mëdha që bota ka njohur ndonjëherë.

18 gusht 1920

Takimi delegacionesh ndërmjet Egjiptit dhe Anglisë

 

Për tu pajtuar rreth formulimit të deklaratës sipas të cilës Anglia do ta njihte Egjiptin si shtet të pavarur nga perandoria osmane, Sa’d Zagluli, udhëhoqi një delegacion nga Egjipti, i cili u takua me delegacionin anglez për çështjen në fjalë.

18 gusht 1926

Zbulohet naftë në Vlorë

 

Naftë zbulohet në Patos, në veri-lindje të Vlorës, 7 km nga Fieri, nën koncesionin e kompanisë britanike anglo-persiane – përllogaritjet treguan se sasia e mundshme e naftës ishte pa përfitim, dhe fusha e Patosit u braktis, duke i hapur rrugën sipërmarrësve italianë. Patosi është sot qendra e industrisë shqiptare të naftës – madje edhe klubi sportiv i tij mban emrin Albpetrol.

18 gusht 1964

Afrikës Jugore i mohohet pjesëmarrja në lojërat olimpike

 

Për shkak të mos distancimit dhe mos dënimit të politikës raciste, Afrikës Jugore iu mohua pjesëmarrja në lojërat e tetëmbëdhjeta olimpike në Tokio.

19.

19 gusht 642

Vdes Halid bin Velidi

 

Një nga shokët e dalluar të Profetit Muhammed ï·º dhe komandantët më të shquar të historisë islame. Për trimërinë dhe guximin që kishte, mori titullin ‘Shpata e Zotit.’ Luftoi gjatë gjithë jetës dh e, përkundër që kishte plagë në çdo pjesë të trupit, vdekjen e kishte të shkruar në shtrat. Zoti qoftë i kënaqur me të dhe të gjithë shokët e Profetit tonë.

19 gusht 1854

Vdes dijetari Alusi

 

Ka lindur në vitin 1803 në Bagdad. Babai i tij ka qenë ndër dijetarët më të mëdhenj ndërsa shtëpia e tij ishte një pikëtakimi e dijetarëve. Kjo ia ka mundësuar që të rritet dhe edukohet me dije dhe dashuri për të. Alusi është autori i librit të famshëm në komentimin e Kur’anit ‘Ruhu-l-meani.’

19 gusht 1989

Fillimi i rënies së murit të Berlinit

 

Disa qindra gjermano-lindorë kalojnë kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë gjatë Piknikut Pan-Evropian, pjesë e ngjarjeve që filluan procesin e rënies së Murit të Berlinit. Pikniku u organizua nga Bashkimi Pan-Evropian dhe Forumi Demokratik Hungarez i opozitës. Sot në vendin e piknikut ndodhet një monument. Në vitin 2009, Angela Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, vizitoi festimet që shënuan 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje dhe falënderoi hungarezët për guxim dhe largpamësi: "Dy kombe të skllavëruar së bashku shkatërruan muret e skllavërimit ...hungarezët i dhanë krahë dëshirës së gjermano-lindorëve për liri."

 

19 gusht 1999

Kërkohet dorëheqja e Millosheviqit

 

Në Beograd, dhjetëra mijëra serbëve dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

20.

20 gusht 1185

Vdes Imam Xhuvejni

 

Ebul Meali Abdul Mleik bin Abdullah Jusuf el-Xhuvejni, i njohur ndryshe edhe si Imamu-l-Haremejni, ka qenë një nga dijetarët e mëdhenj të muslimanëve. Është autor i një sërë veprash, në mesin e të cilave edhe libri ‘El-burhan fi Usuli el-Fikh.’

20 gusht 1882

Anglia fillon pushtimin e Egjiptit

Ky fillim shënohet me pushtimin e Port Saidit dhe Ismailisë.

20 gusht 1956

Konferenca e Sumamit

 

Liderët e revolucionit algjerian mbajnë një konferencën e Sumamit në të cilën merret vendimi për ngritjen dhe themelimin e një Këshilli Kombëtar të Revolucionit Algjerian.

20 gusht 1986

Qeveria ruse pranon zyrtarisht fatkeqësinë e Çernobilit

Një ndër fatkeqësitë më të mëdha nukleare qe mohuar fillimisht nga autoritete ruse ose qe përpjekur ta minimizojë katastrofën radioaktive të Çernobilit. Popullsia informohej me rezervë, informacionet nga Perëndimi përgënjeshtroheshin si "fushata cytëse". Pesë muaj më vonë,  tanimë që çdo gjë dihej, qeveria ruse pranon zyrtarisht këtë fatkeqësi.

20 gusht 1988

Ndalet lufta irako-iraniane

 

Për shkak të shpërfilljes së një marrëveshje të mëhershme përkitazi me kufijtë shtetëror nga ana e Iranit, ushtria irakiane hyn në territorin iranian. Pas luftimeve të ashpra që zgjatën për disa vite, më n fund, Irani u detyrua të ulej në tryezën e bisedimeve, dhe kështu lufta mbaroi.

21.

21 gusht 1678

Çlirimi i kalasë ‘Xhehrin’

 

Kur Muhammed IV erdhi në pushtet ishte vetëm katër vjeçar. Nga ana e jomyslimanëve shihej si mundësi e mirë për të ndalë hovin e përhapjes së Islamit në Evropë. Kështu, Austria, Rusia, Polonia, Venecia, priftërinjtë e Maltës dhe Papa i Vatikanit formuan një aleancë, të cilën quajtën Aleanca e Shenjtë. U dakorduan që secili të sulmonte na ana e vet. Rusia sulmoi dhe mori kalanë Xhehrin. Zoti deshi që në këtë kohë familja Kopriliu të kishte postin e Kryeministrit. Ata me një përpikëri dhe sinqeritet të madh luftuan duke mposhtur së pari austriakët e më pas edhe rusët, prej të cilëve morën kalanë në fjalë.

21 gusht 1969

Digjet xhamia El-Aksa

 

 

Një krishtero-sionist australian i quajtur me emrin Deniz Majkëll, i cili në Palestinë kishte ardhur si vizitor, më 21 gusht 1969, i vuri flakën Xhamisë Aksa. U dogjën pjesë të shumta të xhamisë, në mesin e të cilave edhe minberi i Nuruddin Mahmudit, i cili qe ndërtuar për tu vënë në xhami pas çlirimit. Natyrisht, reagimet pas këtij veprimi makabër nuk munguan. Në tërë botën islame u organizuan protesta ndërsa si veprim konkret ndodhi themelimi i Organizatës së Konferencës Islamike. Ideator i themelimit ishte mbreti Fejsal –Allahu e pastë mëshiruar!

 

21 gusht 1991

Pavarësohet Letonia

 

 

Republika e Letonisë (letonisht: Latvijas Republika) është shtet në pjesën veriore të Evropës, pranë Detit Baltik. Letonia ndanë kufirin e saj tokësorë në veri me Estonin, në lindje me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa pjesa jugore e kufirit ndahet me Lituaninë. Kryeqyteti i këtij shteti, Riga është një ndër qytete më të njohura baltike. Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë. Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë. Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatarë për këtë stinë. Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns.

 

21 gusht 2011

Festohet rënia e regjimit të Gadafit

 

 

Kryengritësit arrijnë në Tarablus ku festojnë tërheqjen e trupave të Gadafit nga kryeqyteti dhe me këtë shpallin fitoren kundër regjimit të tij.

 

21 gusht 2014

Ahmed Davutoglu kryeministër i Turqisë

 

 

Pas zgjedhjes së Rexhep Tajjip Erdoganit President, Ahmed Davudtogllu zgjidhet kryetar i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kryeministër i shtetit turk. Në zhvillime të mëvonshme, këto pozita do t’i zërë Binali Yëlldërëm, një figurë e shquar e politikës turke.

22.

22 gusht 634

Vdekja e Ebu Bekrit [Allahu qoftë i kënaqur me të!].

 

Burri i parë që i besoi Profetit Muhammed ï·º dhe gjithsesi njeriu më i afërt he më besnik gjatë gjithë jetës. Fjalët nuk kanë fuqinë për ta përshkuar personalitetin e tij. Sado të flitet e të shkruhet për të dhe kontributin e tij është pak. ka qenë shtyllë dhe mbështetje për Muhammedin ï·º gjatë misionit ndera pas vdekjes së tij ka qenë halifeja i parë i muslimanëve. Ndonëse ka qëndruar pak në pushtet, vetëm dy vite, ai ka realizuar një sërë veprash shumë me rënësi:

1)      Në kohën e tij janë luftuar felëshuesit. Ai kishte ngritur moton: ‘Të gjymtohet kjo fe ndërsa unë jam gjallë?!’

2)      Ka bërë përmbledhjen e Kur’anit Fisnik.

3)      Ka nisur ekspeditat për çlirimin e Irakut dhe Shamit.

Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me të gjithë shokët e Profetit Muhammed ï·º.

22 gusht 1485

Vritet mbreti i Anglisë

 

Mbreti i Anglisë Riçard III u vra në betejën e Bosuorth në terren, duke i dhënë fund Luftës së Trëndafilave

22 gusht 1543

Turqit rrethojnë Nisën

 

Nën komandën e Hajredin Barbarosës, forcat osmane rrethojnë qytetin francez Nisa.

22 gusht 1965

Problemi jemenas

 

Xhemal Abdun Naser, kryetar i Egjiptit, dhe mbreti Fejsal, mbret i Arabisë Saudite, takohen për të gjetur një zgjidhje rreth problemit të Jemenit. Sipas marrëveshjes së arritur, Egjipti do të tërhiqte forcat nga Jemeni brenda dhjetë muajve, Saudia do të ndalte ndihmat, ndërsa jemeni do të formonte një këshill të përbërë nga 50 anëtarë, ë cilët duhet ta formojnë një qeveri tranzitore, e cila do të përgatiste terrenin për një referendum gjithëpopullor për përcaktimin e të ardhmes së vendit.

23.

23 gusht 1514

Beteja e Xhaldiranit

 

Është një nga betejat e rëndësishme në historinë e perandorisë osmane. Sulltan Selimi I i mposhti safevitët dhe arriti të shtinte nën sundim Irakun, Azerbajxhanin dhe Kurdistanin.

23 gusht 1921

Iraku shpallet mbretëri

 

Iraku shpallet mbretëro ndërsa Fejsali, i biri i Sherif Husejnit, shpallet mbret.

23 gusht 1927

Vdes Sa’d Zagluli

 

Një personalitet politik kontrovers. Laik dhe properëndimor deri në masë të servilizmit. Kur vdiq ishte në detyrën e kryeministrit të Egjiptit.

 

23 gusht 1975

Vdes diktatori etiopian Haile Selassie

 

 

Ka sunduar për gjashtëdhjetë vite ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe është dalluar për urrejtjen dhe luftën e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve. Vdiq i burgosur në burgjet ku kishte shkatërruar jetën e mijëra muslimanëve.

 

23 gusht 2000

Fatkeqësi ajrore në ujërat e gjirit arabik

 

 

Aeroplani A320 i linjës ajrore Gulf Air që ishte nisur më 143 udhëtarë u rrëzua në ujërat e gjirit fare pranë Bahrejnit. Të 143 udhëtarë vdiqën.

 

24.

24 gusht 632

Omer [Allahu qoftë i kënaqur me të!] merr detyrën e Halifes

 

Pas vdekjes së halifes së drejtë, Ebu Bekrit, në pushtet vjen Umeri, i cili sundoi për një dekadë. Periudha e tij shihet si periudhë e artë me të arritura të shumta në të gjitha fushat.

24 gusht 1572

Masakra e St. Bartolemeut

 

Këtë ditë u vranë 4 mijë kalvinistë francezë. Masakra u organizua dhe orkestrua nga Filipi II, mbret i Spanjës, dhe Papa me disa katolikë. Masakra shihej fitore për katolikët. 

24 gusht 1574

Osmanët marrin Tunizinë

 

Tunizia, që ishte pushtuar nga Spanja, i rikthehet muslimanëve. Osmanët vranë 5 mijë ushtarë, zunë robër tre mijë të tjerë ndërsa fituan si plaçkë të luftës 225 topa.

24 gusht 1912

Alaska bëhet tokë amerikane

 

Alaska qe blerë nga rusët. Shitja dhe blerja asokohe nuk shiheshin dëm dhe as dobi por jo edhe më vonë. Alaska është sot një pasuri e madhe e SHBA-ve. 

24 gusht 2016

Tërmet në Itali

 

 

Në Norcia, Itali, ndodhë një tërmet nga i cili mbesin të vrarë 360 njerëz dhe 380 të tjerë të plagosur.

25.

25 gusht 1248

Kryqëzata e shtatë

 

Nën komandën e Luisit IX, niset ekspedita e shtatë kryqtare. Ekspedita dështoi ndërsa vet mbreti ra rob.

25 gusht 1841

Digjet Uashingtoni

 

Pas pushtimit nga ana e ushtrisë angleze, digjet Uashingtoni, duke përfshirë këtu edhe Shtëpinë e Bardhë.

25 gusht 1877

Osmanët triumfojnë ndaj rusëve

 

Rusët që kishin hyrë në territorin osman, u luftuan ng komandanti Ahmed Muhtar Pasha, i cili për fitoren e korrur, nga Sulltan Abdul Hamidi II mori titullin ‘Gazi.’

25 gusht 1944

Çlirimi i Parisit

 

Parisi çlirimi nga pushtimi gjerman. Kjo ishte edhe një shenjë se tanimë perdja e luftës së dytë botërore po binte.

25 gusht 1990

Abhazia ndahet nga Gjeorgjia

 

Abhazia përfshin një territor prej 8600km2. Popullata e saj me shumicë janë muslimanë. Për shkak të pozitës gjeografike, ka qenë në shënjestër të rusëve vazhdimisht.

26.

26 gusht 1743

Lindi Antoine Lavoisier

 

Lindi Antoine Lavoisier, kimist francez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.

26 gusht 1873

Lindi fizikani amerikan Lee De Forest

 

Lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios,”. Trioda që ai zbuloi në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në fushën e elektronikës deri në atë kohë. Aftësia e madhe e triodës për të kapur dhe amplifikuar sinjalet e radios, si dhe për të gjeneruar sasi të kontrolluara energjie, u bë bazë për zhvillimin e shpejtë të elektronikës dhe industrisë së komunikacionit. De Forest shpiku gjithashtu komponentët elektronikë që ishin me rëndësi kritike në zhvillimin e telefonave, transmetuesve me valë të shkurtra, fonografëve, filmave me zë dhe më pas të radarëve dhe televizorit.

26 gusht 1883

Shpërthen vullkani në Indonezi

 

Vullkani ‘Krakatau’ shpërthen duke lënë pas vete 163 fshatra të shkatërruara dhe 36, 380 të vdekur.

26 gusht 2008

Rusia njeh pavarësinë e Gruisë dhe Abhazisë

 

Rusia njohu pavarësinë e krahinave të Gruzisë të Osetinë Jugore dhe Abhazinë.

27.

27 gusht 813

Me’muni merr pushtetin

 

I biri i Harun Rreshidit, Me’muni, pas vdekjes së vëllait, El-Eminit, merr pushtetin, respektivisht bëhet Halife në dinastinë abbasite.

27 gusht 1119

Vdes dijetari Ibn Akili

 

Ka qenë një ndër dijetarët e mëdhenj të muslimanëve. Ka shkruar librin ‘Funun’ në 400 vëllime, në të cilin ka përmbledhur jetën dhe dijen e vet.

27 gusht 1696

Beteja osmano-gjermane

 

Në vitin 1696, në një betejë të ashpër ndërmjet forcave osmane dhe atyre gjermane, këto të fundit humbin keq, duke lënë në fushëbetejë hiq më pak se 16 mijë të vrarë në ndërkohë që nga radhët e osmanëve kishte vetëm 1,500 të vrarë.

27 gusht 1896

Lufta ndërmjet Anglisë dhe Zanzibarit

 

Një ndër luftërat më të shkurtra në histori. Zgjati vetëm 40 minuta ndërsa përfundoi me fitoren e Anglisë.

28.

28 gusht 1326

Vdekja e Osmanit I

 

Osmani I ka qenë themeluesi i perandorisë osmane. Për ta formuar perandorinë, hasi në vështirësi të mëdha. Kjo diktoi që shumicën e kohës ta kalonte në luftëra për çka edhe mori titullin Gazi – luftëtari.

28 gusht 1916

Lufta e parë botërore

 

Gjermania i shpallë luftë Rumanisë.

28 gusht 1965

Vdes Kejlani

 

Reshid Ali Kejlani, gjatë periudhës së mbretërisë, ka qenë kryeministër i Irakut. Ka qenë i njohur për angazhimin e tij për çlirimin e vendeve arabe nga kolonizuesit. Për këtë shkak, deri në vdekje është përndjekur. Nga frika e ndikimit të tij, janë thurur intriga, që të dënohet ose internohet. Përfundimisht ka vdekur në Bejrut ndërsa trupi i tij është bartur në Bagdad ku edhe është varrosur. 

28 gusht 1981

Zbulimi i parë i SIDA-s

 

 

Qendra Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA shpallë për rritjen e sëmundjes së humbjes së imunitetit tek homoseksualët, gjë kjo që më vonë do të quhet AIDS.

29.

29 gusht 1526

Beteja e Mohaçit

 

Sulltan Sulejman Kanuni udhëheqë ushtrinë osmane kundër ushtrisë hungareze, e cila udhëhiqej nga Luisi II. Beteja përfundoi me fitore të thellë të osmanëve ndërsa nga pala tjetër, ndër të vrarët ishte mbreti bashkë me një numër të madh të personelit të tij.

29 gusht 1609

Lindi Sulltan Murati IV

 

Sulltan Murati IV është i biri i Sulltan Mehmedit III. Në dinastinë osmane zë vendin si Sulltani i shtatëmbëdhjetë. Koha e tij shihet si kohë e kthimit të lavdisë dhe krenarisë, si kohë e sigurisë dhe bollëkut.

29 gusht 1934

Spastrime në Gjermani

 

Adolf Hitleri fillon fushatën e spastrimit politik në Gjermani. Çdokush që shihej si kundërshtar burgosej, vritej pse internohej, dhe këtë pavarësisht në ishte politikan apo ushtarak.

29 gusht 1966

Urdhri për ekzekutimin e gjashtë anëtarëve të lëvizjes ‘Vëllazëria Myslimane’

 

Gjykata dënon shtatë pjesëtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane me akuzën për kinse organizim të ri të armatosur, me të cilin synonin rrëzimin e pushtetit. Katër prej tyre iu lehtësua dënimi, duke u dënuar me burgim të përjetshëm në vend të ekzekutimit, ndërsa tre të tjerë u ekzekutuan.  Këta të tre ishin: Sejjid Kutbi, Muhammed Jusuf Hevash dhe Abdul Fettah Ismail.

30.

30 gusht 870

Vdes Imam Buhariu

 

Emri i tij i plotë është Ebu Abdil-lah Muhammed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugireh ibën Berdizbeh el-Xhu’fij el-Buhari. Është bërë i njohur vetëm si Buhariu, e ky është emër i qytetit ku ka lindur, qytet që ishte prej qendrave të diturisë. U rrit në shtëpi të ndershme dhe me plotë dituri, ngase i ati i tij ka qenë prej dijetarëve dhe prej transmetuesve të hadithit. Por vdiq duke qenë Buhariu ende i mitur. Filloi të kujdeset për të e ëma, e cila ishte grua e mirë dhe e devotshme. Filloi mësimin e tij nëpër dijetarët e vendit të tij dhe përparonte shumë shpejt, sidomos në shkencën e Hadithit. Në këtë kohë kishte dhjetë vjet ose më pak. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte mësuar përmendësh disa prej librave të hadithit. Në këtë moshë shkoi në haxh së bashku me të ëmën dhe vëllain e tij, pas haxhit vendosi të qëndrojë në Meke për të përfituar pre j dijetarëve që gjinden aty. Fitoi dije të madhe. Ibën Ebi Shejbe thotë: “Nuk kemi parë asnjëherë sikur Buhariu.” Ibnu Huzejme thotë: “Nën këtë Qiell nuk kam parë njeri më të ditur në hadith dhe me memorie më të fortë se sa Muhammed ibën Ismail el-Buhari.”

Imam Buhariu ka shkruar disa libra, ndër të cilat ‘Sahihu’ është më i njohuri.

30 gusht 1135

Vritet halifeja abbasit El-Mustershid Bil-Lah

 

Në dinastinë abbasite ka qneë halifeja i njëzet e nëntë. Pushtetin e mori pas vdekjes së të atit. Në përpjekje për të rikthyer namin e dikurshëm të shtetit abbasit, ai organizoi beteja të shumta, të cilave iu printe vet. Në një nga betejat e tij të fundit, ishte zënë rob, dhe, edhe pse komandanti ushtarak nuk e ekzekutoi, përkundrazi lidhi marrëveshje me të, batinijët, një fraksion ultra-violent i shiitëve, arritën ta vrasin në tendën ku i ishte ofruar strehim dhe shërbim dinjitoz nga komandanti selxhuk.

30 gusht 1672

Çlirohet Podolia

 

Nën udhëheqjen e komandantit Kapllan Mustafa Pasha, forcat osmane marrin Podolinë, e cila asokohe ishte pjesë e Polonisë ndërsa sot është territor i Ukrainës.

30 gusht 1780

Tradhtia e gjeneralit amerikan

 

Gjenerali i Ushtrisë Revolucionare të Amerikës, Benedict Arnold, kreu një nga veprimet më të ulëta të tradhtisë, që mbahen mend në historinë amerikane. Gjenerali Arnold hyri në kontakt të fshehtë me britanikët dhe pranoi të lejonte marrjen e fortesës West Point, në shtetin e Nju Jorkut dhe të 3 mijë trupave amerikane që ishin nën komandën e tij. Shpërblimi për tradhtinë e tij ishte 20 mijë sterlina angleze. Komploti u zbulua dhe Arnoldi iku për t’u vënë nën mbrojtjen e anglezëve në qytetin e Nju Jorkut.

30 gusht 1918

Atentat ndaj Leninit

 

 

Pas fjalimit në një fermë në Moskë, lideri sovjetik Vladimir Lenin u qëllua dy herë nga Fanya Kaplan, një anëtare e partisë Revolucionare Sociale. Lenin u plagos rëndë por i mbijetoi goditjes. Atentati shënoi një valë raprezaljesh nga ana e bolshevikëve kundra revolucionarëve social dhe kundërshtarëve të tjerë politikë. Mijëra vetë u ekzekutuan dhe Rusia u përfshi në një luftë civile.

 

30 gusht 1974

Fatkeqësi hekurudhore në Zagreb

 

Një tren që po hynte në një stacion në Zagreb, Jugosllavi, doli nga binarët duke vrarë 153 veta. Deri atë ditë, ai ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor, në historinë e vendit, dhe mbetet një nga aksidentet më të rëndë në historinë e Evropës.  Treni ekspres, kur u nis atë mbrëmje, nga Beogradi në Dortmund ishte i mbushur kryesisht me punëtor, me 400 pasagjerët, që ktheheshin në punët e tyre në Gjermaninë Perëndimore, pasi kishin bërë pushimet verore.

31.

31 gusht 1876

Sulltan Abdul Hamid II merr pushtetin

 

Njëri nga Sulltanët më të përfolur osmanë. Qëndrimet e tij provokuan miqësi e armiqësi. Këta të fundit, armiqtë, u munduan ta përbaltin figurën e tij por ai, nga dita në ditë, sa vjen e konfirmohet si lider i madh dhe besnik i muslimanëve mbarë. Ka sunduar me perandorinë në epokën më të rrezikshme të saj. përkundër përpjekjeve për ta mbajtur të bashkuar, perandoria u shpartallua. Shkak ishin forcat e huaja që nuk ndiheshin rehat përderisa perandoria qëndronte në këmbë. Gjatë kohës së tij u ndërtua hekurudha që lidhte Turqinë me Hixhazin sikur që u realizuan një sërë suksesesh të mëdha. Ishte shkarkuar nga xhonturqit dhe internuar për katër vite në Selanik. Më pas qe rikthyer në Stamboll ku më 1918 vdes. Zoti pastë mëshirë mbi të!

31 gusht 1950

Fatkeqësi ajrore në Wadi El Natrun

 

Aeroplani i kompanisë ajrore TWA rrëzohet në shkretëtirë afër Vadi Natrunit. Të 55 pasagjerët mbetën të vdekur.

31 gusht 1980

Sindikata e parë e punëtorëve në një vend të bllokut sovjetik

 

Qeveria polake firmosi marrëveshje me punëtorët e portit të Gdanskut. Ish elektriçisti Lech Valesa udhëhiqte punëtorët, që më vonë do të krijonin lëvizjen “Solidariteti”, e para sindikatë punëtorësh e krijuar në një vend të bllokut sovjetik.

31 gusht 2010

Amerikanët largohen nga Iraku

 

 

Barak Obama paralajmëron largimin e forcave amerikane nga Iraku dhe se tanimë irakianët janë përgjegjës për vetveten.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013