Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHKENCA VËRTETON: BESIMI SHTOHET DHE PAKËSOHET

Vitin  kaluar, Dr. Anneke Buffone bëri një hulumtim të rrallë për nga lloji për sa i përket mënyrave më të mira të forcimit të besimit dhe bindjes në Zot.  Hulumtimi i publikuar në revistën ‘Social Psychological and Personality Science’, në numrin e prillit 2016, konfirmon ndikimin e madh të meditimit në thellimin e bindjes dhe besimit në Zot. Vetmimi i njeriut për të medituar në madhështinë e Krijuesit, në fuqinë e Tij për ta mbrojtur, shpëtuar dhe siguruar furnizimin, si dhe në atë se si do t’ia dilte njeriu sikur të ishte i privuar nga kjo përkujdesje dhe mëshirë hyjnore, janë mënyra me të cilat forcohet besimi.

Dr. Buffone konfirmon se besimi në Allahun forcohet më shumë thjesht sapo njeriu të mendojë rreth gjërave të këqija që mund ta godasin sikur të mos e kishte ndihmën e Allahut. Ndryshe nga besimtari i devotshëm, tjetri që beson në rastësi, ndien një boshllëk shpirtëror, një besim tejet të dobët, i cili, mbase edhe mund të fiket fare duke e çuar të tillin në ateizëm.

Kështu, mund të themi se meditimi në fuqinë e Allahut që mund të bëjë çdo gjë, forcon besimin dhe bindjen në Allahun.  

Një gjë e tillë është e konfirmuar edhe në Kur’anin Famëmadh. Ekzistojnë një sërë ajetesh që vazhdimisht ia përkujtojnë besimtarit fuqinë e Allahut, mëshirën dhe butësinë e Tij me robërit, gjëra këto të klasifikuara si mjete të forcimit të besimit dhe shtimit të tij. Allahu thotë:

﴿وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ مَا زَكَى مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ أَبَدًا وَلَكِنَّ اللَّهَ يُزَكِّي مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“...Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” [En-Nur: 21]

Ky ajet ngjallë meditimin: Cili do të ishte fati im sikur të mos më mëshironte Allahu? Rezultat i këtij meditimi është vlerësimi dhe konsiderata për mirësinë e besimit me të cilën na ka nderuar Allahu. Ja çarë na mëson Allahu:

﴿وَاذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنْتُمْ عَلَى شَفَا حُفْرَةٍ مِنَ النَّارِ فَأَنْقَذَكُمْ مِنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

“...Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” [Ali Imran: 103.]  

Mirësinë e udhëzimit dhe shpëtimit nga zjarri i ferrit do ta çmojmë vetëm atëherë kur të ndalemi dhe meditojmë se si do të ishte puna jonë sikur të mos ishim të udhëzuar apo të ishim nga ata që kanë lajthitur e shtrembëruar rrugën. Ka shumë ajete që i përkushtohen këtij aspekti të besimit duke na përkujtuar fundin e keq dhe të trishtueshëm që do ta kemi po qe se nuk do të besojmë Allahun:

﴿وَاذْكُرُوا إِذْ أَنْتُمْ قَلِيلٌ مُسْتَضْعَفُونَ فِي الْأَرْضِ تَخَافُونَ أَنْ يَتَخَطَّفَكُمُ النَّاسُ فَآوَاكُمْ وَأَيَّدَكُمْ بِنَصْرِهِ وَرَزَقَكُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.”  [El-Enfalë: 26.]

A ka gabime gjuhësore në Kur’an?

Ndoshta mund të duket si nëntitull paksa konfuz dhe jashtë kontekstit, megjithëkëtë, ai e ka vendin këtu. Referuar ajetit 10 nga kaptina Nur, disa kanë thënë se kinse në Kur’an paskësh gabime gjuhësore.

﴿ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّـهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّـهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ

Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi i Tij do të shpejtonte)!” [En-Nur: 10]

Kanë thënë se në këtë ajet kemi foljen kushtëzuese por jo edhe përgjigjen e saj.

Kanë gabuar sepse nuk kanë arritur ta kuptojnë stilin e lartë kur’anor dhe domethëniet përplot urtësi e mësime të tij. Imam Taberiu duke e komentuar këtë ajet ka thënë: “Allahu po na thotë: Sikur Allahu të mos tregohej i mirë, i mëshirshëm dhe i butë me ju, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’iu shkatërronte. Allahu nuk përmendi përgjigjen për shkak se vetvetiu nënkuptohet.

Në shenjë mëshire e butësie me robërit, Allahut nuk përmendi se çfarë pasojash do të kenë njerëzit nëse do të privoheshin prej mëshirës së Tij por tregoi se Ai i falë ata, ua pranon pendimin dhe se është i urtë e gjithëdijshëm. Pra, nuk bëhet fjalë dhe as që mund të bëhet për gabime. Është, thjesht, një mënyrë tjetër e forcimit të besimit, duke mos ia përmendur njeriut drejtpërdrejtë pasojat që mund t’i ketë nëse i shmanget rrugës së Allahut, në mënyrë që vet ai t’i meditojë ato. Këtë  gjejmë dhe në këtë ajet:

﴿وَ لَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَتُهُ وَ أَنَّ اللَّهَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është i Butë e Mëshirues (dënimi i Tij do të shpejtonte)!” [En-Nur: 20]

Pra, meditimi rreth pasojave është lënë i hapur që secili t’i meditojë pasojat nga perspektiva e vet. Ndryshe, në ajete tjera janë nënvizuar pasojat e mungesës së mëshirës së Allahut ndaj nesh:

﴿فَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَتُهُ لَكُنْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“...sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.” [El-Bekare: 64]

Këto ajete, krahas këtyre urtësive, disponojnë edhe me potencial të mjaftueshëm për ta forcuar besimin dhe bindjen. Njeriu që mediton rreth asaj që mund ta godet nëse nuk ka mëshirën e Allahut, ai gjithsesi se do të ndihet i bekuar që ka këtë mëshirë dhe përkujdesje hyjnore, veçmas nëse ndalet dhe mediton rreth mirësive me të cilat është nderuar, si: shikimi, dëgjimi, të folurit, siguria, etj. Imagjino si do të ishte jeta sikur të vuanim nga mungesa e ndonjërës prej këtyre mirësive!

Besimi shtohet dhe pakësohet. Këtë na e ka konfirmuar Kur’ani në disa ajete:

﴿إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَ إِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَ عَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” [El-Enfalë: 2.]    

﴿وَ إِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَ هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ

Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.” [Et-Teube: 124.]

Referuar tekstualisht Kur’anit, edhe udhëzimi (si imazh i besimit) shtohet e pakësohet.

﴿وَ الَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَ آتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ

Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.” [Muhammed: 17.]

Ajo që ka zbuluar shkenca tani, përputhet me ajetet kur’anore, duke rikonfirmuar kështu se Kur’ani nuk bie ndesh me shkencën!

Qoftë lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!

 

 

AbduDaim Kehil

www.kaheel7.com/ar

 

 

Referenca:

Belief in God strengthened by imagining how life would be different, 17-3-2016, http://medicalxpress.com/news/2016-03-belief-god-life.html#nRlv


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013