Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRGËZIMI I BESIMTARIT

 

Hadithi 95:

 

PËRGËZIMI I BESIMTARIT

 

 

عَنْ أَبِي ذرٍّ رضي الله عنه قَالَ: "قِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ الرَّجُلَ يَعْمَلُ الْعَمَلَ مِنَ الْخَيْرِ، وَيَحْمَدُهُ -أَوْ يُحِبُّهُ- النَّاسُ عَلَيْهِ؟ قَالَ: «تلك عاجل بشرى المؤمن» رواه مسلم.

 

Ebu Dherri (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut është pyetur: O i Dërguari i Allahut, çfarë thua për njeriun që bën një punë të hairit ndërsa njerëzit i shprehin mirënjohje ose e duan shkaku i saj? Tha: «Është përgëzim i përshpejtuar i besimtarit.» Transmeton Muslimi.[1]

 

Në këtë hadith, Profeti shpjegon se fryt i përshpejtuar i veprës së mirë është përgëzimi, myzhdeja, sepse Allahu ka premtuar do t’i përgëzojë evliatë e Tij - të cilët janë besimtarët e devotshëm- në jetën e kësaj dhe botës tjetër.

[Përgëzimi]: është lajmi ose gjëja e gëzueshme në bazë të së cilës besimtari kupton se do të ketë fund të mirë, do të jetë i lumtur dhe se vepra e tij është e pranuar. [Përgëzimi në botën tjetër] ndodhë duke fituar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut si dhe duke shpëtuar nga hidhërimi dhe ndëshkimi i Tij. në fakt, ky lloj përgëzimi fillon që nga momenti i vdekjes, jeta në varr, ringjallja ku Allahu –siç është konfirmuar në tekste të shumta- dërgon engjëj për t’i marrë myzhde robit të Tij besimtar.

Ndërsa [përgëzimi i përshpejtuar i robit në dynja] nënkupton përshpejtimin e mirësisë së Tij ndaj robit, njoftimin e tyre me këtë mirësi, nxitjen dhe inkurajimin për vepra, duke i vënë theks këtu si më e rëndësishmja bekimi dhe suksesi për vepra të mira dhe ruajtja nga veprat e këqija, mu ashtu siç ka thënë Profeti: «Sa i përket të lumturve, atyre iu lehtësohen veprat e të lumturve!»[2]

Së këndejmi, nëse dikujt i lehtësohen veprat e mira dhe ruhet nga veprat e këqija, atëherë le ta dijë se kjo është myzhdeja e Allahut për të, ky është përgëzimi në bazë të të cilit besimtari argumenton për fundin e tij të mirë, sepse Allahu është më i ndershmi dhe më bujari, kështu që, nëse robi e fillon me të mirë, Ai e plotëson atë. Dhurata dhe mirësia më e madhe që i jepet robit është mirësia fetare. Kjo e bën tejmase të lumtur besimtarin. Në fakt, ai ka dy gëzime: njëri, sepse Allahu e ka begatuar me vepra të mira dhe ia ka lehtësuar kryerjen e tyre. kjo ka rëndësi sepse dashuria për të mirën, pasioni për të dhe dëfrimi duke e kryer atë janë shenja të besimit. Ndërsa gëzimi tjetër është kureshtja e tij e madhe që Allahu t’ia plotësojë këtë të mirë dhe vazhdimisht ta mbulojë me mirësinë e Tij.

[Shenja të përgëzimit në këtë dynja][3]

Si shembull përkatës kemi këtë që nënvizohet në këtë hadith, pra kryerjen e një vepre të mirë, veçmas nëse kjo e fundit është në interes të mbarë kolektivit dhe provokon dashurinë e njerëzve, mirënjohjen dhe lutjen e tyre. Këto të fundit janë tregues të këtij përgëzimi dhe shenja se vepra në fjalë është nga ato të mirat që tek Allahu janë të pranuara. 

Shenjë e përgëzimit është edhe dashuria e besimtarëve për robin. Dëshmi është fjala e Allahut:

﴿إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدًّا

Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” [Merjem: 96.]

[...do të dhurojë dashuri]: do t’i dojë Allahu dhe do t’i bëjë të dashur në zemrat e robërve.  

Tjetër shenjë që tregon përgëzimin e përshpejtuar është dhe lëvdata e besimtarëve sepse lëvdatat e tyre janë dëshmi; besimtarët janë dëshmitarët e Allahut në tokë. Shenjë tjetër është dhe ëndrra e mirë dhe sihariquese, që e sheh vet besimtari ose ia dëfton dikush që e ka parë atë në ëndërr. Këto të fundit, pra ëndrrat e mira, janë përgëzime. Përgëzim i përshpejtuar është edhe kaderi (caktimi) i Allahut, i mirë apo hidhur qoftë, e që është mjet për ta kthyer në rrugën e drejtë dhe për ta shpëtuar nga e keqja.    

Falënderuar qoftë Allahu për këto mirësi të shumta që na ka dhuruar!

Shejh AbduRrahman Sa'di



[1] Transmeton Muslimi në Sahihun e tij, nr. 2642.

[2] Transmetojnë Buhariu, nr. 1362, dhe Muslimi, nr. 2647.

[3] Ky nëntitull është vënë nga përkthyesi për thjeshtësim të shpjegimit.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013