Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDALIMI I SHPENZIMIT TË TEPËRT DHE TË PANEVOJSHËM NË GJËRA TË LEJUARA

 

Hadithi 94:

 

NDALIMI I SHPENZIMIT

TË TEPËRT DHE TË PANEVOJSHËM

NË GJËRA TË LEJUARA

 

 

عَنْ عَمْرِو بْنِ شُعَيْبٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ جَدِّهِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: «كُلْ واشرب، والبَسْ وتصدق، من غَيْرِ سَرَف وَلَا مَخيلة.» رَوَاهُ أَحْمَدُ وَأَبُو داود. وعلقه البخاري.

 

Amr bin Shuajbi transmeton nëpërmjet babait citon gjyshin të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut : «Ha, pi, vishu dhe jep lëmoshë por jo duke shpenzuar tepër dhe duke shfaqur mendjemadhësi.» Transmetojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi ndërsa Buhariu e ka përmendur si hadith mual-lak.[1]

 

[Udhëzimi fetar më i përsosuri për çdo gjë]

Ky hadith profetik na mëson se si duhet shfrytëzuar pasurinë për përfitime në këtë dhe botën tjetër dhe se si duhet shmangur përdorimin e saj në gjëra që na dëmtojnë. Sigurisht kjo për shkak të rëndësisë që ka pasuria për standardizimin e jetesës dhe për rregullimin e gjërave personale e publike, shpirtërore e materiale. Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij na kanë udhëzuar për mënyrat më të mira të mundshme të fitimit, përdorimit, menaxhimit dhe shpenzimit të pasurisë, e po kështu edhe për ato që na bëjnë dobi më së shumti në këtë dhe botën tjetër.   

[Fitimi i pasurisë duhet të jetë i ligjshëm]

Hadithi përmban udhëzim për aplikim të mjeteve të ligjshme të fitimit të pasurisë, duke ruajtur elementin hallall, por edhe atë njerëzor e human. Më qartë, nuk duhet të jepet pas përvetësimit të pasurisë deri në atë masë që të mundohet –siç thotë populli- ‘ta lërë shpirtin duke punuar.’ Natyrisht, kjo nuk është thirrje për të shpërfillur punën, por për ta ruajtur një ekuilibër në çdo gjë, edhe në fitimin e pasurisë.

E kur njeriu ta ketë fituar pasurinë, atëherë ajo që kërkohet prej tij është që:

-         ta ruajë pasurinë,

-         ta shfrytëzojë në gjëra të mira dhe të lejuara, si: ushqim, pije, veshmbathje,

-         t’i furnizojë ata që i ka nën përkujdesje: gruan, fëmijët dhe të tjerët, dhe

-         gjatë tërë këtij procesi të ndjek një kurs mesatar duke i ikur dy ekstremeve: ekstravagancës dhe koprracisë.

[Shpenzimi mesatar edhe për punë të hairit]

Këtë vijë të përdorimit për të mirë duhet ta ndjek edhe kur t’iu jap të tjerëve nga pasuria e tij. Duhet ta jep për punë të dobishme prej të cilave fiton shpërblim, si: lëmosha ndaj të afërmve dhe fqinjëve, dhuratat dhe gjëra tjera që e kemi bërë traditë e shprehi t’i bëjmë. Edhe pse vepra të mira e të preferuara, nuk duhet të tejkalojnë kufirin e shpenzimit normal, mu ashtu siç jemi këshilluar nga ky hadith dhe siç na ka mësuar Kur’ani:

﴿وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا

“(...)dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes(...)” [El-Furkan: 67.]  

Ky është menaxhimi i drejtë i pasurisë: drejtpeshimi ndërmjet koprracisë dhe ekstravagancës. Kështu fillohen dhe kryhen punët, ndryshe, çdo lajthitje nga ky kurs nënkupton mëkat, dëm, mungesë dije dhe vizioni.

Allahu e di më së miri!

Shejh AbduRrahman Sa'di



[1] Hadith hasen. Shih: Buhariu, hadithin para hadithit nr. 5783; Ahmedi në Musned, 1/181-182; Ibn Maxheh, nr. 3605; Tirmidhiu, nr. 2819; Nesaiu, 5/79; Hakimi, 4/135. Shih edhe: Sahihu-l-xhamië, nr. 4505 dhe El-mishkah, nr. 4381.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013