Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Tre raste për të marrë mësim

Ahmed Halid el-Utejbi
I pastër nga të metat je, o Allah!
Sa madhështor që je!
Na vijnë myzhde e sihariqe ndërsa ne ngritim duart lart për ta falënderuar Allahun dhe për t’i shprehur mirënjohjen e thellë. Sprovohemi me bela dhe fatkeqësi ndërsa durojmë duke falënderuar Allahun e Madhëruar në dhe për çdo gjendje.
Sa shumë jam ndikuar nga disa raste, të cilat prekin thellë në shpirt si dhe e bëjnë të mençurin të meditojë rreth madhështisë së Krijuesit Fuqiplotë.
Rasti i parë: para ca ditësh mora në telefon një shok ndërsa nga zëri mund të kuptoja se nuk ishte i disponuar. Jam në varreza. Ka vdekur një i afërm imi dhe po e varrosim – më tha.
Pasdite ky shok imi më mori në telefon dhe më tha: I pastër nga të metat është Allahu! Derisa isha në varreza më lajmëruan familja se vëllanë tim Allahu e ka bekuar me një fëmijë.
Thashë në vete: Njerëz që gëzohen për ardhjen në jetë të një fëmije dhe të tjerë që mërziten nga humbja e të afërmve. Njerëz që vijnë në jetë dhe të tjerë që e braktisin atë. Kështu e ka ligji i Zotit në këtë tokë.
Rasti i dytë: Në lagjen ku jetoj, afër shtëpisë së një fqinji tim, pashë një tollovi veturash. Pyeta se çfarë ka ndodhë? Më thanë se filani ka vdekur. E, në të njëjtën lagje, vetëm disa blloqe më poshtë, pashë një tjetër tollovi veturash. Pyeta se çfarë kishte ndodhur? Më tha një komshi: Po e festojmë martesën e të afërmes sime në shtëpi.
Thashë në vete: E çuditshme është puna e kësaj bote! Njerëz që fshijnë lotët për shkak të humbjes së prindit dhe të tjerë që i gëzohen martesës. Sa dallim i madh ndërmjet fqinjëve. Kjo -për Zotin- është për të marrë mësim. Mu kujtua hadithi i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhis ve sel-leme]: “Çfarë kam unë me dynjanë, shembulli im dhe shembulli i saj është sikur shembulli i një udhëtari, i cili është ndalë për të pushuar në një ditë vere nën hijen e një peme e pastaj ka shkuar dhe e ka lënë atë!” (Hadithin e transmeton Tirmidhiu.)
Rasti i tretë: Unë dhe motra ime shkuam në shkollë për të marrë certifikatën e notave të vajzës së saj. Rrugës vajza mu drejtua: Dajë, e sheh, jam rritur, tani jam në klasën e dytë.
E çuditshme është puna e njerëzve –më tha motra ime dhe shtoi: Të rinjtë duan të rriten ndërsa të vjetrit nuk tregojnë moshën e tyre.
Kjo gjë më bëri të ndalem dhe të meditoj ajetin:
O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.“ (Llukman, 33)
Mësime:
Mendo rreth jetës së njerëzve që të rrethojnë dhe falënderoje Allahun e Madhëruar në vetmi dhe publik. Mos u mashtro me jetën e kësaj bote.
Është bukur të lësh gjurmë në jetën tënde, në mënyrë që njerëzit të të përkujtojnë për të mirë. Jetët janë në dorën e Allahut të Madhëruar!
Llogarite veten para se të llogaritësh në Ahiret!
 
Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=12509&pgtyp=66
Përshtati: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013